top of page

SHQIPËRI ASHTU SI JE, NUK TË DUA PËR ATDHE!!”


(BOTUAR NË FAQEN E PARË TË NJË GAZETE QË THOTË SE ËSHTË SHQIPTARE DHE QARKULLON NË TIRANË)

NGA KRISTO ZHARKALLIU.

Asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend se mund të zgjedhësh Atdheun sipas dëshirës ose sipas oreksit tënd. Një amerikan është amerikan, një grek është grek (greku kurrë nuk do të ndihej keq për Atdheun e tij madje, ndonse i mërguar nga varfëria dhe keqtrajtimi, ai është ngahera krenar se është grek!) një afrikan nuk e mohon kurrë vendlindjen a tij ashti si nuk do ta bënte kurrë një sllav, një rus, kinez apo japonez…Mund të zgjedhësh të jetosh ku të duash por kurrë nuk mund të mohosh dhe të shash token ku të ka rënë koka, baltën ku kanë jetuar e punuar të parët e tu! Këtu ku jam në mërgim gjatë gjithë jetës pothuaj, asnjëherë nuk më ka zënë syri që dikush të thotë se “kam turp nga atdheu im” përkundrazi e mbrojnë me fanatizëm kudo që jetojnë nga Europa, Amerika dhe Australia. Meqënëse jetoj në Greqi mund të flas për këtë popull i cili asnjëherë dikush nuk ka mallkuar rrënjët e tij. Do të dukej absurd që njjë gazetë greke që botohet në Kambera, Otava, Nju Jork në Afrikë e kudo gjetkë (nuk flasim për Europën se është kaq afër…) dikush të shante Greqinë dhe kjo të botohej në një gazetë në gjuhën greke. Thua të jenë të gjithë grekët të lumtur ? Thua të gjithë këta të emigruar grekë në të gjithë botën-kudo gjen grekë sot..- të jenë larguarn nga trojet e tyre nga qejfi se u teproi pasuria dhe lumturia? Megjithatë këta që dikush ishin mjeranë, të shtypur dhe të përbuzur pa shpresa në trojet e tyre, sapo u gjëndën larg vëndit të tyre, u zgjuan mëmëdhetarë fanatikë dhe ruajunë gjuhën dhe zakonet e ish Atdheut të tyre me fanatizëm….mburren dhe krenohen me prejardhjen e tyre…ngazellohen me lajmet që mësojnë nga vendlindja e tyre edukojnë fëmijët të krenohen dhe të mburren për prejardhjen, për ish atdheun i prindërve të tyre…

Solla si shëmbull grekët se i njoh më mirë nga popujt e tjerë, madje më mirë se shqiptaët të cilët këta tre dhjetvjeçarë po i njoh më mirë dhe shumë prej tyre sillen sikur nuk kanë asnjë pik gjaku arbëror. Nuk besoj që në botë të gjendet një popull tjetër si shqiptarët që të asimilohen dhe të ndryshojnë atdhe, gjuhë emër dhe të tregojnë kaq përbuzje për bashkatdhetarët e tyre, kaq shpejt thua se shqiptarizma për ta të kishte qënë një sëmundje ngjitëse.. Besoj se këta janë pakica dhe e bëjnë nga halli përderisa janë të detyraurtj punojnë e jetojnë në një vend që racizmi etnik nuk është aspak I padukëshëm, përkundrazi punon natë e ditë si një makinë e kurdisur mirë për të poshtëruar popujt e tjerë, sidomos shqiptarët. Patjetër do të përpiqesha të justifikoja qëndrimin e disa shqiptarëve , por mos kujtojnë këta se racizmi dhe diskriminizmi ndaj grekëve në vendet ku degdiseshin ishin të pakta? Megjithatë ata kurrë nuk e ulën kokën nuk mohuan vendin dhe prejardhjen e tyre shumë here prejardhje e sajuar nga qëndrat propagandistike. Veçse këta I justifikoj, por a mund ë justifikohen ata që punojnë dhe jetojnë në Shqipërei ta urrejnë kaq shumë vendin e tyre? Jo një here kam shkrojtrur për mendjemadësinë e disa emigrantëve që komentojnë në internet (sa e lehtë është që gjithkush të shkruajë e të thotë marrëzitë e tij!!!) duke treguar mendjemadhësinë dhe lakuriqësinë e tyre mendore, por këta janë pothuajse të njohur dhe nuk na bengosin më…

Mirëpo kemi lexuar e dëgjuar se gjoja shtypi shqiptar dhe në përgjithësi masmediat nuk janë kaq të lira në Shqipëri dhe gazetarët ankohen akoma dhe në forumet ndërkombëtare se si gjoja qeveria nuk i lejon të jenë të lirë.. Nuk e kuptoj këtë, ndoshta jam sylesh, por lirinë që kërkojnë është të mos kontrollohen nga organet e drejtësisë (dhe në fakt nuk i kontrollon kush!) edhe kur shpifin e mashtrojnë…dhe këtë ata e quajnë liri e fjalës. Shpifëssit dhe gënjeshtarët( në këtë drejtim gazetarëtr janë të shumtë dhe të parët…) kudo në botë denoncohen madje dhe proçedohen nga personi i prekur. Askush nuk do të guxonte t’i ndalonte të thoshin të vërtetën, duke zbuluar skandale shtetërore, korrupsionin e administrates dhe patjetër kusarinë e pasurisë së përbashkët nga persona të caktuar. Këtë besoj se e bënë me teprime, por a janë kaq të pastër e të pa korruptuar dhe vetë gazetarët që…ankohen? Të më lejojnë të kem dyshimet e mia në këtë drejtim.

Por e keqja më e madhe nuk janë kritikat dhe sharjet e paturpëshme ndaj administrates shtetërore dhe mirë bëjnë,por qëndrimi i dukëshëm antishqiptar të një pjesë të shtypit të Tiranës. Janë dy tre gazeta që lexohen me kaq ëndje e hollësira nga një gazetar i njohur çdo mëngjes në News24 (titull i huaj se shqipja paska shteruar dhe nuk mund ë prodhojë tituj e emra televizionesh! Pikaa!)sa ke përshtypjen se shgumica e gazetave nuk janë thjesht në opozitë, por pastër kundër Shqipërisë. Vetëm para disa ditëve shkrova një artikull ku theksoja se “Nuk ngjasin vetëm në Shqipëri” por këtu nuk kemi për prapësitë e një shoqërie kapitaliste që akoma nuk është konsiliduar, por me qëndrim të vetëdijëshëm anti shqiptar. Asgjë e mirë nuk ngjet në Shqipëri! Nuk rrohet në Shqipëri! 95% të shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria! Edhe rrugët e Shqipërisë janë të ngushta..madje para disa ditëve lexova me trishtim (se u besova shkrimeve) se edhe rruga e Arbërit ka ngecur dhe nuk ka për të mbaruar kurrë si dhe rruga tjetër për në Delvinë… dhe shumë nga këto qyfyre. Asgjë, asgjë nuk bëhet në Shqipëri por një njeriu im i afërt që banon në Korçë kur e pyeta për vaksinimin, m’u npërgjigj: “Kam bërë të dytën dhe pas disa ditësh do të bëj të tretën!” “Të vesh ta bësh patjetër!” e nxita unë. Ai qeshi dhe tha: “Edhe sikur të dua të mos vete nuk mundem se ata vijnë e na vaksinojnë në shtëpi!” U habita. Si nuk e lexova këtë në ndonjë portal apo gazeta tiranase? Pse çdo ditë evidentojnë mendimet e fanatikëve që nuk duan të vaksinohen? Madje gëzohen kur bëhen demostrata kundër vaksinimit…dhe na tregojnë se ç’thotë çdo maskara që kundërshton vaksinimin thua se kjo është çështje qeveritare dhe të atij të “pacipë” Edi Ramës.. Po të mos ishte trishtuese ndoshta do të qeshnim me qyfyret që shkruajnë gazetat shqiptare”. Kudo flitet me përbuzje për Shqipërinë! Edhe kur ndonjë shkrim favorizon sadopak pushtetarët, gazetat kanë kontigjentin e komentuesve të cilët u sulen me sharje nga më të poshtra drejtueve të administatës. Gazeta ime e preferuar është një e përDitëshme e cila sa here boton ndonjë deklaratë apo lavdërim nga ndonjë i huaj (i huaj i paturpëshëm që guxon të thotë fjalë të mirë për Shqiprinë!!!) lëshojnë likuninë e “komentuesve” të njohur tashmë me pseudonime qesharake dhe shajnë e ulërijnë kundër kujtdo që guxon të lavdërojë Shqipërinë…KJo gazetë ka komentues të djathtë dhe të majtë që të mos ja hamë hakun… Por ajo që kapërxen çdo kufi është ajo që akoma ka mbetur në kohën e telegrafit..E atje janë mbledhur të gjithë dhe në kor shajnë Shqipërinë dhe shqiptarët (për zbukurim flet aty këtu për luftën antifashiste!) Pikërisht kjo fletushkë botonte në faqen e pare- e lexuar me tone të forta- një shkrim me titullin bombastik poetik: “SHQIPËRI ASHTU SI JE, NUK TË DUA PËR ATDHE!” Vërtet? Dhe kush do të të kujtojë ty? Kush tha se Shqipëria të do ty në gjirin e saj? Ti je një krrimb i kalbur që nuk do të gjesh asgjëkundi mëmëdhe! Askush nuk i do kalbësira të tillë! Një njeri i vërtetë ka një Atdhe dhe ashtu si ka thënë një amerikan i madh “ Mos thuaj se ç’ka bërë atdheu për ty po çfarë ke bërë ti për Atdheun tend!”

Dhe me këtë thënie kuptimplotë njerëzore e mbyllim këtë shkrim: Por e theksojmë, për ata që janë njerëz!

KRISTO ZHARKALLI, Athinë 10 Nëndor 2021.

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page