Miti është se Italianët e jugut janë kryesisht ilirë të romanizuar. Për këtë ka edhe dëshmi të shumta arkeologjike e gjuhësore se prania e tyre daton që nga periudha parahelene, kur kolonizimi ishte intensiv; vendet u përfshinë nga trazira të brendshme dhe popujt e detit u përhapën.
Në fakt sicilianët, kalabrezët dhe disa italianë të tjerë të Jugut janë gjenetikisht më afër ilirëve dhe sesa janë shumica e italianëve.
Italia e Jugut dhe Ballkani ndajnë një pozicion të ngjashëm gjeografik në lidhje me lëvizjet e popullsive që u përhapën nëpër Evropën Qendrore-Veriore.
Migrimet nga Lindja e Afërt që formësuan historinë gjenetike të Evropës zakonisht u përhapën së pari në Ballkan; mesapikët kaluan Adriatikun dhe u hodhën në Italinë e Jugut.
Në Neolitin e Hershëm dhe të Mesëm, Anatolët gradualisht kolonizuan të gjithë kontinentin evropian duke u përhapur përgjatë luginës së Danubit dhe rreth detit Mesdhe.
Më pas, nga fundi i epokës së Bronxit, lëvizjet e njëpasnjëshme drejt perëndimit në Evropë përfshinin njerëz që kishin shumë më tepër prejardhje neolitike iraniane e kaukaziane. Ata gjetën një Evropë shumë më të populluar dhe më të avancuar teknologjikisht dhe u shtynë ndjeshëm deri në anën tjetër të detit Adriatik, ndërsa pjesa tjetër e Evropës nuk pa shumë prej atyre migrantëve që vinin. Kjo krijoi një diferencim midis Italisë e Ballkanit jugor nga njëra anë dhe pjesës tjetër të Evropës në anën tjetër.
Në epokën e bronzit të hershëm dhe të mesëm, afërsisht midis 3000 dhe 2000 p.e.s., blegtorë nga stepat kaspike u zgjeruan në të gjithë Evropën, por në atë proces zëvendësimi të pjesshëm të popullsisë, Ballkani dhe Italia e Jugut ishin në fundet e zbehta të ndikimit gjenetik të lënë nga barinjtë, të cilët ndoshta ishin sjellësit e familjes së gjuhëve indo-evropiane në pjesë të tjera të Euroazisë.
Me pak fjalë, Italia e Jugut dhe Ballkani u formuan demografikisht dhe kulturalisht nga një sërë popujsh që ishin gjenetikisht të ngjashëm, megjithëse nuk ishin domosdoshmërisht të njëjtë në identitetin etnolinguistik dhe as i përkisnin gjithmonë të njëjtave komunitete sociopolitike fillestare. Kjo histori e përbashkët krijoi popullsi në Italinë e Jugut që nuk ishte shumë e dallueshme nga ilirët dhe helenët.
Italia e Jugut ka njohur migrime e pushtime të tjera nga romakët, bizantinët, lombardët, berberët, normanët, aragonezët, spanjollët etj. Pra, përveç përzierjes së pjesshme -pellazge, ilire - italianët e jugut ndoshta rrjedhin nga një kombinim i disa popullsive, si p.sh., anatolë, dorianë e sllavë që nëpërmjet ndryshimeve gjenetike, u bënë të ngjashëm dhe karakteristikë e shumë italianëve të lashtë e të sotëm.
留言