KRISTO ÇIPA “Mjeshtër i Madh”
Në vitin 2015 Asambli folklorik “ Bejkë e bardhë” Pilur me rastin e 95 vjetorit të Kongresit të Lushnjës morri pjesë në koncertin e organizuar me këtë rast në Lushnjë dhe këndoi këngën : Shqiptarët u bënë bashkë. Kënga është e paregjistruar por tekstin e saj po ju’a postoj.
SHQIPTARËT U BËNË BASHKË
Qielli i kombit kish ngrirë
Arratisur qe mëngjezi
Me mëndafshin e lirisë
Lushnja kongresin e veshi
Delegatë prej Shqipërie
Mbushën janarin me yje
Botës mbarë i bënë me dije
Jemi lis nuk jemi hije
Shqipërisë grykëzënë
Të lashtës sa vet bota
Trupin jashtë ja kishin lënë
Tani i kërkohej koka
Halle madhja,fjalë urtë
Mbillte paqe, korrte luftë
Bënte shtet kur s’kishte bukë
Parlament dhe kushtetutë
Foli President Willsoni
-Popuj gëzoni lirinë!
Traktatin famëkeq e çorri
Roml- Beograd – Athinë
Shqiptarët u bënë bashkë
Deti i Vlorës u ndez flakë
Gjithë populli armatë
E nxorrën të keqen jashtë
Refreni
Kongresi kuvend mbi borë
Morri fatin tonë në dorë
-Ngrehu Shqipëri e gjorë!
Që nga Prishtina në Vlorë
Dhe me miq dhe me përpjekje
U bëmë kombi me dy shtete
Amanet nga historia
Hajmali ta mbajë kombi
Feja jonë është Shqiptaria
Amerika- vetë Zoti
Janar 2015
コメント