Shqiptari i Lirë, Fjala e Lirë...
(ose: 'Pse kjo selvi…’ ....‘sot e zhveshur nga vetitë krenare…"?)
Nga Faruk Myrtaj
Lexojme Fatmir Terziun. Te ftuar prej tij, realisht te joshur ne seder krijuesi prej te shkruarave te tij. Me ngjan shume me Robert Martikon. Fare pak njerez e njohin Martikon. Kishte botuar dy libra por, siç shkruante se fundi prozatori Roland Gjoza, ne fare pak e lexojme njeri tjetrin. Flasim per ata per te cilet eshte folur, edhe pse behen vite qe s'kemi lexuar thuajse asgje prej tyre! Zgjuhemi kur merret neper goje emri yne.
Per te mire e per te keq! Terziu me ngjan me Martikon se i kushtojne jo pak kohe, energji, dhe dhurojne shume dashuri, dashuri per te tjeret. Me shkak te qarte, pergjithesisht. Kur e leshojne pak doren, na bejne te veme pak buzen ne gaz, fare pa te drejte. Se, a kemi valle te drejte, perderisa provojne te ngrohin klimen perqark sythit, kur edhe s'ka ardhur vertete stina e çeljes per te?
Robert Martiko ka pasur jete jo te lehte, dhe eshte mesuar te mos e prese te lehte ate; eshte penguar shume, dhe ka grumbulluar ndjesi, pershtypje; ka pasur fat qysh ne lindje, se vjen nga prinder dinjitoze; disa pak-o njerez, me sjelljen e dhunshme ndaj jetes se tyre, sikur kane bere ç'eshte e mundur qe Martikot te mos e besojne lehte njeriun, madje te mos e duan ate, por ka ndodhur e kunderta:ata e shtrine rrezen e dashurise per njeriun pertej brigjeve, ujrave te deteve dhe oqeaneve.
Robert Martiko u shfaq ne listat e internetit tere dliresi, me natyre te veten te percaktuar, me gjeresi frymemarrje dhe duke gjuajtur rastin e nje vargu apo vjershe te mire, e nje gjetje apo tregimi te shkruar sado-si bukur, per t'i thene autorit perkates: Po, je edhe ti! Sepse, ai detaj, ajo ide, ajo gjetje, ai fragment, te sjell ndermend dicka tjeter, nje shkrimtar apo filozof tjeter, te madh, boteror...dhe kjo eshte vlera, kjo eshte kultura, ky eshte njeriu qe çele e lulezon kudo ky njeriu lind Njeri, rritet prej Njerezores dhe mbetet Njeri duke mbetur i tille ngaqe respekton e do Njeriun pavarsisht (mos)njohjes me te, pavaresisht se jeton ne nje pikee tjeter te planetit, pavarsisht se e di apo jo qe ekzistoka edhe ai Tjetri.
Tjetri je pikerisht ti vet! Lexojme Fatmir Terziun, per Tjetrin, Nexhat Peshkepine: "... Vjen me firmën e poetit Peshkëpia, që la në një itinerar kohe prej rreth pesëmbëdhjetëvjetësh mendimin e tij letrar tek “Shqiptari i lirë”. Dhe pikërisht është kjo ‘… selvi që dikur e hajthme,/ si shembëll shtati merrej/ e vajzave të lezme të vendit tonë” , selvija që udhëton imagjinatën e kohërave, për të rishkruar ekuivalencën e hapësirës dhe ndryshesës simbolike.
Në poezinë e Peshkëpisë ajo që rishkruan këtë është retorika që konfiguron fabulën ‘pse kjo selvi…’ dhe stimulohet tek ‘sot e zhveshur nga vetitë krenare…”. Dhe poezia nis e tregon për dritëhijet njërëzore. Dritëhije që struken mes analogjisë së jetës. Një analogji që buron mbi fakte. Fakte që sillen reale dhe kuptimplote. Shekspiri e bëri këtë, Donne e ka realizuar, Hopkins, Yeats, Dylan Thomas, Cummings, James Merill e kanë krijuar një poezi të tillë, ku mbiemrat flasin më shumë se sa përdorimi i tyre normal..."
Pra, "Pse kjo selvi…’... ‘sot e zhveshur nga vetitë krenare…"? Pasi u shfaq ne listat, dhe ne na vinte mire qe Martiko merrej me ne, me te shkruarat tona, me mire akoma kur krahasimi zgjatej e shoqerohej me ngjashmerite me autore shqiptare apo boterore me emer, pasi ata qe permendeshin (sidomos nga Martiko per here te pare), ai heshti. Sikur u kthye ne gjendjen e pare, kur "nuk ishte", kur i druhej shoqerise me ish-shoket e shkolles ngaqe i ishte prishur biografia; ai sepse nuk donte tu ngjitej edhe atyre "hija" e tij, ata se keshtu u thuhej: "...mbase ai djale i mire eshte, por...me mire i rrini ca larg se..." I ati, i ndeshkuar keq prej iluzionit te mbetjes pa asnje kusht atdhetar dhe njeheresh njeri pa asnje kusht, vazhdonte te jepte prova karakteri para vetes dhe vazhduesve te vet:leksione te tilla mori Robert Martiko.
Ne hetuesine e dyte, Martiko (ati) dorezoi pikerisht jeten, per te mos zbehur vetite krenare te asaj selvie qe Terziu gjen tek Peshkepia, qe realisht mund te gjenden njeheresh edhe tek Martiko (Biri). Shkaqe per t'u "zhdukur" ka plote ne kete bote: kur levdohet per nder i pandershmi, kur per krimin flasin me te njejtin pathos viktimat dhe autoret e tij; kur mjaft qe te jesh i suksesshem, se piken e rendesise s'ka se si e arrin suksesin; kur behet thirrje ta harrojme te shkuaren pa e lexuar ne gjendje lirie ate; kur e gjykojme letersine me te njejtin meter si ne kohen kur lejoheshim te lexonim vetem librat e nje shtepie botuese dhe te informoheshim vetem nga nje kanal televiziv...
Tek libri i tij i meparshem, lexojme kete introdukte te shkurter: Romani në thelbin e vet ka karakter filozofik. Eshtë një orvajtje për të kufizuar ekzistencializmin dhe pikërisht në pikën e tij më delikate: në atë të zgjedhjeve të modeleve. Zhan Pol Sartri si krijuesi më në zë i tij dihet: përballonte problem në këtë pikë, përderisa iu drejtohej njerëzve në lidhje me detyrat që atyre iu dalin për të formuar thelbin e tyre. Mirëpo ky filozof, duke mohuar ekzistencën e modeleve qiellore, nuk përfundon veç në ato njerëzore... Sipas meje, ilustrimi më i mirë i tezës sime të mësipërme nuk mund të jetë veç vetë vendi i sprovës më poshtëruese të njeriut: LINDJA KOMUNISTE.
Heronjtë e mi ia dalin në krye për të vërtetuar të dy ekstremet. Madje edhe në Perëndim: matanë ish Perdes së Hekurt. Autori Nuk kishte asnje shkak tjeter qe e kishte ndryme serish Robert Martikon; as-se-si ndonje mendjeshkuarje se ndersa ai shkruante per te tjeret, thuajse askush nuk shprehu nje pershtypje per te shkruarat e tij, jo e jo! Robert Martiko po perfundon nje liber. Adresa e tij email eshte: roberto@ker.forthnet.gr Do te ishte mire sikur ndokush prej nesh (te Fjales se Lire) ta urojme per librin dhe t'i premtojme se do t'ja lexojme ate. Nuk e bej fare pa shkak kete ftese kolegesh. Me besoni. Fakti qe vetem pak krijues e njohin ne Tirane, duhet pare si virtyt. As Nexhat Peshkepine nuk e njohin atje. Shqiptari, njeriu ne pergjithesi, nuk se eshte gjithnje Njeri i Lire. Por gjithnje gjendet dikush qe i zgjon te gjallet dhe i kujton se...selvia duhet mbajtur gjelber.
Faruk Myrtaj
BIOGRAFI E SHKURTER Robert Martiko lindi në 7 qershor të vitit 1948 në Gjirokastër. Në Vlorë jetoi persekutimin dhe izolimin shpirtëror për shkak të burgimeve të babait të tij Dino Martiko. Ky gjatë torturave në hetuesi në vitin 1954 dhe 1979, ku përfshihet edhe një inskenim i gënjeshtërt vrasjeje pa gjyq, tregoi një karakter të çeliktë, duke iu bërë thirrje hetuesve të mos mundoheshin kot. “Të varnin para syve të tij edhe djalin e tij të vetëm”. Ky qëndrim heroik mbeti për sistemin përgjigja e tij morale deri në vitin 1985, kur vdiq në burg, duke mos denoncuar asnjë nga miqtë dhe dashamirësit e tij për biseda kundër regjimit. Në shpirtin e Robertit la gjurmë të rënda e të pashlyeshme realiteti diktatorial në Shqipëri, privacionet si dhe dhuna psikologjike. Ndonëse nxënës i shkëlqyer, e drejta e studimit në Universitetin e Tiranës atij iu dha mbas pesë vjetësh. Mbaroi në vitin 1977 studimet në degën e inxhinjerisë mekanike. Mbas rënies së Murit të Berlinit, në verën e vitit 1990 Roberti mori rrugën e mërgimit duke u vendosur familjarisht në Korfuz, ku jeton e punon edhe sot, duke iu përkushtuar me pasion letërsisë. Në vitin 2006 botoi veprën e tij të parë letrare, romanin “Dritëhije shpirtash të humbur”, i cili u prit me interes nga lexuesi dhe kritika letrare. Me 2007-en botoi, serish nga shtepia botuese "Milosao" Sarande, romanin "Fijime te skajshme" Vijon të botojë tregime dhe të japë mendime të shumta për letërsinë dhe shoqërinë në shtypin e emigracionit apo në internet, në një rubrikë mjaft interesante të titulluar “PER LINDJEN E SHPIRTIT”. Parimi moral, kryesor i Robert Martikos në jetë, mbetet Ligji i Artë: “Mos ndërto lumturinë tënde me fatkeqësinë e tjetrit.”
(Arkiva 26 mars 2008)
I dashur Faruk,
Ju përshëndes përzemërsisht për botimin e kësaj Eseja mjaft interesante, e cila më emocionoi. Dhe ja sepse: kur Ju, si shkrimtar, shkruani me respekt dhe ngreni lart krijimtarinë e kolegëve shkrimtarë, si në rastin Tuaj në këtë Ese, në të cilën keni vlerësuar krijimtarinë e shkrimtarëve të talentuar Fatmir Terziu dhe Robert Martiko, kjo dëshmon për madhështinë e shpirtit tuaj fisnik.
Ju uroj suksese në krijimtarinë Tuaj artistike.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 21 janar 2022