top of page

Shqiptarët e Britanisë së Madhe festuan më me zemër 110 vjetorin e Pavarësisë


Shqiptarët e Britanisë së Madhe festuan më me zemër 110 vjetorin e Pavarësisë


Prof Dr Fatmir Terziu


Festimet e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të këtij viti u paraprinë nga shqiptarët e Britanisë së Madhe me një sërë protestash që ishin si një shtysë e zemërimit për një fragment të një ministreje britanike që i quajti shqiptarët e ardhur kohët e fundit në vendin ishullor si „pushtues“. Kësisoj dita që përkon me Flamurin, simbolin më të shenjtë të shqiptarëve, të kudo-ndodhur, u bë dhe një shpalosje më e ndjeshme e termit të zgjimit, ndërsa me këtë rast në çdo fjalë në leksikun e zgjimit vetë atmosfera zgjon aktivizmin. Secila prej tyre! Për të arritur ambiciet e aktivistëve për angazhimin e dashurisë, respektit, trajtesës së të barabartës njerëzore, termat duhet të kenë kuptime të dyfishta, një kuptim të përbashkët, të zakonshëm dhe të arsyeshëm dhe një kuptim specifik aktivist, që përkon me angazhimin, vullnetarizmin, atdhedashurinë, bashkimin, vëllazërinë, miqësinë e mbi të gjitha integrimin dhe respektin reciprok. Në një propozim politikash, për shembull, zgjimëria dhe zgjimi i tillë më saktë, së pari i bën njerëzit të besojnë se po e përdorin termin në një mënyrë standarde dhe në një fuksion të festives së momentit, e në fragmentim të përgjigjes së djersës shqiptare që bulon për familjen e të ardhmen e brezave që po vijnë si dualë dhe në shtetësi. Dhe më pas, sapo politika e tillë tashmë e propozuar nga vetë zgjimi të miratohet si një sublimitet, kuptimi i termit kthehet në zgjimshëri kolektive, dhe në një angazhim ndryshe për raste dhe momente jo vetëm të tilla.

Por çfarë u pa në këto festime të ndjeshme e të theksuara masive nga shqiptarët e Britanisë së Madhe, dhe jo vetëm aq, më së gjëri. U ndje larmishmëria me dy terma që burojnë nga zgjimi dhe që janë „përfshirja“ dhe „shembulli“. "Përfshirja", për shembull, dha kuptimin e përbashkët se të "gjithë njerëzit janë të mirëpritur". Por dha gjithashtu kuptimin e zgjimit të "një hapësire që karakterizon pjesëmarrjen". Si mund të ndihen të gjithë të përfshirë në një bashkësi demokratike, kur ata janë në luftë e sipër me integrimin, me njohjen e panjohjen e gjuhëve, kulturave, e të tjera si këto nëse lejohet fjala e kujt-do-qoftë, që i bën anëtarët e një komuniteti që janë model në shkolla, në aktivizime, në punë, në kualifikime, në shoqëri, në të gjitha ambientet, aty ku ata luftojnë me djersë e me shpirt për të qenë qytetarë model, të ndihen të ofenduar, dhe për rrjedhojë të përjashtuar? Jo të gjithë munden, ose kështu e drejton logjikën e zgjimit. Prandaj, për të qenë vërtet gjithëpërfshirës, fjalimi i politikanëve të të gjitha formave dhe shtresave duhet të kufizohet. Kjo do të ishte domosdoshmëri dhe respekt ligjor.

'Shembulli' është një tjetër i preferuar i zgjimit. Në gjuhën e zakonshme do të thotë përfshirje aktive në diçka, por në zgjim do të thotë të përfitosh nga vlerat dhe mundësitë që të jep vetë shteti dhe kultura ligjore e këtij ambienti ku fjala lëshohet pa u menduar. Akademikja amerikane Barbara Applebaum jep një shembull të mirë për këtë në Being White, Being Good: „Të gjithë njerëzit janë bashkëpunëtorë në mirëmbajtjen dhe dëmtimet e racizmit sistematik dhe supremacisë…“.

Por axhenda e zgjimit has në kuptimin më festiv dhe më kulturologjik, sapo një situatë e tillë festive që përkon me simbolin e shqiptarëve kalon ga rruga, sheshi në sallat ku festivja ka një model pre disa vitesh, dhe modeli është aty, ku është vetëm një fjalë "Shqiptarë", pa dallim se nga cili territor etnik vijnë ata, gjuha amëtare e zgjimit festiv dhe kulturor është me këtë në binarët kryesorë. Kështu sikurse u pa kjo festë e shënuar shqiptare këtë vit nisi me një pritje madhështore dhe mjaft të ndjeshme, profesionale dhe diplomatike, gjithëpërfshirëse me pritjen që Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Qirjako Qirko organizoi ditë më parë, në krah të zonjës së tij të nderuar Dr Anxhela Qirko dhe stafit të tij e të ftuarve. Ky festivitet shënoi dhe mjaft festivitete të tjera që u shtuan me Konferencën e Federatës Mjekët Shqiptarë në Europë të drejtuar nga Dr. Aurora Dullnberg, që ishte në bashkëpunim të ngushtë me UKAMS - United Kingdom Albanian Medical Society, të drejtuar nga Dr Sabri Trepça. Më pas si gjithnjë ky zgjim dhe festivitet mori formën e tij të ndjeshme mes duartrokitjeve dhe festives, nga aktivitetet artistike të komunitetit Shqiptar në MB. Ra në sy një festivitet më i gjerë gjeografik komunitar kësaj radhe, por që u ndje fuqishëm edhe në ambientet festive të Shoqatës „Ardhmëria“ që drejtohet nga z Lutfi Vata, drejtuesi i shkollave shqipe dhe stafi i tij profesional, që duhet theksuar si gjithnjë ngre peshën zgjuese dhe integruese të shqiptarëve, po aq nga Shoqata Shqiptare „Mother Teresa Albanian Union – London“, që drejtohet nga Dr Zamira Ruspi dhe stafi i respektuar i kësaj shoqate. Duhet theksuar se kjo e fundit bëri dhe një pritje festive të zgjeruar në formën e AGM-së për të shpalosur publikisht arritjet, rezultatet dhe format më të mira të punës së kësaj shoqate, në mjediset e ambientit kulturor dhe tashmë të mirënjohur për shqiptarët, në mjedisin ku shqiptarët gjithnjë janë bashkë, tek „Queens Arms“.

Prandaj duhet theksuar mirë se kur një festivitet i tillë shëmbëllen me një term sikurse është zgjimi dhe kur ai përkthehet në anglisht, nuk duhet parë vetëm një nga kuptimet e tij që bartet sipas interesave mediatike, apo të kahjeve grupore dhe politike. Axhenda e aktivistëve, e cila në thelb bazohet në ekuivokimin midis kuptimit të zakonshëm dhe atij të zgjuar të një termi, nuk importohet me përkthimin, por me zërin, timbrin, forcën, gjuhën, dashurinë dhe profesionalizmin e qindra e qindra shqiptarëve, fëmijëve dhe familjarëve, mësueseve të arsimit plotësues shqip, e sidomos të të angazhuarve në konventën më të madhe të shekullit atë të mbajtjes gjallë të vlerave dhe traditave më të mira shqiptare, gjë të cilën e bëjnë mjaft mirë të gjithë, e në veçanti ata që bëhen sakrifikuesit e kohës familjare dhe më gjerë. Ndaj përpjekja e kujtdoqoftë në politikë, shoqëri, komunitet e diku tjetër, për ta bërë këtë, duke dhënë kuptimin dytësor të fjalës „zgjim“, do të ekspozonte dredhinë gjuhësore. Dhe nëse nuk ka asnjë mënyrë për të fshehur këtë kuptim dytësor, aktivistët nuk mund të arrijnë lehtësisht axhendën e tyre të angazhimit dhe vlerës, treguesit më të denjë të parimit „mirrënjohje“ për Popullin britanik, që bëri mjaft, në kohë të vështira për Kosovën e popullin e Kosovës, mirrënjohjen e thellë për të gjithë që u vunë në krah të kauzës së drejtë të një populli të shtypur e të denigruar në vite.

Ndaj zgjimi në festivitet dhe në kuptimin më të mirë të tij është një rrënjë që shoqëron gjuhën e bukur shqipe, dhe ka kuptimin specifik të drejtëpërdrejtë, jo atë të shtesës metaforike. Gjuha e bukur Shqipe që kumbon në këto festivitete, natyrisht dhe në këngët dhe recitimet e brezave që vijnë, nxënësve të shkollave të arsimit plotësues shqip, vjen dhe me përkujdesjen e të mirrënjohurve drejtues prej vitesh të komunitetit Vatës, Ruspit, Nuzit, Pllanës, Braçes, drejtuesve të shoqatës "Peja", apo dhe më të rrinjve në këtë angazhim, si dhe mësuesve të profilit, ka një natyrshmëri që nuk e kanë shumë gjuhë.

Për shembull, nuk ka asnjë fjalë specifike në disa gjuhë për festivitetin shqiptar, tradicionalitetin e tij. Rrjedhimisht, shqiptarët metojnë dhe përdorin fjalën e bukur shqipe „ndenjë“ apo „gosti“, dhe bashkë me të edhe ligjërimin mbiemëror „të gëzuar“ që shoqëron termin më festiv në kuptimin më të gjerë. E njëjta gjë ka ndodhur me gjuhë të tjera, ku gjithashtu nuk ka asnjë fjalë kaq të përshtatshme me pasurinë kuptimore në gjuhën shqipe. Në të vërtetë, termat e tillë me një profil shqip brenda kuptimit festin e të zgjuar kanë bërë rrugën e tyre në të gjithë globin, në defterat e Otomanëve e në arkivat e tyre, deri te dokumenti i ri i Sinodit të mbushur me 'përfshirje', të lëshuar nga Vatikani muajin e kaluar. . Përmbajtja ideologjike e këtyre fjalëve qëndron shumë më e ekspozuar në kontekstin e huaj, e më e fortë në misionin e vetë gjuhës së bukur shqipe që rrok në këtë rast jo vetëm trupin, por dhe zemrat e çdo shqiptari.

Pra e thënë më qartë se shqiptarët e Britanisë së Madhe këtë 110 vjetor e festuan me më shumë zemër, ku njëra pjesë e rrahjeve të zemrave shqiptare ishte më shumë se emocionale festive dhe tjetra një përshpirtje e lehtë për vetë situatën në të cilën trajtimi ndryshe nuk u konvergohet njerëzve model dhe të punës.

38 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page