Shpresa Fundo Gjergji: Veli i Shën Valentinit
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 11, 2025
- 1 min read

Veli i Shën Valentinit
Shën Valentini me pluhur yjesh gatuar galaksisë,
Të dashuruarve zemra sa s'u shkëputet,
Ditë kur dashuria i bie në gjunjë dashurisë,
Shenjtëri dhe bekim puthjesh!
14 Shkurt po vjen si frymë bekimesh,
Ngjyra që çel buzët e pëshpëritjen bluan,
Prej të dashuruarve përzjerë kimi puthjesh,
Ku verbërimi dritën hënës ja shuan...
Pse lotët janë kaq të përzjerë edhe sot
me kripën e detit në ngashërime rrjedhur?!
Sytë të qeshur ëmbël pa lotë s'rrikan dot...
Mos vallë velin e marrëzisë kanë hedhur?!
Edhe lejlekët nën pendët të përmallur
Në qiell të hapur përqafuar aty
Mos vallë marrëzia e shpirtrave përflakur,
me zjarr dashurie i dogji të dy?!
Gj. Sh.
Janar 2025









Comments