Shoqata „Ardhmëria“ fillon regjistrimin nga data 1-15 Shtator ...


Lutfi Vata

Shoqata „Ardhmëria“ fillon regjistrimin nga data 1-15 Shtator në zona te ndryshme të Londrës për shkollat shqipe


Edhe pak ditë rifillojnë Shkollat e Arsimt Plotësues të shoqatës „Ardhmëria“ të drejtuara nga Drejtori i kësaj shoqate, Lutfi Vata. Në një njoftim nga shoqata „Ardhmëria“ mësohet se shkollat shqipe fillojnë regjistrimin nga data 1-15 Shtator në zona te ndryshme të Londrës.

Dhe për të kontaktuar këtë shoqatë ju duhet: email: ardhmeria_uk@yahoo.com si edhe Telefonat përkatës: 07792286008 Tel: 07747490063. njëkohësisht mud dhe të kontaktoni në faqen e rrejetit social: https://www.facebook.com/ardhmeria

Drejtori i kësaj shoqate, Lutfi Vata shkruan: „Ju lutemi shpërndajeni lajmin për te gjithë ata prindër që janë të interesuar që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe.“ Dhe natyrshëm fjalia e fundit është ajo që shkon përtej në vitet, kur z. Vata nisi bashkë me bashkëshorten e tij, Albana Vata dhe një grup intelektualësh rreth tij ngritjen e shkollave shqipe në disa zona të Londrës. E që atëherë ai ka vazhduar krahas përditësive të shumta të përkushtohet për këtë drejtim. Po pse shihet kjo si një nga prioritetet e përkushtimit të këtij edukatori, që natyrshëm bën mjaft për Gjuhën Shqipe?


Pak kohë më parë në një bisedë të lirë me arkitektin me famë globale, Përparim Rama, një fjali e dalë nga gojae tij na ngacmoi më shumë se të gjitha: „…sa shumë më inspiron zotëria Lutfi Vata me përkushtimin e tij nga shkollave shqipe, sa gjithnjë mendoj se ku e gjen këtë forcë…“. Këtë fjali natyrshëm nuk e kemi ndjerë një herë, por këtë rast nga goja e një intelektuali me peshë, e një prindi që vetë e dërgon fëmijëne tij në këto shkolla, për të mësuar gjuhën amtare, natyrshëm na bën të thellohemi. Thellimi në fakt mjafton. Rrënjët i ka tek prindërit e tij, tek babai i tij, me të cilin mjafton vetëm një telefonatë, të kuptosh se Esat Vata, është ai modeli që ka frymëzuar mjaft të birin e tij, Lutfi Vata të përkushtohet me mish e me shpirt në këtë drejtim. Pas telefonit, ai pra, trungu i vjetër i fisit Vata, na thotë „Bëni sa më shumë për Gjuhën Shqipe, dhe ndjehuni krenarë për sa bëni!“

Kaq do të mjaftonte, por kjo ishte vetëm një grimë e të gjeturit thelbin e kësaj ideje. Ajo që shkon përtej kësaj është dhe mbetet, tipologjia e përkushtimit komunitar, angazhimi i tij në të mirën e Tjetrit, gjithnjë dhe kurdoherë, edhe kur hallet shtohen e koka të dhemb, edhe kur Tjetri e sheh vetëm kanalin evet të interesit. Lutfi Vata, pra është gjithnjë i gatshëm, të bëjë më të mirën e angazhimit, ashtu sikurse dhe tërë stafi i tij mjaft profesional në këtë drejtim, mësueset e kualifikuara dhe me nivel të lartë mësimdhënie. Mësueset e kualifikuara në disa stade, po dhe aq dhe profesionalizmi i tyre në rritje bëjnë që shkollate tilla të kenë sukses dhe të mos mbeten problem për faktorë të tjerë, të cilët nuk varen nga organizatorët.

Sidoqoftë në këtë ndalesë duam të bëjmë me dije dhe një herë se shkollat shqipe të „Ardhmëria“ fillojnë regjistrimin nga data 1-15 Shtator në zona te ndryshme të Londrës. Dhe për të kontaktuar këtë shoqatë ju duhet: email: ardhmeria_uk@yahoo.com si edhe Telefonat përkatës: 07792286008 Tel: 07747490063. njëkohësisht mud dhe të kontaktoni në faqen e rrejetit social: https://ëëë.facebook.com/ardhmeria

47 views0 comments

Shkrimet e fundit