Shqipëri, o nënë e mirë, pyet nëna: " Ç'u bë biri " ?! pyet motra për vëllanë: " Vallë si i vajti filli "?!
Emigrantë nëpër botë ikën djemtë me këtë emër, vatanit shpirti i dhëmb, u godit me plumb në zemër.
Rrinë vajzat buzë detit si dikur vajza e valëve, presin lajm, presin shpresë flasin me gjuhën e dallgëve.
Shqipëri, o nënë e mirë për djemtë e tu u trete, syri i pikur gjithë mall për të Zotët në kurbete .
H . Mehmetaj ,nga vëllimi poetik:" Shqipëri pse s'të zë gjumi" 1996
Comments