Shqipëria e viteve ‘90 dhe fotografitë e Nikos Economyopoulos


Shqipëria e viteve ‘90 dhe fotografitë e Nikos Economyopoulos

Shqipëria e viteve ‘90 dhe fotografitë e Nikos Economyopoulos

Gëzim Llojdia

1.

Kush ka eksploruar mediumin “Magnum photos” ka gjetur aty fotot e këtij vendi të vogël ballkanik në fillimet e viteve ‘90. E parë nga gazetar dhe fotograf grek pamjet e viteve ‘90 në Shqipërinë jugore, janë të mahnitshme.Ndonëse distancat tona kohore prej aso kohe janë larguar shumë,fotografit bardh e zi të Nikos Economyopoulos shprehin mjaftë për gjendjen ekonomike,politike dhe shpirtërore të shqiptareve të sapodalur nga një regjim monist 50 vjeçar,thuajse të shpartalluar, por me shpresën dhe dritën që sillte era e perëndimit. Fotografi grek ka sjell pamje nga disa zona jugore të atyre viteve. Fotografit janë në bardh e zi.

2.

Nikos Economyopoulos ndër fotografit e qytetit të Vlorës janë pamjet nga brenda dhe jashtë të një ndeshje futbolli në stadiumin:’Flamurtari’ të qytetit.Duket hapur dhe revolta e shprehur e sportdashëse e shprehur me gjeste apo gishta tregues .Stadiumi parë nga jashtë dukej i stërmbushur me spektatorë por befasisht aty,tre tifoz që kacavaren për tu futur brenda pa biletë. Është një gjetje e bukur dhe mjaft domethënëse. Sic dëshmohet ka pasur një revoltë në stadiumin ekëtij qyteti por edhe të disa qyteteve të tjera në prag viteve 90.Madje janë shpërndarë edhe trakte kundër regjimit në këtë stadium tregojnë pjesëmarrësit e asaj dite. Qyteti i Vlorës. Mbështetësit që shikojnë një ndeshje futbolli. Kjo u jep një mundësi njerëzve që të mblidhen lirshëm dhe të shprehin ndjenjat kundër qeverisë. 1990.Kështu etiketohet një foto ku një gisht I ngritur lart është shprehje e fuqishme revolte që do të ndizej në vendin e vogël ballkanik në vitet ’90.Dy pamje të tjera plotësojnë këtë kuadër të thjeshtë por shume shprehës. Në fotografitë e Economopoulos, një buzëqeshje, një pjerrësi e kokës, një kërcim i pazakontë, një vështrim, nga të qenit detaje të parëndësishme nga niveli i dytë i jetës së përditshme, rivlerësohen dhe shndërrohen në ngjarje kryesore fotografike shpreh, një studim kushtuar këtij fotograf i.Disa nga fotografit e këtij autori janë statuja e Stalinit.

Autorë dhe fotoreporterë të tjera që kanë hyrë në këtë vend të vogël ballkanik në vitet 90 kanë hasur në statujat e Leninit apo Stalinit.E.Hoxhës dhe te tjerë duke kujtuar se ndodheshin diku në një cep të BS. Një autorë tjerë si M.parr ka fotografuar statujat e udhëheqësit komunist në shqiptar në vendlindje në jug në një qytet të vogël si Gjirokastra si dhe në zemër të kryeqendrës shqiptare. Mirëpo në fillim viteve ‘90 qytetet dhe kryeqendra shqiptare i nxinte fytyra nga kroma.Pamje të tjera janë;nga zemra e Tiranës,kryesisht foto të sheshit Skënderbej,nxëns dhe një ushtar duke prapsur me kalin e ushtrisë drejt vendrojës.Është për tu theksuar se pas turit ballkanik me ste fotografik autori futet të Magnum photos.

3.

Kush është Nikos Economyopoulos .1953,lindur në Kallamata. Economyopoulos filloi të bënte fotografi vetëm në moshën 25 vjeç, kur një mik në Itali i tregoi atij një libër të veprës së Henri-Carter -Breson  , i cili pati një ndikim që ishte i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm. Cartier-Bresson "më tregoi një mënyrë të re për të parë gjërat ... Ajo që pashë në punën e tij nuk ishte vetëm gjeometria dhe përbërja, por një lloj paqartësie". Economyopoulos kujton se edhe atëherë ai nuk filloi fotografinë për më shumë se dy vjet, por në vend të kësaj bleu libra fotografie. Pastaj ai filloi fotografinë:Asnjëherë nuk kam fotografuar diellwt ose bëra fotografi suvenirësh për fëmijët e mi. Për rreth tetë ose nëntë vjet kam fotografuar në fundjavë dhe gjatë pushimeve, gjithmonë në një mënyrë serioze, duke punuar nga mëngjesi në natë. Qysh në vitin 1984, thotë Ekonomopoulos, "më shqetësoi ideologjikisht që Grekët dhe Turqit ishin armiq", dhe ai vizitoi Turqinë për të bërë fotografi. "Asnjë Grek në atë kohë nuk do të shkonte në Turqi me pushime", shkruan ai, dhe miqtë e tij Grek ishin të jashtëzakonshëm; por Economyopoulos u ndje shpejt në shtëpi në Turqi, ku atmosfera "ishte saktësisht e njëjtë si kur isha fëmijë në vitet 1960". (Shumë më vonë, ai do të shtonte se Greqia dhe Turqia perëndimore kishin zëvendësuar  tavernatt me McDonald's , ndërsa Turqia në lindje akoma ruante vlerat e së kaluarës. 

Në vitin 1988, Economyopoulos përfundoi punën si gazetar dhe u nis në një studim fotografik dy-vjeçar të Greqisë dhe Turqisë. Economyopoulos u inkurajua të bashkohej me  Magnum Photos nga fotografi greko-amerikan Costa Manos   dhe u bë anëtar i asociuar në 1990 dhe, pas punës së tij në Shqipëri, Bullgari, Rumani dhe ish-Jugosllavi, një anëtar i plotë në 1994 Economyopoulos thotë se qëllimi i tij është që të dokumentojë ekzistencën e asaj që ai e quan "Njeriu i Ballkanit": të thurni së bashku skeins e një identiteti kolektiv në një rajon, konvulsione historike të të cilit kanë bërë emrin e tij një sinonim për dallime të paepur. Duket se është një gabim i një budallai. Por pothuajse kushdo që ka kapërcyer rrjetën e çmendurisë së kufijve dhe kufijve që shtrihet mbi Ballkan, nga Stambolli deri në kufirin italian, ka të ngjarë të pajtohet me premisën e Ekonomopulos - dhe të njohë, në punën e tij, kontradiktat që përmbledhin të vërtetën e Ballkanit. Në 2002 Ekonomopoulos dhe familja e tij po jetonin në  Prevezë,tani është (2010) që jeton në Athinë.Puna e tij është në koleksionet e përhershme të  Qëndrës mediterraneen de la Photographie Korsikë dhe Muzeut Benaki Athinë.

13 views

Shkrimet e fundit