"Shtëpia e qelqtë" e ANDRE BRETON
(përsiatje) Nga Përparim Hysi ANDRE BRETON,poet e shkrimtar surealist francez,paska thënë diku "se dua të kem një"shtëpi të qelqtë" ku.në çdo çast,të jem nën "radarët" e njerëzve për rreth. Më transparent se kaq,nuk gjen qoftë dhe një të dytë,kund. Siç mendoj unë,njëfarë"globi i qelqtë" që,nga çdo anë,është i dukshëm. M'u kujtua kjo thënie tanimë,kur ndër ne,u bë tema e ditës,një"skandal seksual",që,sado nuk u zhvillua në një "shtëpi made in ABDRE BRETON",na mbyti dhe u bë aq"toksik",sa nuk guxon as të shohësh as televizor,por as të lexosh cilëndo gazetë online apo dhe nga ato që shiten kioskave. Natyrshëm, që jashtë të gjithë normave morale,ky"skandal" u trumbetua me të madhe,jo vetëm se ndodhi në një zyrë shtetërore,por kishte një akses dhe më të rëndë:"skandali" darovitej me para nga taksapaguesit dhe"kurba" e skandalit u ngrit dhe më lart.As dua t'i hyjë"valles" se ky"skandalozi" qe socialist,me detyrë të lartë dhe,pastaj,të themi;-Kështu bëjnë vetëm këta,socialistët!!! * * * Seksomania (se dashuri nuk është. Të bësh pervisitete në një zyrë shtetërore),është e vjetër sa ç'është dhe bota.Ka ndodhur në të gjitha kohërat dhe në të gjitha format, Nuk dua të hyjë analeve të historisë,jo vetëm se nuk e kam atë"tagër",por nuk është qëllimi im i kësaj"përsiatjeje" fare modeste. SEKSOMANIA nuk ka"ngjyrim politik". Tek shkruaj,kam bindjen e paluajtshme timen:njerëzit që bërtasin më fort,janë ata që janë më të ngarkuar me këtë lloj mëkati. Sa aktuale, në këtë rast,më shumë se sa kurrë është thënia e KRISHTIT:"Gurin e parë ta hedhë ai që nuk ka bërë mëkate". HIstoria e shoqërisë njerëzore është e mbushur plot me"dëshmi mëkatare" që cënojnë moralin e kohës. Unë nuk dua të largohem shumë në kohë,por ka ardhur koha që të kujtosh MIGJENIN që,për të ruajtur moralin, e vuri "OSO BAKALLIN që të çilte arkapija". Dhe më tej,kur u vendos diktatura e proletariatit,kuota e "rujatjes së moralit" u bë morali proletar. Ky(morali proletar") qe një lloj gjyqi inkuizicioni dhe,megjithatë,kurrë nuk arriti ta ndalonte"skandalin". Moshatarët që kanë jetuar në këtë kohë,mbajnë mend,"skandale të tiila" qoftë në"sërën e lartë"(byroistë apo anëtarë të komitetit qendror të partisë dhe,sidomos në"kastën e ushtarëkëve të lartë dhe të sigurimit". Ndonjëherë, në atë kohë,kur"skandali erotik" bënte mu, dilte"qarkorja me nënëshkrimin e ZEUSIT se"kushdo që fliste apo përfliste për akte të tilla,titullohej"armik" apo dhe burgosej." * * * Sa u hap"sipari i skandalit në Bashkinë e Kuksit",ndonjëri bënte analogji:" E ka bërë KLINTONI në"Zyrën ovale" dhe nuk është për t'u çuditur. Ashtu është.KLINTONi jo vetëm e pranoi"skandalin" botërisht dhe vazhdoi me detyrën si PRESIDENT, Herë-herë,kur kujtoj një PRESIDENT si KLINTONI,më duket si një personazh i dalë nga"tragjeditë" e Shkespirit,që sado mund të ketë bërë krime, nuk mund ta urresh.Dhe duhet të them atë që kam njohur tek KLINTONI:PRESIDENTI më i mirë në SHBA në 50-vitet e fundit. Me një bilanc aktiv prej mbi katërqind bilionë dollarë. Në kohën e KLINTONIT me 50-dollarë e mbushje karrocën e ushqimeve plot.Në atëkohë kam qenë në FLORIDA dhe shkrova poezinë"Mëkati". Sado që poezia është e gjatë,me shkurtime,po e sjell për lexuesit. Mëkati Që nga koha e EVËS dhe koha e ADAMIT Janë bërë mëkat,për kokrrën e namit Shfleto historinë,mbushur plot orgjira Qoftë tek"vegjëlia",më shumë në mbretëria.
Sa për mua.të duash nuk përbën mëkat Mëkate bëjnë"engjëjt",më shumë bëjnë "dajtë" Janë burrat e shtetit që bëjnë"mëkate" Mbushur historia cip më cip me fakte. Goxha burrë KLINTONI flirtoi me MONIKËN Teveqel jam unë që kam frikë SIKËN * Shembujt si ajzbergu, fundi nuk duket Është i hapur shtegu:mëkati nuk zhduket. Besoj që mesazhi që përcjell,ia vlen në lidhje me temën që përshkruaj. Prolog: Tek po e përfundoj këtë shkrim,dua të kujtoj me shumë nderim e mirënjohje,PROFESORIN tim të Muzikës në Pedagogjiken e Elbasanit, të ndjerin VILSON TODRI.Kushdo që e ka njohur,jo veç që ishte një burrë simpatik,por i pastër moralisht si rubin. Kishte një humor për t'u patur zili. Nuk munda ta lija pa shkruar për të,se ka ndodhur kështu siç do lexoni më poshtë. Unë isha në kabinetin e muzikës dhe si LIZA në botën e çudirave,përkëdhelja me dorë disa nga violinat që kishin ardhur si dhuratë nga Republika Demokratike e Gjermanisë. Një nxënës erdhi dhe i tha:-Profesor,po të pret drejtori në drejtori. Shkoi menjëherë dhe kabineti mbeti hapur. Natyrshëm që prita të vinte. U vonua disi dhe,kur erdhi,buza i shkonte vesh më vesh. Dhe unë:- Profesor,po të qeshka buza! Eh,- tha ai,- ashtu qe puna. Profesori qe jo vetëm mjeshtër në violinë,por dhe kompozonte dhe,kush e ka njohur,një pasion tjetër i tij,qe motorçikleta. ME një motor të tiilë kish ardhur në FIER. E takova me mall.Kisha vjete pa takuar dhe,kur po pinim nga një birrë, ia kujtova atë mbledhjen tek drejtori. Oh,- tha PROFESORI,- kishte ardhur Manush Myftiu(qe ministër arsimi në atëkohë).Në një nga shkollat e mesme tëShqipërisë një profesor kish flirtuar me një nxënëse dhe,ngaqë shkolla jonë e pedagogjikes ishte më e madhja në vend,ai erdhi më një frymë.Ca i sertë nga natyra (unë,- tha profesori,- e njihja prej kohësh),pak i zeshkët dhe vëngë
ronte nga një sy,kur nxehej, e mori fjalën dhe diktoi:- Mos prekni nxënëset,se do t'ju futim në burg".Tha kështu dhe,kur u ul, tha presim fjalën tuaj. U ngrita unë,ngaqë njihesha me të,dhe i thashë:- Shoku Manush! Pastë faqen e zezë ai që e ka ba atë skandal,por unë kam një propozim... Sa thashë kështu kolegët m'i ngulën sytë. -Pa hë,të dëgjojmë,- pranoi ai. Po ku rrinte ,profesori, pa bërë pak humor. Unë shoku Manush,mendoj kështu. Kur të vijmë nga shtëpia në shkollë, të vemë tek METI(është fjala për Profesor MEHMET BEBETI që ishte sekretar i organizatës së partisë dhe,njëkohësisht nëndrejtor i shkollës) dhe këto"vegalt tona" t'i mbyllë në kasafortë dhe,kur të ikim në shtëpi,të na i japë prapë. Të gjithë ia dhanë të qeshurit dhe"vëngaroshit" i qeshi buza. Ndaj m'u kujtua PROFESOR VILSON TODRI dhe që të shpëtojnë nga"mëkatet",meshkujt,para se të venë në punë,t'lënë "veglat" në shtëpi. Ndryshe,janë të rrezikuar.Është një e vërtetë që nuk e luan topi.
*Sika është imeshoqe.
Tiranë, 25 qershor 2023
Comentarios