top of page

Shpresa Fundo Gjergji: Ditë Dhjetori 


Ditë Dhjetori 


Mëngjes!

Sytë më ngjajnë me shelgun,

Mëngjeseve era e detit mi flladit,

Qyteti im ajrin e art derdh mbi mua,

Hapi im prek token e bekuar përditë! 

Jetoj!

Rezet e diellit më përshëndesin si ogur i mirë,

Ritmi me vjen i lakuar, vazhdoj eci...

Milingonat fillojnë punët që pa gdhirë,

Ngjyrat shkrihen në gri!

Qyteti im nuk e humb buzëqeshjen! 

Nuk fle!

Nuk fle dot, një kokteil po pi,

Aty ka sy të përgjumur, i shoh të ngrysur.

Tymi i cigares shtëllungë fryme 

Bari ka ndezur gëzimin e fundvitit,

Unë vazhdoj me shelgun ngjaj,

Vlorë, ditë dimri... 

*** 

Peisazh mëngjesi 


Ajri i qytetit tim,

bashkohet me valët e lundron ditët e lëngshme.

Dimri ja befi me pallton gri...

Menduar hyj tek dyqani i një bukëpjeksi. 

Dehem prej aromës së bukës, më kujtohet gjyshja.

Aty fjalët lëshojnë lëng...

Ditë festash, ëmbëlsirat shfaqin ngjyra... 

Nxitoj e qetë, 

mëngjes, 

më presin...

Me hënën flas...

Ajo e akullt akoma s'është zhytur në det,

Me hapa të ndryshëm, 

të dyja ecim! 

Aty shfaqet trageti që butas rrëshqet 

...drejt molit,

ankorimi do të sjellë miqtë e fundvitit.

Në pritje...shiu po vjen, i druhem të ftohtit! 

*** 

E putha dimrin 


Sot e putha dimrin,

edhe pse se kam fort për zemër...

Ajri i dafinës endej kuzhinës,

çajniku flet me gurgullimë tek sobë e vjetër. 

S'është çudi,

së shpejti do të trokasë edhe bora e parë

e unë do të përqafoj shallin tim të ri.

Kafen, vazhdoj e pi shpejt, sapo dalë

Aty,

në kafenenë pranë bregut të detit. 

Si kalli misri e mbeshtjellë mirë e mirë...

për t'a sfiduar atë puthje!

Për t'i shprehur mirëseardhjen dimrin,

ponçë të ngrohtë pijmë! 


Gj. Sh.

Dhjetor 2024

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page