top of page

Shpresa është gjëja


Shpresa është gjëja

Astrit Lulushi


Secili, në mënyrë të pashmangshme, është në rënie. Trishtimin ndonjëherë duam ta kalojmë shpejt, duke ulur standartet e ndjenjave, ndërsa herë të tjera mund të mos shohim rrugëdalje; kalojmë nëpër momentet me qielli gri pa injoruar emocionet pas tyre. Mund të jetë i pakëndshëm trishtimi, nuk është aspak gjë e keqe. Është normal - pjesë e përvojës njerëzore të ndihesh i dobët. Kohët e errëta mund të ndihmojnë për nxjerrjen në pah të momenteve më të mira, ato janë gjithashtu pjesë thelbësore e vetë-rritjes.

Të lejojmë veten të ndjejmë pikëllim na ndihmon të shqyrtojmë dhe kuptojmë burimin e dhimbjes, kështu mund të dalim më të fortë, më të vetëdijshëm dhe më të përgatitur për të përballuar çdo gjë që vjen më pas; kemi mbledhur urtësi për të kaluar trishtimin pa e gjykuar veten - dhe për të kujtuar se edhe kjo gjendje përfundimisht do të tërhiqet.

Nuk ka sekrete përveç sekreteve që ruajnë veten - bota është në krijim të vazhdueshëm dhe burimet e atij krijimi janë sekretet. Qëllimi është të prodhojmë një përkthim të qartë dhe të lexueshëm, dhe ku është e nevojshme të flijojmë diçka për lexueshmërinë e rrjedhëshme. Ka një fuqi në fjalët që rrjedhin dhe shërbejnë si stimuj për njohjen. Përvoja është produkt i mendjes - mendimeve dhe imazheve - të nxitura nga ndjenjat; është gjithashtu produkt i mendimeve dhe ndjenjave të pavetëdijshme. Këto së bashku formojnë realitetin.

Jemi aq ngushtë të lidhur me ngjarjet, saqë shpesh nuk dallojmë midis dukurive materiale e mendimeve, dhe pritjeve të gjata e emocioneve që i kanë lindur ato.

Një ekzaminim i përvojës tregon shumë për gjendjen e mendjes, për besimet, synimet dhe shpresat. Ajo që ekziston fizikisht ekziston së pari në mendje. Çdo mendim ka një rezultat. Dhe mendime të ngjashme, si lutjet në unison, duket se kanë një efekt pak a shumë të përhershëm. Nëse ju pëlqen efekti, përsëriteni disa herë mendimin. Nëse e gjeni veten të kapërcyer nga mendtë, mund t’i fajësoni të gjithë paraardhësit ose një jetë të mëparshme (nëse e dini se keni patur), dhe thjesht thoni - “Kjo është jeta” - pranoni gjërat negative si aspekte të pashmangshëm të ekzistencës mbi dhè.


10 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page