Astrit Lulushi
Lajmet e këqija, mos thoni se nuk frymëzojnë. Shtypi është kronikë e zezë; tani që s’është Nexhmija, sjell Ditarë “sekretë” të Enverit. Ky muaj e ka filluar me një vrasje në ditë; për një vit, 365 vrasje. S’po flasim për krime të tjera. Është turp!
Po nëse bëjmë vepra të mira çdo ditë? Për një vit do të bëheshin 365 të mira; vendi do të hynte në rrugën e ndryshimit. Pa ngjarje të këqija, shtypi do të falimentonte; gazetarët do të shpunësoheshin; redaktorët nuk do dinin ç’të bënin; pronarët e mediave dhe portaleve do të varfëroheshin; komentuesit do të flisnin me vete; dhe dufi do të grumbullohej; lajmi i keq dhe shtypi siç është sot i duhen qeverisë, e cila s’ka punë veç të rilindë të shkuarën kur vendi ishte i mbyllur, pa opozitë, dhe me udhëheqje të përherëshme që vepron ndaj “armiqve të klasës”, ndaj atyre që tronditën pushtetin monopol njëpartiak 30 vjet më parë; mund të mos iu kujtohet, por qeveria nuk harron kurrë; e zë lepurin me qerre.
Commenti