SHPËRDORIMI I JETËS


Vullnet Mato


SHPËRDORIMI I JETËS

Mundësia për të ardhur në jetë, është dhuratë e çmuar hyjnore. Qielli të fal, disa vite të shtrenjtë, të bësh në Tokë, bëma njerëzore.

Por dhurata jepet vetëm një herë dhe varet si i përdor ato vite jete, fiton prej tyre, gjithçka me nder, apo s’fiton asgjë e humb vetveten.

Dikush shpërdoron vitet pa kujdes, vërsulet të fitojë rërë, në bregdet, duke vrarë rivalin tjetër në interes, pa menduar, se ka vrarë veten e vet.

Dikush, bëhet egërsirë grabitqare, Vjedh e rrjep cilindo, me mashtrime, ose vjedh shtetin, me forma hileqare, zhvat me korrupsion e tenderime;

Dhuratën qiellore e bën, qeli burgu, shpërdoron jetën, me izolim qyqar, kalon disa vite, në vetmi murgu, ku hyn djalë e del plak, për në varr.

Shpërdorimin e nxitin tri magjistrica: hakmarrja, urrejtja, lakmia lajkatare, nëse i shmang, kur dalin në rrugica, ke shpëtuar jetën, nga rastet fatale.

Njeriu i thjeshtë, ardhur nga hiçi, jetën si Ajnshtajni, nuk e përdor dot, as nuk e shpërdoron, si Millosheviçi, por të mira jete, mund të bëjë plot;

Të mbjellë tokën dhe shtëpinë e vet, me filiza fëmijësh e lastarë bimorë, t’u lërë blerimin dhe oksigjenin në jetë, me djersë balli, me të ndershmen dorë;

Të vijë e shkojë nga kjo botë, i gëzuar, me familjarë, miq dhe gjithë shoqërinë, nga kënaqësitë tokësore, të ketë shijuar, kënaqësinë kryesore të jetës, dashurinë...

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif