Shqiptarët krah me Ian Edward Wright


Ian Edward Wright dhe Luan Kaziu



Ian Edward Wright, është parë të fotografohet me mjaft shqiptarë. Ai është shprehur se i do shqiptarët dhe se ata e duan atë. Ai ka pasur dhe ka mjaft tifozë të lojës së tij të lidhur me futbollin. Ai është mik me mjfaft shqiptarë dhe ndaj dhe ka qenë mjaft herë me shqiptarët në festimet e Pvarësisë së Shqipërisë në Londër. Ian Edward Wright, MBE është një ish-futbollist profesionist anglez dhe personalitet televiziv dhe radiofonik. Ai është aktualisht një ekspert për BBC Sport dhe ITV Sport. Wright pati sukses me klubet londineze Crystal Palace dhe Arsenal si sulmues, duke kaluar gjashtë vjet me të parën dhe shtatë vjet me të dytin.


Qirjako Qirko dhe Ian Edward Wright

Më 28 Nëntor 2017 Ian Edward Wright u takua në festimet e Pavarësisë së Shqipërisë në Londër me Ambasadorin e Shqipërisë, SH.T. Qirjako Qirko. Pas mbrëmjes ai me kënaqësi postoi një fotografi në rrjetet sociale duke shkruar: „Mbrëmje e mrekullueshme me ambasadorin shqiptare“.

19 Mars të vitit 2001 Ian Wright është fotografuar duke luajtur futboll me djemtë shqiptarë në stadiumin Dinamo të Tiranës, i cili atëherë ishte gati të presë ndeshjen Angli -Shqipëri U-21. atëherë Ian Wright dhe Mark Bright luajtën futoboll argëtues kickabout në Tiranë gjatë vizitës së F.A angleze.

Sot në prag të ndeshjes Angli-Shqipëri ai vizitoi një restorant ku punon shqiptari, Luan Kaziu, i cili pak kohë m ëparë kishte probleme me ligjet e emigracionit, por që i fitoi ato. Me të realizoi një fotografi në shoqërinë e Flamurit Kombëtar dhe me plisin shqiptar. Sigurisht emeocionet e futbollit janë ndryshe, por festiviteti është i përbashkët.

37 views0 comments

Shkrimet e fundit