“‘Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë”
Halil RAMA*
Kjo kredo e Fishtës është padyshim baza e Kodit Moral të shqiptarëve, si dhe e disa librave kanunorë që shërbejnë si burim i së Drejtës. Dhe padyshim edhe frymëzim i dhjetra penave të spikatura të letrave
Perifrazimi i Homerit shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta ishte padyshim mesazhi më kuptimplotë që Ipeshkvi i metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj u drejtoi shqiptarëve për Pashkët 2023. Ndërkohë ai u bëri thirrje shqiptarëve ta kthejnë atdheun e tyre në një vend shprese, sidomos për të rinjtë e për familjet e reja. Kjo sipas tij për faktin se drama e shpopullimit dikton nevojën e mirëkoordinimit mes instancave qeveritare e atyre partiake, të çdo ngjyre, për ta ndaluar atë e çdo kushte mjet.
Thirrja e tij është e fuqishme: “… të jemi kripa e tokës, drita e botës. Shqipëria të kthehet në sinonim shprese, Shqipëria të kthehet në një oportunitet dhe jo më utopi për zemrat e gjithë të rinjve dhe familjeve të reja dhe po ashtu për ato kategori që janë më të mënjanuara, ndoshta sepse nuk janë pjesë e një qarku të caktuar. Shqipëria të ketë forcën për të mposhtur dimrin demografik, jo vetëm për hemorragjinë e shkaktuar nga emigrimi, por edhe për uljen e ndjeshme të numrit të të lindurve”,
A nuk është kjo thirrje mishërim ishprehjes së Homerit shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta që duhet të gjejë vend sot më shumë se kurrë ndër shqiptarë?! Po. Shprehja hyjnore e poetit tonë kombëtar:“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.
Mendoj se nuk ka shprehje më të gjetur se kjo për të shprehur realitetin e shkueshmërisë fetare mes shqipatrëve.Vetë Fishta ishte modeli praktik i asaj harmonie ndërfetare që shqiptarët e kanë fe’ e përmbi fe’. Është shumë dmoethënës akti i priftit franceskan, intelektualit erudit, politikanit kombëtar, letrarit të shkëlqyer-kandidat për çmimin Nobel, At Gjergj Fishta, kur me çlirimin e Shqipërisë nga perandoria Osmane, do të ngrinte Flamurin Kombëtar në Shkodër, dhe në bashkëveprim me myftiun e xhamisë pranë, do të lidhte me konopin, ku ishin vendosur dritëza ndriçuse, këmbanoren e kishës me minaren e xhamisë, ndërkohë që në të dyja, edhe në minare, edhe në këmbanore, shpalosej Flamuri Kombëtar. Ka një mbi shekull që ka ndodhur kjo ngjarje dhe ende përcillet ndër breza si mesazh harmonie dhe bashkëjetese ndërfetare.
Sot më shumë se kurrë, kjo e At Gjergj Fishtës: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, është kredo e kombit shqiptar. Mbi këtë kredo, të gjithë e në veçanti strukturat shterërore e partiake të të gjitha ngjyrave duhet të punojnë fort për të ndalur dramën e shpopullimit të Shqipërisë. Pikërisht për këtë apeloi edhe Ipeshkvi i metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj në ditën e shenjtë të festës së Paskëve. Në fjalën e tij, ai shpresoi për një të ardhme më të mirë në shoqërinë tonë, duke filluar nga institucionet e politikës e drejtësisë. Dhe jo vetëm këto, por edhe OJQ-të, ashtu si komunitettet fetare duhet të inkurajojnë tolerancën e mirëkuptimin mes styre. Se nuk ka kuptim kundërvënia e shoqatës më të vjetër të skënderbegasve ndaj shoqatës së sapoformuar me emër të përafërt “Shoqata e Shkollës “Skënderbej”. Skëndebegasit patën dhe duhet të kenë të njejtin flamut, flamurin tonë kombëtar, ndonëse sipas ligjit për OJF-të mund të krijojnë shoqata të ndryshme. Kjo është në përputhje të plotë me kriteret e pluralitetit.
Po kështu edhe dy shoqatat e vetarënëve të LANÇ. Nëse OBVL (Organizata e Bashkuar e Veteranëve) në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të LANÇ të Kosovës kanë krijuar dhe bashkëveprojnë në kuadrin e Federatës Shqiptarë të Veteranëve të Luftrave të Popullit Shqiptar për liri e pavarësi, kurrësesi ajo nuk mund të sulmohet, përkundrazi duhet të mbështetet nga organizata tjetër partnere në Tiranë.
Kredja e poetit të madh At Gjegj Fishta “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë” duhet të jetë kredo e bashkimit të shqiptarëve, bashkim ky i shumëëndërruar. Kjo kredo duhet të udhehqë edhe komisionin e ngritur pranë Akademisë së Shkencave për rishkrimin me vërtetësi të historisë së Shqipërisë. Dhe po ashtu duhet të nxisë e inkurajojë instancat përkatëse shteterore dhe akademike për organizimin e një kongresi të drejtëshkrimit, ku t’i jepet vendi që meriton gegnishtes aq të pasur e të preferuar nga shqiptarët, për ta mbrojtur shqipen tonë nga bastërdimet e huazimet që po e mbysin atë.
Kjo kredo e Fishtës është padyshim baza e Kodit Moral të shqiptarëve, si dhe e disa librave kanunorë që shërbejnë si burim i së Drejtës. Dhe padyshim edhe frymëzim i dhjetra penave të spikatura të letrave, mes të cilëve do të veçoja: Zija Çelën me triptikun e romaneve “Gjaku i dallëndyshes”, “Gjysma e Xhokondës” dhe Banketi i hijeve”, Teodor Laçon me romanin “Gropas ‘’67”, Preç Zogaj me romanin “Anjeza nuk u zgjua” dhe novelën “Bija e vjetër e nënës së re”, Shefki Karadakun me romanin “Sagë Mbretërore”, Bashkim Hoxhën me romanin “Kronikat e mjegullës”, Namik Dokle me romanin “Covid 1984”, Prof.dr. Fatmir Terziun me veprën studimore shumëpërmasore “Toponimia e Gollobordës-Diskursi i dygjuhësisë dhe Derivati i Origjinës”, Ahmet Prençin me romanin “Anja”, Shefqet Mekon me romanin “Saga përtej Atlantikut” dhe novelën “Viza amerikane”, Naim Berisha me romanin “Të jetosh në paqe”, Sakip Cami me librin studimor “Dibra, ngjarje dhe luftëtarë” sidhe Prof.Dr.Astrit Meminë me studimin “Gjuha shqipe drejt një kuvendi të ri, për ma shumë plotni në standardizimin e saj”.
Kredoja e Fishtës “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë” duhet të frymëzojë edhe ikakankët për t’u kthyer te vendlindja, si amanet dhe dëshmi, se vendi bëhet nga ata që e duan dhe nuk e braktisin, jo nga ata që e shajnë, ikin arratisen, fluturojnë larg dhe pastaj flasin për mall, për patriotizëm e dhédashuri, në karta dhe vargje rapsodike…
* Mjeshtër i Madh
Comments