top of page

SHPIRTI NUK KA SELI NË TRUPIN E N NJERIUT


Fiqri Shahinllari

Nga Fiqri Shahinllari

SHPIRTI NUK KA SELI NË TRUPIN E N NJERIUT

-Përgjigje e vonuar Landës-


"Alo, jam Landa. Të falenderoj shumë për librin " Gjaku i trëndafilit" që na dhurove. Po afron mezi i natës dhe sapo e përfundova së lexuari me një frymë tregimin prej 30 faqesh ku unë jam personazh në moshë të vogël.

Më la pa fjalë fakti që Sokoli spërkati petalet e trëndafilit të bardhë me gjakun e vet për ta shndrruar atë në trëndafil të kuq! Sakrifikoi jetën e tij për të shëruar Donikën, të dashurën e tij të zemrës.

Shpirti i doli në prehërin e Donikës. Dhe ky shpirt u sul në qiell në kohën kur Dielli po vdiste valimet e tij tutje, pas malit. Vallë atje në qiell e kanë shtëpinë shpirtrat njerëzorë pasi ndahen nga trupi?.."

Kjo grua fisnike, që më fliste në skajin tjetër të telefonit me zë mallëngjyes për shkak të ndjeshmërisë që i kishtë imponuar tregimi ishte Jolanda Z. gjyshja e mbesës sime nga linja tjetër e krushqisë.

Në vitin 2013 ftova për kafe Jolandën dhe Kadriun bashkëshortin e saj, të dy mjekë, në një lokal të Tiranës së re, afër stadiumit "Selman Stërmasi" Atje u dhurova librin "Gjaku I trëndafilit"

Kanë kaluar 7 vjet që atëhere dhe për ironi të fatit edhe shpirti i Landës fluturoi në parajsën e qiellit, një vit më parë, më 2019. Duke i hedhur një sy librit tani në vitin 2020 më fluturoi mendja te pyetja e Landës:

" Atje në qiell e kanë shtëpinë shpirtrat njerëzorë pasi ndahen nga trupi?"Kjo pyetje më çukiti në tru tani pas shtatë vjetësh dhe u bë sebep për këto shënime modeste.. Nuk ktheva përgjigje kur Landa më pyeti në telefon por tani pas një viti kur ajo ndrroi jetë dhe pasi i shtova bagazhit tim ndonjë dije tjetër fetare dhe shkencore po i kthej me vonesë përgjigje pa pretenduar, natyrisht, se kam bërë ndonjë gjë për ta "patur zili".

Përgjigja ime sot për Landën e nderuar e të ndjerë tashmë, është:"Po. Shpirti është stimulus i jetës. Nuk ka ngjyrë, as masë, nuk ka kufij shpejtësie. Nuk shihet por vetëm ndjehet. Askush nuk e kupton dot edhe pse njeriu, sipas statusit të tij social, I thotë tjetrit:Shpirti i babit, shpirt i mamit, i gjyshit, i gjyshes,i hallës, tezes, xhaxhait, dajos. Kështu e shpreh dashurinë njeriu për të afërmin e vet të zemrës e gjakut. Në çastet kur njeriu lëngon dhe "përgatitet " të ndrrojë jetë, të afërmit që i qëndrojnë te koka dhe thonë: Mos e lodhni kot, lereni rehat sa t’i dalë xhani, sa t'i largohet shpirti , T'i dalë xhani, alias shpirti? Po ku ka qënë ai në trupin e njeriut? Në gjymtyre jo sepse kur këta mungojnë ose priten me operacion shpirti ndodhet ne trupin e njeriut. Gjymtyrët si edhe organet e tjerë si melçia, stomaku, zemra, mushkëria mund të transplantohen nga një trup në një tjetër e megjithatë shpirti mbetet në trupin dhurues të këtyre organeve.Shpirt largohet nga trupi vetem kur pushon "kur prishet",pushon motorri I trupit. Mbetet kosherja, alias trupi, bosh por bletet.alias shpirti, ikin. Atëhere lind pyetja përsëri: Ku e ka vendqëndrimin alias, selinë në trupin e njeriut ky shpirti enigmatik? Në tru? As këtu jo, megjithëse truri është "zyra"informatike e njeriut. Sipas Dr. Xhozef Marfit sistemi cerebrospirital depërton edhe në anën tjetër të stomakut dhe kjo pjesë quhet" truri I barkut". Të jenë vallë këto fije nervore të stomakut që fërgëllojnë si flutura krahëshkruara sa herë dëgjojmë ndonjë lajm të mirë apo të papritur ngazëlluese? Ku ta dish?

Themi se shpirti nuk ndodhet as edhe në tru sepse edhe kur truri vdes ose është në koma, njeriu vazhdon të jetojë nëse zemra e tij vazhdon të punojë. Sipas Jozef Haroldershit, jeta rjedh në qënien e gjallë nëpërmjet shpirtit dhe jo për shkak të trashëgimisë.

Le të shkojmë pak më tej.Njeriu vdes kur atij i del fryma e fundit, "kur i del xhani"Ndahet kështu trupi nga shpirti. Po mirë, lind një pyetje tjetër: Ku shkoi ai që është i pavdekshëm? Thuhet që ai ikën shumë larg me qënë se për të nuk ka kufij shpejtësie, nuk ndikohet nga ligji i gravitacionit të tokës, as nga koha do të thotë nuk vjetërohet. Në këto kushte, një shprehje filozofike thotë se "....nuk mund ta kuptoj universin pa ndjenjën fetare.."Kjo do të thotë që shpirti është çështje që i përket vetëm zotit dhe kjo çështje është dhe do të mbetet enigmë paçka se sot ka teori shkencore që meren me studimin e shpirtit e të psiqikës.. Sado të përparojë shkenca në këtë pikë, nuk pijnë ujë as hipotezat e ndryshme pasi shpirti përfaqëson shumëçka që njeriu nuk kupton shumë gjëra rreth jetës. Truri e ka selinë në kafkën e kokës,dmth ka fund, zemra e ka "shtëpinë" në kraharor, pra edhe kjo ka fund. Jeta rjedh në qënien e gjallë për shkak të shpirtit I cili nuk ka një vëndqëndrimi në trupin e njeriut por ai është i pavdekshëm. Vdekja nuk është gjë tjetër veçse rruga e transformimit të jetës së njeriut nga një dimension në një tjetër.

Në funksion të zbërthimit të temës, kërkoj ndjesë sepse dëshiroj të futem paksa në fushën e gazetarisë në të cilën nuk kam frikë të "flas". Njeriut që jep shpirt i vendosin afër kokës e rreth trupit që lëngon qirinj të ndezur flaka e të cilëve simbolizon përjetësinë e shpirtit.Supozojmë që kjo flakë e shoqëron shpirtin në rrugën e tij larg trupit. Po ku shkon ai , ku ndodhet ai në gjithësinë universale? Toka rrotullohet rreth vetes një herë në 24 orë dhe rreth diellit një herë në vit. Ne udhëtojmë bashkë me tokën nëpër univers. Të afërmit e atij që iku nga jeta tokësore i thuhet: Të ndritët shpirti në parajsë. Dhe shpirti ndrit si flaka. Për shpirtmirët e shpirtmëdhenjtë kjo flakë jo vetëm që ndriçon por edhe ngroh. Për shpirtkëqinjë e shpirtvegjëlit ka vërtet flakë në gjithësi por kjo flakë është mashtruese; vetëm ndrit por nuk të sjell ndjesinë e ngrohjes.Është, siç thotë populli, flakë lugati.

Fëmijët bebe lindin me shpirt të mirë, me shpirt të pastër, të pafajshëm. Mirëpo për disa jetësore, interesat meskine, të vogla, gjatë jetës e bejne pis, të varfër, katran të zi atë shpirt fillestar, të pastër të fëmijës.

E fillova këtë ese me përshtypjet dhe pyetjen e Landes së ndjerë e cila u nda nga jeta këtu në tokë në vitin 2019. Shpirti i asaj gruaje fisnike e inteligjente shkoi në qiell dhe u bashkua me shpirtrat e tjerë që ndriçojnë dhe ngrohin e shkëlqejnë me inteligjencën e dashurinë e tyre. Ka vallë inteligjencë jashtëtokësore?

92 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page