top of page

“Shqipëria 2023, e gjunjëzuar nga katrahura e 4P-ve” 


 

Paraprakisht, për të evituar spekullimet me titullin, më duhet të qartësoj se:“4P-të janë respektivisht, Pluralizmi fasadë, fuqia e (mbi) Pushtetetit, tradita e Pandëshkushmërisë dhe Populizmi bollshevik”!     

Me konkretisht po paraqes një përmbledhje të rrëshqitjes së Shqipërisë/2023 (me 4P-të, më të deformuara cinikisht se 1991) por dhe të përballjes/betejës kryesisht të Drejtësisë/SPAK për të rikthyer besimin e Shqiptarëve në modelet, parimet dhe vlerat e demokracive perëndimore, më specifikisht në standartet e Euroatlantike mbi pluralizmin dhe balancat e pushteteve në fushën e sigurisë & mbrojtjes kombëtare.

Ndërsa për ta ilustruar, ri-sjell në vëmëndje që mbas shkrirjes së Traktatit të Varshavës në 1990, NATO “mbijetoi” dhe u konfirmua në tregun e sigurisë globale si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit.  

Nëpërmjet politikës së zgjerimit, pra lançimit të Partneritetit për Paqe (PfP), NATO hapi dyert për vendet e bllokut komunist të Europës Lindore, përfshi edhe ndaj RPSSh, e cila në një dalldisje bolshevike deklaronte se: “nuk ishte as lindje as perëndim, por fanar ndricues dhe vetë udhëheqja e internacionalizmit botëror”. !!

Për rrjedhojë të politikës së “dyerve të hapura” në tre dekada, NATO është dyfishuar, pra nga 16 deri në 1990, sot ka 31 vende, ndërsa me Suedinë që pret “veton e Ankarasë”, numri shkon në 32.  Në proçesin drejt integrimit vendet aspirante (përfshi RSh) u vetë-angazhuan” se do të ndërmernin një paketë reformash kombëtare si dhe do të “monitoroheshin” të para-përmbushnin një liste kriteresh kritike.    

Së dyti, ndërsa për konceptin e “mbrojtjes pëllëmbë për pëllëmbë”, udhëheqësit/sunduesit e mbi-pushtetshëm (por të rrjedhur) të Shqipërisë së rraskapitur deri në vitin 1991, deklaronin se: “po/kur ta lypte nevoja do të fitonin edhe kundër fuqisë ushtarake të Traktatit të Varshavës ose të NATO-s, por po t’ua mbante edhe kundër të dyja Aleancave së bashku”! Pluralizmi politik dhe balancat e pushteteve, ishin neni 55, pra terma që u kushtonte Shqiptarëve jetën, Spaçin, Qafën e Barit, kampet e interrnimeve, etj. 

Pas përmbysjes se komunizmit në 1991, Shqipëria, ishte vendi i 4 nga lindja komuniste që aplikoi dhe u pranua zyrtarisht në PfP në 1994 dhe si aspirant (MAP) në 1999, duke konfirmuar vendosmërinë politike të Tiranës zyrtare për thellimin e reformave jo vetëm në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në  ato Politike, Ekonominë e tregut, paketën Ligjore dhe të sigurisë së Informacionit.  

Thënë këto, anëtarësimi i RSh në NATO (4 Prill 2009) nuk ishte as ftesë për në dasëm, as fushë me lule.  Politika e dyerve të hapura, (jo të shqyera si hani Stavros) vendosi  “5 parime të panegociushme” të anëtarësimit: (1) pluralizmi partiak; (2) vullneti zyrtar për t’ju bashkuar Aleancës; (3) Balanca e pushteteve; (4) kontrolli civil demokratik mbi FA si dhe (5) reforma të gjithëanshme të Sistemit të Sigurisë Kombëtare (konceptit, strukturave, infrastrukturave, paisjeve, personelit & rregullave të angazhimit të FA).  

Kështu përsërisim se pluralizmi partiak (përfshi rotacionin politik) mbetet jetik për  demokracinë funksionale, nuk ishte fjala kurrësesi për modele qesharake të “bashkimeve profesionale” të Ramiz Alis në 1991. Fatëkeqësisht nuk është as për këtë realitetin-fasad mbas 32 vitesh (2023), ku udhëheqësit e gjithëpushteshëm dhe të pavdekshëm të mbi 60 Partive Politike (që bejnë edhe sikur kanë dhe formume, Kongrese, Kuvende, etj); As për “skuthin e proçedurave, pra mavro-Kryetarin e PD-zyrtare”, që për 11 vjet e ka poshtëruar të djathtën nga humbja diskretituese 2017, në atë turpëruese në Prill 2021, por (si Ali Komiku Bagdadit), marrëzisht: “ri-kthehet të kalerojë mbi një grusht egocentrikësh të sëmurë, në betejēn për rotacionit politik që nën udhëheqjen e Tij Supreme do të realizohet ndoshta në dekadën tjetër …” ! As turpi as marrja, s’kanë të sosur, por as mëshira dhe as neveria nuk do të mjaftonte. 

Nënvizoj edhe njëherë se përveç Pluralizmit Politik një ndër standartet thelbësore të reformave të sigurisë ishte/mbetet harmonizimi demokratik i balancave mes 3 pushteteve (Kuvendit, Qeverisë & Presidentit) si dhe decentralizimi i përgjegjësive të zbatimit në 3 hallkat e zinxhirit të zbatimit/komandimit në FA (C2).   

Së treti, në proçesin drejt antarësimit të plotë (1994 – Tetor 2023) RSh i përmbushi detyrimet dhe standartet e NATO-s, duke i mirë materializuar ato në Kushtetutë (kapitulli-15); në një paketë moderne ligjore, si ligjin: "mbi Pushtetet në FA"; SSK 2004, Strategjinë Ushtarake 2007, PAZH 2008 - 2020 si dhe në 100-ndra Vendimet e KM të [shpallura në fletoren zyrtare]; Strategjinë Sektoriale dhe direktivat vjetore të MM”. Për këto, etj, nga autoritetet e NATO-s në 2012 e konfirmuan zyrtarisht RSh: “ndër 5 vendet model për reformat, përmbushjen e standarteve dhe kontributeve në NATO” !

Gjithësesi, duhet të mbajmë me mirënjohje në konsideratë që reformat si dhe përmbushja e standarteve (përfshi balancën e pushteteve) të NATO-s, janë realizuar me mbështetjen dhe nën monitorimin e Zyrës Amerikane të Bashkëpunimit (ODC) si dhe Ekipin Këshillimor të NATO-s (NAT) në Tiranë. 

Së katërti, në kornizën ligjore të sipërpërmendur, ndarja e pushteteve,  autoritetet e drejtimit politik, kontrolli civil demokratik dhe përgjegjësitë e zbatimit ose komandimit përcaktohen si vijon:  

A.    Pushteti i kontrollit civil demokratik në FA janë atribut kushtetues i Kuvendit, ndërsa Pushteti i harminizimit të balancave në zinxhirin e komandimin strategjik është i Presidentit të Republikës   Ai/Ajo dhe KPFA (pushtet që gjithësesi në kohë paqe ushtrohet nëpërmjet Qeverisë/MM).  

B.    Përgjegjësitë e drejtimit politik (përcaktimi objektivave strategjike) si dhe përmbushja e tyre/objektivave në fushën e mbrojtjes  kombëtare i janë atashuar Qeverisë, e cila e ushtron,  nëpërmjet institicionit të Ministrit të Mbrojtjes [Ai/Ajo përfaqësues i Qeverisë].    

Kështu konkretisht, MM ushtron/mban përgjegjësi për drejtimin politik në përmbushjen e objektivave strategjike të përcaktuara në SSK, Strategjinë Ushtarake dhe Direktivave Sektoriale të Qeverisë, per reformën e mbrojtjes; anëtarësimin në NATO, përfshi programet e demontimit të armatimit, municioneve dhe infrastrukturave të tepërta, jo vetëm si kërkesë/detyrë e NATO-s, por në radhe të parë për ta nxjerr vendin nga harta e rreziqeve potenciale që ato ekspozojnë.  

C.    Detyrat/përgjegjësitë e Ekzekutimit ushtrohen nga hallkat ushtarake [si dhe strukturave civile mbështetëse] në tre nivelet e Komandimit [Strategjik, Operacional dhe Taktik].  Mbështetur në referencat ligjore dhe standartet e NATO-s, hallkat ushtarake janë përgjegjëse për planifikimin dhe komandimin, ose zbatimin (me terma civil) e përshkallëzuar e masave, që kanë për qëllim realizimin/permbushjen e objektivave strategjike, operacionale dhe taktike, në përputhje me SSK, Strategjinë Ushtarake, Strategjitë Sektoriale, Direktivat Vjetore si dhe urdhrat ekzekutive të MM.  

Por  përtej ndarjes dhe balancës së pushteteve, përgjegjësitë ekzekutive/komandimit, përfshi detajet edhe në rastet me pasajoja tragjike, kurrësesi nuk duhet  të paragjykohen as komentohen politikisht. Ashtu si nacionalizmi ekstrem, edhe politizimi në këto raste, është “mburoja e sekserëve dhe maskarenjeve”! 

Po ashtu, korrniza ligjore e p.sh Institucionit të Ministrit të Mbrojtjes apo çdo funksionari tjetër civil/ushtarak/civil të lartë, nuk e konsideron dorëheqjen si përgjegjësinë morale. Por në kontekstin e standarteve të NATO-s, mund të thuhet që përtej perceptimit “populist” si vullnet/akt personal në rastet e ngarjeve me pasoja të rënda dhe impakte kombëtare: “dorëheqja është përgjegjësi e lartë shtetërore” dhe e mbështetur në kodet fisnike të demokracive perëndimore.   

Së pesti, për ta bërë sa më të thjesht, po përpiqem ta sjell/vendos këtë  opinion në kontekstin e përpjekjeve (në fakt sfidën e vështirë të drejtësisë/SPAK), për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit në këtë katrahurë të Pluralizmit fasadë; fuqisë së (mbi) Pushtetit, traditës së Pandëshkueshmërisë dhe Populizmit primitiv, në ushtrimin e përgjegjësive të zbatimit, në procesin e reformës së sigurisë kombëtare si dhe në rastet e mijra VKM-ve në 30 vjet, (përfshi privatizimin e infrastrukturave ushtarake, demontimin e municioneve, etj).

Kështu përshembull, krahas domosdoshmërisë, përpjekjeve, dështimeve dhe arritjeve, përgjatë 30 viteve ka patur pikëkpyetje dhe një hezitim populisto-bolshevik për reformat, veçanërisht për nxjerrjen dhe më tej privatizimin e mijra infrastrukturave ushtarake nga “Plani Përhapjes ose lista e burimeve të mbrojtjes” si dhe për shkatërrimin e municioneve të tepërta: “nëse ato janë pasuri apo rrezik kombëtar i trashëguar” ?!  

Mbështetur në ekperiencën e vendeve të NATO-s dhe si ndër dëshmimtarët teknik, mendoj të kundertën, pra që reforma e mbrojtjes (reduktimi nga 115 mijë forcë aktive që trashëguam në më pak se 10 mijë aktualisht); ulja nga 25 % në 2 % të GDP-së për mbrojtjen, reduktimi radikal i infrastrukturave [përfshi qindra mijë tunelet, bunkerët, në fakt gjakun dhe djersën e popullit-ushtar që po e “ha deti”]; shkatërrimi i mijra ton municione të tepërta, etj, jo që nuk ishin pasuri, por “barrrë shumë e rëndë për Shqiptarët si dhe rrezik potencial për sigurinë dhe interesat kombëtare”. 

Thënë këto, mbetem i vetëdishëm që ky është një debat, që rrezikon të baltososesh nga histeria e kamikazëve të politikës që “pa marrë frymë fare mendojnë krejt ndryshe”. Por sigurisht është edhe një mjerim i madh që sot e kësaj dite, reformën e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare ende e paragjykojnë për tradhëti të lartë, ndërsa protagonistët politik, uutoritetet shtetërore si dhe Ne/teknikët armiq të Kombit. Gjithësesi, fali o zot se s’dinë çfar bëjnë, ndoshta do të mjaftonte për këtë ushtri komikësh.  

Në përmbledhje, në kapacitetin e ekspertit por dhe të kontribuesit teknik në reformën e Sigurisë dhe mbrojtjes Kombëtare, mund të konfirmoj me përgjegjësi se Shqipëria ka (në letër) një koncept, përqasje dhe standarte të mbështetur në eksperiencat dhe modelet më të mira të vendeve perëndimore të NATO-s. Pra me Pushtete dhe Përgjegjësi të mirë-balancuara në Kushtetutë dhe në paketë ligjore moderne. 

Thënë këtë nuk mund të mos e përmend një përpjekje delekuente në 2014 për t’i ç’balancuar pushtetetet, duke i hequr kompetencat e Presidentit të Republikës deri në kufirin e mos-ushtrimit të përgjegjësisë Kushtetuese të Komandantit të Përgjithshëm të FA, e cila fatmirësisht në 2015 u rrëzua me argumente Euroatlantike dhe kurajo shtetërore nga Gjykata Kushtetuese e RSh.  

Ndërsa fatëkëqësisht në planin praktik, ka një katrahurë të frikshme, në Pluralizmin fasade si dhe ushtrimin e pushteteve, përgjegjësive dhe detyrave, që buron nga modeli bollshevik i të gjithë-Pushtetshmëve  si dhe zevëndësimi i modelit të “pa-ndëshkushmerisë ligjore” me gjyqet popullore ose theshethemnaja ballkanike. 

Në kushtet e Pluralizmint - Proçedurë/fasad si dhe (ç) ballancës së pushteteve, ku Autoritetet e larta merren deri me detajet e vogla, ndërsa hallkat e ulta merren me politikat dhe strategjitë e mëdha, e gjej një mision të vështirë, të mos them të pamundur që SPAK (siç thoshte misionari i mirënjohur Z. Vranitzk-i në vitin më të errët (1997) të historisë 111 vjeçare të RSh), të ndajë: “kush është ëngjëlli dhe kush djalli…” ?! 

Në shtesë, do të lutesha shumë të jem i gabuar, mbi të gjitha Shqipërisë dhe specifikisht drejtësisë/SPAK-ut i uroj suksese në përpjekjet serioze për të ndëshkuar pa asnjë mëshirë këdo të  korruptuar (qoftë politikan, pushtetar, zyrtar apo sekserët rreth tyre) që në 30 vjet, jo vetëm kanë vjedhur si kusar votat dhe pronat e qytetarëve si dhe pasuritë publike por edhe kanë vrarë shpresën në të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë (si USA dhe gjithë Europa), vlera për të cilat Shqiptarët u ngritën, luftuan dhe fituan në 1991.   

* Senior Ekspert i SK, Rajonin & NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:

Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA dhe

Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO.

7 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page