Shqetësimet e kapitenit Sh.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 21, 2020
- 6 min read

Ishte natё vonё kur kapiteni Sh. mbёrriti nё baterinё ushtarake tё Kalasё sё Turrёs. Kishte marrё urdhёrin e transferimit. Dhe kёtё urdhёr e mendonte, si dёnim pёr ta larguar nga reparti ushtarak pranё Plepave tё Durrёsit. Arsyeja lidhej hamendёsisht pёr njё veprim propagande kundёr normave tёpushtetit monist.
Kur zbardhi dita, gjёja e parё qё pa kapiteni ishte deti i gjerё blu dhe kodrat plot me dafina tё dendura, si dhe njё rrip rёre, qё si njё vijё demarkacioni ndante blunё e ujit me tё gjelbёrtёn e kodrave rreth e qark. Ndonёse bateria qё ishte lart nё kodёr ngjante si njё shtojcё e mureve tё Kalasё sё Turrёs, aty dёgjohej zhurmimi melodioz i valёve dhe fёshfёritja e krahёve tё pulёbardhave.
Mbasi u ngop me ajrin e freskёt dhe me shikimin pёr rreth, e mbasi bisedoi pёr detyrat me ata pak ushtarё tё baterisё, ai u pёrmblodh nё mendime. Ishte vetёm. Shikonte vazhdimisht bregun e detit e mundohej tё kapte ndonjё gjurmё kёmbёsh njeriu. Por, veç gjurmёve tё kёmbёve tё pulёbardhave, qё pёr dreq ngjanin me hieroglife tё pakuptueshme, nuk kishte asnjё njё lloj shenje tjetёr.
Ku e kishin sjellё vallё!? Shikonte kaçubet e dafinave e herё pas here dallonte gjarpёrinj tё shumtё qё lёviznin tinёzisht mes trungjeve tё kaçubeve. Ishte vetёm dhe nga dita nё ditё priste tё shikonte ndonjё njeri. Por ishte e pamundur. Veç njё kulle tё ndёrtuar me gurё tё bardhё e tё rregullt e cila ngrihej mbi çukёn qё futej mё shumё nё det, gjithçka ishte ujё, kodra, dafina dhe gjarpёrinj. Kulla ishte fari i Kalasё sё Turrёs, qё shёrbente pёr sinjalizimin e anijeve natёn e errёt dhe ishte e shёrbimit hidrografik tё marinёs luftarake. Gjithsesi ky far sikur i ndillte njё lloj ankthi tё lehtё e tё pakuptueshёm. I kujtohej romani i Zhyl Vernit “Fari nё fund tё botёs” dhe ngjarjet me piratё, qё vranё dy rojet e Farit, qё shtjellonte shkrimtari i madh. Por edhe ky kujtim i sillte ankth. Por nё fund tё fundit ai donte tё shihte ndonjё njeri tjetёr veç ushtarёve.
Me ata pak ushtarё ai kalonte ditёn dhe veç atyre e gjithё hapёsira me kilometra tё tёra ishte e pabanuar nga njerёzit. Ishte njё lloj ishulli, si ai i Robinsonit ku qё nё javёn e parё kapitenit i shtohej malli pёr tё parё njerёz tё tjerё. Ditёt kalonin dhe ai ndjehej krejt i vetmuar dhe i brengosur jo thjesht, vetёm nga mendimi se kishte familjen dhe shokёt e miqtё larg, jo, por dhe nga arsyeja e brengёs se si e dёnuan…
As muret e lashta ta Kalasё sё Turrёs, as dafinat ebukura nuk i jepnin pёrgjigje dhe atёhere kur era i tundtte degёt e tyre e ai shpresonte tё merrte ndonjё fjalё prej tyre. Shpresёn e mbante te ai njeriu qё do vinte dhe vazhdimisht i drejtohej dallgёve pёr tё biseduar dhe krijonte dialogje tё çuditshёm, mundohej tё thurte vargje, tё krijonte njё lloj harmonie me atё blunё e kthjellёt tё detit e ta lidhte me fluturimet e befta tё pulёbardhave. E ç’tё bёnte kur nuk shihte njeri e tё paktёn tё kёmbente dy fjalё.
Kaluan disa ditё dhe kapiteni duke biseduar me ushtarёt i kishte pyetur nёse kalonte ndonjё banor i fshatrave tё afёrt me bregun e detit. Ata i thanё se njё herё njё javё vinte njё burrё nga fshati Bardhor dhe diçka bёnte te fari. Vinte dhe largohej prap.
Atёhere fari u bё pёr kapitenin si “Kepi i shpresёs sё mirё” dhe ruante gjithё ditёn e ditёs nёse ai njeri do vinte. Duke e pritur se si iu kujtua njё fragment nga libri i Antoin De Sant Ekzypery “ Princi i vogёl” ku pёrshkruhej ndezёsi i fenerёve…”se kur ndez ai njё fener sikur ndizet edhe njё yll nё qiell apo njё lule nё kopёsht”. Edhe drita e farit natёn ishte njё shenjё shprese pёr kapitenin Sh.
Jo vetёm fari por dhe ankthi i ardhjes tё atij burrit qё ishte i lidhur me farin, burri dhe fari pёr tё ishin tashmё e njejta gjё. Dhe ardhja ndodhi.
Ishta ajo ditё kur deti ishte nё bunacё tё plotё dhe asnjё pulёbardhё nuk fluturonte e as ecte nёpёr rёrёn e lagur nga dallgёt. Kapiteni gati si i pёrgjumur, mbase se dallgё nuk kishte. Kur papritmas ai dalloi njё burrё qё po zbriste nga kodra aty pranё. I befasuar, i skuqur nё fytyrё po ndiqte lёvizjet e kёtij njeriu. Mori dylbitё dhe e afroi fytyrёn e burrit. Iu duk njё fytyrё e kёndshme. Njeriu po i afrohej farit duke hipur me shkathtёsi çukёn e vogёl. Vonё nga pasditja ai u largua.
Kapitenit gati sa nuk po i pushonte zemra. Ç’ishte ky njeri! Nuk po e kuptonte pёrse u acaruar aq shumё, por pas pak e kuptoi se ai tisi qё mbёshtillte dёnimin e tij, ishte shkaku i vёrtetё. E ç’faj mund tё kishte ky burrё!
Ditёt kalonin, dhe po kalonte dhe java e dytё dhe kapiteni sikur u qetёsua dhe po priste qё burri tё shfaqej prap. Tashmё nuk i bёnin mё pёrshtypje as valёt e detit, as fluturimet e pulbardhave, as fёshfёritjet e degёve tё dafinave. Donte ta takonte atё burrё dhe tё bisedonte gjёra qё nuk mund t’i bisedonte me ushtarёt e tij, ndoshta tё bisedonte edhe pёr dёnimin e tij.
Ah, dёnimi i tij, dёrgimi nё kёtё humbёtirё tё çuditshme, kodra, rёrё, mure tё kalasё dhe njё far pёr anijet. Ushtarёt herё pas here pёrmendnin emrin “Carinё” dhe herё tё tjera “Plazhi i gjeneralit” , emra qё binin nё kundёrshtim me kalanё e fortifikuar dhe me baterinё me topa 130 mm, qё e çonin predhёn njёzet e katёr kilometra larg, madje dhe radiollokator. Edhe plazh edhe elementё tё luftёs! Kёto i mbingarkoheshin shqetёsimit fillestar, atij tё dёnimit. Kishte shpresё qё kёto shqetёsime mund, mund t’i rrafshonte duke biseduar me atё njeriun e farit.
Ditёn qё kapiteni e takoi njeriun e farit, mё duket se ishte e premte, ishte pak si gjysmё i vendosur por kur e takoi i tha:
-Kapiten Sh.
-Tolemeo- u pёrgjigj njeriu i farit.
Mbasi biseduan pёr gjёra tё zakonshme radha i erdhi Tolemeos ta pyeste se pse i kishin hequr oficerin tjetёr.
Kёtu kapiteni fillot tё tregojё se si eprorёt e tij bashkё me partinё e kishin dёnuar sepse e kishin parё qё lexonte librin “ Kontiunitete” tё Rexhep Qoses, dhe qё ishte botuar nё Prishtinё, domethёnё nё Jugosllavi. E konsideruan si veprim propagandistik…
Tolja- kёshtu i pёlqente ta thёrrisnin- i tha se “ti qenke dёnuar krejt si Lermontovi.”
Kapitenit nё çastin e parё i pёlqeu ky krahasim por nё disa sekonda mё pas u shqetёsua…kush ishte ky njeri qё nё kёtё humbёtirё njihet poetin rus Lermontov?
Ai u step, dhe nuk deshi ta vazhdonte mё tej bisedёn, iu duke se dёnimi I tij nuk kishte marrё fund me dёrgimin e tij nё kёtё vend, por i kishin sjellё dhe njё spiun qё ta ndiqte edhe mendimet e tij.
Mori pёr t’u ngritur, por Tolja, qё nuk po kuptonte asgjё i nxorri njё gotё raki nga torba e tij duke menduar se kapiteni nuk e ndjente veten mirё. Vazhdoi tё flasё, po kapiteni nuk ishte mё aty. Mendja i ishte ngritur dhe rrinte aty si manekin.
U detyrua tё kёrkonte ndjesё dhe u largua.
Kaloi njё javё me psikologji tё rёnduar. Ishte njё rrufe nё qiell tё hapur dhe kapiteni nuk mendonte asgjё, veçse pёrpara i dilte fytyra e Toles dhe si pakuptuar dhe ajo e Lermontovit dhe pastaj fytyra e gruas dhe e dy vajzave…
Ishte java e tretё dhe tё premten Tolja po zbriste kodrёn e nuk u drejtua nga fari po u ngjit nё kodrёn e baterisё. U pёrshёndet me ushtarёt dhe takoi kapitenin.
Pёrse erdhi ky njeri kёtu!- mendoi kapiteni- por ruajti gjakftohtёsinё dhe mori njё qёndrim gati zyrtar.
Tolja i kishte sjellё njё pulё tё pjekur dhe djathё baxhoje si dhe pak raki.
-I solla se nuk ke qenё mirё – i tha ai me njё zё tё ёmbёl.
Duke nxjerrё pulёn, Tolja po i thonte gjithё krenari se kishte qenё katёr vjet marinar nё Odesa dhe se njihte me detaje farin e Voroncovit qё ndodhej atje, prandaj ata tё marinёs sё Durrёsit e kishin caktuar si specialist fari. Pastaj tregoi se si kishte mёsuar rusishten aq mirё sa qё kishte lexuar klasikёt rusё pa pёrjashtim e mbi tё gjithё ai adhuronte Lermontovin.
Kapteni e dёgjonte nё heshtje. Tolja i tha se krahasimin qё bёri me Lermontovin nuk e bёri thjeshtё pёr natyrёn engjashme tё dёnimit por dhe pёr faktin se aty ku rrinte Lermontovi i internuar mes maleve tё Kazbekut ishte dhe njё kullё, njёlloj si ky fari ynё.
Dalёngadalё kapiteni po qetёsohej, por jo plotёsisht. Frika, ajo qё ruan vreshtin ishte brenda mendjes sё tij. E la tё tregonte Tolen, i cili nga ana e tij u qetёsua dhe filloi tё tregojё pёr historinё e çuditshme tё emrit “ Carinё” dhe legjendёn e vajzёs Namire nga fshati Peqinaj, pёr gjeneralin qё u magjeps nga plazhi aty poshtё kёmbёve Kalasё sё Turrёs, pёr…
Kapteni Sh. dёgjonte i qetё dhe thellё nё subkoshiencёn e tij po kuptonte se kishte tё bёnte mbase me njё njeri tёmirё.
Durrёs 20 mars 2020
Nё qasjen e thjeshtё tё narrativit, vetё ajo qё tё bёn tё shkosh lehtё e lehtё nё detajet e tregimit ёshtё gjuha dhe roli i arsyetimit. Mё tej nuk mbetet ajo e vetmja, pasi tregimi shkon nё shtjellimin e tij, zhbirron nё narrativ dhena dikton tё kuptojmё se kemi tё bёjmё me njё formё qё parapёrgatitet pёr tё qenё mё e gjatё. Urimet mё tё mira autorit.