Shqipëria e viteve 1957


Shqipëria e viteve 1957



Barbara Wace, reporterja pioniere e Luftës së Dytë Botërore dhe aktivistja britanike për pavarësi ndërkombëtare, ka paraqitur në tërë jetën dhe aktivitetin e saj si gazetare dhe mediatike mjaft histori të njohura nga afër prej saj për njerëz dhe shoqëri nga vende të largëta, shpesh e para që ka raportuar nga vendet e dikurshme të problemeve të mëdha ose vendet e panjohura për turistët perëndimorë, për shembull nga Shqipëria në vitin 1957 kur ajo ishte me vizitorët e parë perëndimorë në këtë vend në 20 vjet. Pikërisht në atë vit Barbara Wace dhe Anne Deveson, me një material të ilustruar nga Eric Wade, na kanë dhënë një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri të njohur e të panjohur edhe nga vetë shqiptarët, e jo më nga të huajt.



Artikulli me titullin një Udhëtim në Shqipëri me një theks tek “Aventura në të panjohurën” nis me një sqarim për arsyet dhe kushtet që sollnë këtë njoftim, që me sa kuptohet kanë qenë një reklamë dhe një editorial në gazetën “The Times” të atij viti. Fjalia “ku dëshiron t’i bashkohet një grupi të vogël për të udhëtuar në Shqipëri të na shkruaj…” ka bërë të vetën. Dhe kështu ilustrimet si këto flasin ndoshta ë shumë se sa teksti, të cilin do ta mundësojmë shumë shpejt…


#terziu #fatmir

0 views

Shkrimet e fundit