Shoqësia


Minush Hoxha

Kushtuar nje personi shume intim dhe shoqerisht shume te perkushtuar ndaj mua /N.G./.

Shoqësia

Gjëndesha sipas marëveshjes së më parë, në tubimin që pritte për të shënuar një përvjetor i cili bëhej nga shumë arsye por me një emërtim. Dy javë më parë nga celulari, thirra Zojen dhe ia bëra ftesen të marë pjesë. ,,E di…të falenderoj dhe t‘a dijsh sa kam dëshirë, por…nuk jam dhe aqë mire”. ,, Halli…” e pyeta. ,, Ashtu! Isha tek Pulmologu. Vërejti një si hije në fotorengen të mushkërive dhe…ka një dyshim të vogel! Një ftohje!” m’a tha ajo sikur e kishte në natyren e vetë. Natyren sa edhe të përmbytej bota, e mirte me rezignatë. ,, Të kam një shoqe dhe-sikur më di-t’a urdhëroj ardhjen!” ia thash në humor. ,,Po është ky urdhër yti…s’e mendoj gjatë…aty me ke, përveç…po vdiqa” njësoj ftohtë m’a këtheu dhe më habiti me qetësinë shpirtërore. ,,Po ndodhi kjo, do bëjë të të sjellin këtu në auto varrimi sa të të shoh midis nesh. Ashtu, si kufomë!” ia thash sikur në mahi.,,Më në fund ka vite që s’të kam takuar” Dhe ditën të përcaktuar për tubim para ngrehines së verdhë që në një mënyrë të frikësonte më pompozitetin e vetë dhe ku kishim zënë dijet e shkrirë çapkënllëqet pa kajar, teksa bisedoja për skenarin e zhvillimit të evenimentit me Skëndon, si të kishte zbritë nga qielli, në një distancë disa metërshe fare padëgjueshem nën akaciet përmbi kokë, u duk ajo në një ecje të qetë, të sigurtë, e veshur largë nga uniformiteti në veshje i rrethit, e tëra në një grim perfekt që e jipte zonjë e drejtuese të ndonjë saloni mode. ,,E kjo? Nuk më kujtohet të jetë jona!” me habi pyeti Skëndo. ,,Për dallim të vërejtshem qenka më e bukur se këto, ,,vashat” tona. Ndofta është e huaj që ka humbur rrugen?” habitej gjithnjë me figuren e sajë. ,,Vaskat cerebrale të kanë falimentuar dhe nuk ia qëllon identitetit të shokëve”! bëra humor me te, kurse ai nuk shkoqte shikimin nga ajo. ,,Duket nga Franca! Ashtu fërferitëse!” e tha i fascinuar me dukjen. ,,Ȅshtë Zoja!” iu përgjigja. ,,Ajo që bëri një prove vetëlëndimi të rrezikshme nga dashuri e zhgënjyer! E sa të tjerë i shkonin pas!” ,,Auu, tani mu kujtua! Zoja! Sa e bukur” m’a tha derisa më afrohej. U përshëndetem. Atypëraty shfaqi gëzimin për ardhjen. ,,Thash: të rrëmbej nga jeta sa më shumë, në këte copë kohe që ka mbetur” e dha në një qeshje të matur. Skëndon e thirri një shok tjetër e vajti tek ay dhe mbetem vetëm ne të dy. ,,Më e mira që ke bërë që ardhe” ia thash vërtetë i lumtur që ishte aty. ,,Mund të imagjinosh se si ndjehem unë këtu me ty! Përballë ankthit me të cilin jetoj qëmoti. Në të vërtetë qëkur mësova se kisha imituar të jetuarit dhe gadi se asgjë nuk bëra nga dëshira por nga ajo rregulla marroçe, ajo armikja e lirisë ,,duhet bërë se…”! Shtesë kësaj…”ma tha hallin, pa e konkretizuar këte të fundit. ,,E unë e mendoja një grua të quajtur Zojë, të lumtur, të sigurtë në vete, paksa diktatore, me familje , një zyrtare me autoritet dhe një figurë që tek vozitë qytetit-këthejnë koken nga ajo dhe të impresionuar thrrasin ,,Vauu, shih shih!”. Një grua që di të gjejë lumturinë edhe në plasaritjet me të ngushtëra” ,,Një këso mendimi nuk është i shkalles së inteligjences sate! Ȅshtë një mediokritet intelektual. Ti tek mendje e të cilit, tek ai kompleksi emotiv yti, kishte hyrë personi im dhe kapërcehej nëpër meditimet tuaja jo të çfardoshme, di më tepër për ato që i duhen njeriut e unë nuk i pata. Për mua.” ,,Zoje, Zoje. E njejta je! E drejtpërdrejtë, e rrept e sinqertë! Ajo denigruesja pa konsiderata e normes së sjelljes. Hëë, të kujtohet tek më thoje: më pak se tradhëtinë e bashkëshortit, duroj hipokrizinë. E ku të gjejë të sinqertit!Si mund të ngritet njeriu mbi gënjeshtra!” ,,E përse ardha…hë. Di këte…? Nuk di natyrisht! Janë ngatrruar gjërat në mua… Dhe…hika sa të mos më katandisin të tëren!” ma tha sikur të kishte ushtruar me vite të ma thot këte. Tek zhvillonim këte dialog i cili për shtrirje komode kërkonte relaksim dhe kondita për intimitet, më thirri Skëndo dhe ma tha ,,Po nisemi. Takohemi tek restoranti Ekselcior.” ,, Mirë! I ke sistemuar në planin tëndë të gjithë? e pyeta. ,,Po,po. Pa merak!” dhe nisi kolona atje. Me Zojen, më në fund u futem në auton ,,Folkswagen” të Hadit dhe pas përshëndetjeve të Zojes me te u nisem e saora u gjetem atje. Ndonëse kohë e shkurtë e kaluar brënda në auto, Hadi mbërrijti t’a bëjë pyetjen ,,Zoje, je mire?” E ajo ,,Specialisti më siguroj jetë të gjatë dhe tani bëjë gjum të qetë” kurse unë, regjistrova shqetësimin e saj për sëmuarjen dhe rezignaten për ate që do ndodhte brënda pak kohesh. Vuante nga karcinom pulmonar që tashmë kishte nisur zgjërimin, por-sikur që është normë morale-mjeku nuk ia kishte bërë të dijtur...,,Ashtu…vetem një ftohje është…!” i kishte thënë pa bujë. U futem në restorant dhe derisa unë si kryetar që kisha qenë, më takonte sistemimi dhe rehatia e shokëve, Zoja, tashmë ishte ulur midis dy shokëve, në fund të tavolines së gjatë. Sa e vërejta, ika nga kreu ku qëndronin ulur mysafiret më të respektuar dhe kur iu afrova, ia thash me humor: Ngritu nga këtu! Ky është vend i shtresave të varfëra kurse ti je aristokrate. Ke vendin mu në ballë!” Shokët qeshen dhe thane ,,se si disa rrëmbyen pushtetin sa për diktator” kurse ajo fare e kënaqur me kujdesin tim, në krah me mua, vajtem tek kreu dhe zu vendin mu përkrah karriges time. Tek mora nga tavolina goten, si udhëheqës që isha, u ngrita në këmbë, kërkova vënerimin e të pranishmëve dhe, tek mbaja goten e mbushur me wisky lartë, iu drejtova me fjalë rasti: ,,Jeta është dhurratë! Se si e kush na e dhurroj, të mos rropatemi t’a mësojmë! Dhe, përse do e bënim këte! Nuk do e mësojmë kurr të tërën! Brënda kësaj dhurrate kaqë të çmuar, sikur ka një porrosi të dhurratdhënësit: ec patrembëshem dhe jetoje me ndjesi! Dhe, pyetem, ju pyes dhe juve: ndodhi kjo? Natyrisht që ndodhi dhe prova më e mire për këte, ajo e parrëzueshmja, është ky eveniment, jemi ne. Më lejoni të veçoj praninë e Zojes e cila na është këtu në një-si i thon botuesit-edicion të veçantë. Solemn, të bukur, inspirues!. Do shtoj se, në donja dhjetëvjetsha të shkuar, kështu tok sikur jemi, atëherë të rinjë, zumë dy gjëra të çmuara: të mbrohemi nga e keqja dhe të mos bëjmë keq. Të dy këto leksione i perceptuam për një vlerësim të lartë dhe tani, pasi lamë hakun vendit tonë, familjes, fëmijëve, miqve e shokëve, s’është me rendësi se çfarë do ndodhë! Tashmë volem ate që nevojitnim dhe nuk ka më se çfarë të na ndalohet! Juve këtu, ne veçanti atyre që na nxorren nga errësira në driten e dites, një falenderim për bashkërendje jetësore me zemër të çiltër dhe një pranim me pijetet mësuesve tonë. Ngrej dolli bashkë me ju për caste të lumtura në kohërat që do vijnë. Gëzuar!” Bravo, bravo! Thërritnin kurse njëri me humor e tha: ,,shihet se ke zënë pratiken nga fjalimet në mitingje komuniste”. Më pas, kur secili gjeti bashkëbiseduesin këtheva nga Zoja dhe zura të bisedoj me te. ,,Dëgjova se do bëhet një sheti deri në Shqipëri. Shkoder a Sarandë” ma tha. ,,Po…po!.E saktë! Shkoder. Dhe, ti do shkosh” ia thash. ,,Po ti? Udhëheqësi e inspiratori, s’lë grixhen të bredhë!” m’a tha paksa me humor ndofta me një sarkazëm të butë. “ E di…kam një person që ma detyroj fati t’a ngrejë tek shenjtëria dhe bëjë blasfemi po nuk i gjetem pranë” iu përgjigja. ,,Vështrim arkaik! Të ikë jeta e re pa e vërejtur fare. Në mos je në gjum? Ndofta peng g i beses që e shpiken të pabeset!” m’a tha me humor. ,, Epo, më ka lidhur fjalë e dhënë dhe gjëndje alarmuese!” iu përgjigja fare pak i tundur nga kërkesa e sajë. ,, E di…do duhej t’a dije…unë jam këtu nga që je ti. Ti shoku im, ai fanatiku që iu përmbajtë pa lëkundje kuptimit të kësaj fjale. Dhe ndofta…po them ndofta…mu ky raport përjashtoj atë tjetrin e unë mjaftohesha pa dijtur se ndonjëherë duhet tejkaluar të palejueshmen” ma tha disi filosofikisht dhe më vinte paksa turbulltë. ,,Zoje-se ishe përherë Zoje, ajo aristokratja fisnike. Të mos provojmë vendosjen e zhvendosjen e gjëndjeve në të shkuaren se, hedhim veten në zemërime nga gabimet e bëra. Bile vetën do digjsha në turr drush! Ato që duhet të ndodhnin-ndodhen dhe s’kishte si ndryshe. Përse do ndodhnin, nëse bënte ndryshe” ,,Po,po! Por, përse asnjëherë nuk të pyeta çfarë mendon dhe s’të kërkova këshillë. Ashtu, të pranova pa hezitime. E ti mujshe të bëje njëren e tjetren” ,,Hëë, kjo lajka që më rritë veten tani kur gjej tek ajo aqë gafe. Vetja që i turrem i tërbuar!” ,,E di, si një shoku që nuk kisha kurr një të tillë, do e them: këte piknik, këte shetitje, e mendova t’a kaloj të tëren me ty. Ashtu…në një raport që do më lehtësonte nga ankthi, që do më krijonte ndjesi-mendoje e quaje si të duash, që do më bënte të marë frymë, njëherë në jetë sikur e do natyra ime, shpirti i dërmuar nga të ,,sjellurit normal” dhe të mos iki nga jeta me bindjen se ajo ishte vetem një rropatje budallai pa mbarim. Por, të kam tepër për zemër sa ta detyroj këte. Më në fund, ti nuk ke pranuar t’a konvertosh një mendësi me tjetren, të zëvendsosh një raport me tjetrin, një person me tjetrin, e unë, tani mu për këte-kështu, në ikje- kisha nevojë dhe e doja”. ,,Ȅëh…sprova! Tani! Tani kur të gjitha që i përjetuam iken në të kaluaren, kurse mushkritë emfizmike të moshes nuk i bëjnë ballë ndonjë sprove sido që të quhet, cilëndo kënaqësi që i sjellin njeriut. Rropatja me to është aventurë pa shpresë”. ,,Ndofta. Ndofta e ke menduar mire. Por të keshë një shansin e të ikesh pa e bërë jetë, është dëshpruese. Veçantë, kur bëhet pjesë e atyre që më shkaktuan ankthin”. Ra në heshtje derisa të tjerët flitnin me më zë e të disponuar se ishin tok pas gjithë atyre viteve e në qejfe pas pijes. Zoja i shikoj pak më gjatë, sikur u mendua dhe, m’u drejtua: ,,Tashmë e mer për llomotitje! Dhe është. Por, e mendova se ç’mëkatë do ishte një tejkalim i një shoqësie? Asaj nyance aqë të vogel në dukje e që shkakton aqë ndalesa. Dhe, sido të quhet, por është një accident që më shumë lë pas ndjesi të ëmbël se pendim për shkelje betimi. Por, ti je i vetes. Vetem, dua të eci më tutje e dijtur se e bëri ai që është i vetes dhe që nuk pëndohet!” ,,Zoje! Përse nuk më lë të iki me adhurimin që kam për ty? Me shëmbëllin e fisnikes që s’dijti ç’është shpirtëngushtësia! Një zemer me dashuri gallatë! Të kuptoj se do mbushullosh jeten me një përmbajtje tjeter sa, tani nga fundi, ta bësh të kuptimtë. Njerëzore. Dhe, ta kam detyrim këte. Por, mendoje dhe shihe dhe nga tjetra anë. Në mos është një sakrifikim që nuk përmbushë boshin e zemres, që i kundërvë një tjetër gjëndje asaj mendsie ,,jeta është rropatje budallai pa mbarim” e mua më tretën vetja tek një zemërim? Zoje, Zoje! Eeh sikur të këtheja në kohë aty tek Parku pranveror, buzë liqenit, nën blirin aromatik e këngen e xhinkallave, tek nxjerrnin troftat koloritin e vetë e dallëndyshet kërkonin vendin për strofullin e prehjes. E, ashtu në dëgjim të kënges për syt e shkruar, me ndjesi dridhëtuese të lidhë doren për tenden dhe jeten në një premtim sikur që ky i sotit më lidhë pazgjidhshëm. Zoje, aristokratja që respektoj raportin dhe mu afrua aqë sa të mos tejkaloj ate!” Tek bisedonim kështu e ahengu mbërrijti tek fundi, tashmë shokët, shoqet e mysafiret, ishin nisur për tek veturat dhe kur zunë të futen brënda tyre, nga distancë thirri Skendo: ,,Nguto! Po vonohemi! Do mbesim rrugëve të Shkodres kurse Bik Ndoja ka vdekur!” Dhe, unë e Zoja-ashtu, të thelluar të them në një dialog që mund të ishte i fundit- më ngadalë e përtesë u ngritem pastaj ajo para e unë fill pas sajë, dolem nga restoranti nga shihej kolona e autove që sa nuk ishte nisur, u drejtuam tek auto i Hadit që më makinë të ndezur bashkë me një shoqen tjeter pritte nisjen, ia hapa krahun për hyrje. ,,Urdhroni Zonjë” ia thash, kurse ajo dha një qeshje të shkurter të bukur dhe mu përgjigj. ,,Flm. Jeni një gjentelmen i vërtetë!” Në hyrje, ia kapa doren shtrëngueshem derisa ajo më shikoj gjatë-gjatë dhe.në një cast, e tërhoqë dhe ma tha: ,,E po… ku t’i dihet. Ndofta një dite do marim zemer e do tejkalohet raporti… në jeten tjetër sëpaku!” ,,Kalo bukur! Ia thash që dilte sikur injorova ate që tha, ndonëse e regjistrova me të fortë. ,, Hej Hadi, këte dhe vetem këte shoqe kam. As dhe një hije t’mos bie mbi te! E kam xhan dhe po i ndodhi, të ndjekë si fajtor!” Tek ia bënim me dorë njëri-tjetrit në largim, pas këtheses së parë, humbi nga syri… Kaluan disa javë dhe druaja t’a thrras. ,,Nëse…” e thoja në vete duke menduar më të keqen. ,,Jo!” ngushlloja veten ,,Do dëgjohej!” Por, dyshimi mbetej ngaqë as ajo nuk më thirrte dhe e dija se kalonte nëpër kallvar të sëmuarjes. ,,Ç’të bëjë! Si t’ia lehtësoj…!” pyetja, ndonëse e dija epilogun të mësuar nga raste të tilla. Një të premteje, aty nga mëngjesi, në rëndesë psiqike nga parandjenja, tek shkarkohesha nga vegëlsirat e zyres: togo avokati nga çanta, telefoni cellular, çanta, xhupi, a ndonjë cikrrim tjeter, sapo shihesha në pasqyrë nëse kisha dukjen sa të mësyej betejave gjyqësore, dëgjova cingrimen e celularit. Instikti ma tha se kush mund të më mirte. Nxitova dhe e hapa. ,,Ju lutem, urdhëroni! Kush flet” pyeta. Tek dneste, ma tha me kapërcime: ,,Jam… e bija, Dita. Në-na, Zoja iku…sot në mëngjes! Sikur shok që ju kishte… ma detyroj t’ua jap lajmin nga të paret! Ngushllime!” U stepa! S’dija ç’të bëjë në çastin! Nuk arrita as një fjalë ngushllimi t’ia them. Më mbeti celulari në dorë. Më pas u ula dhe ngulita shikimin pa koncentrim në shkresat e një çështjeje gjyqësore, mallkova palet e gjykatësit dhe, në këte gjëndje shqetësimi, nuk dëgjova as përshëndetjet që më vinin nga jasht e as vlimin e ujit për kafenë në automatin që kisha vënë që më parë në punë. Doli oguri nga i cili dridhesha. E pastaj, rikujtova fjalët e saj, atë lutjen e butë dhe atë meskinitetin tim idiotik dhe mospranimin që fundit të jetes së saj t’i vë një kurorë dekorative. Se sa i kufizuar që jam në të kuptuarit e gjërave! Kundrim sipërfaqësor përtacie! Duke respektuar gjërat e shenjta që ishin promovuar të tilla në përforcim të të qëndruarit të njeriut për të jetuar, pikërisht dola kundra tyre, përdhosa shënjtërinë dhe bëra mëkatë. Paradoks! Akcidentalisht! Mëkat që deri të iki në jeten tjetër, do me rëndoj mbi koshiencen me tërë peshen! Nga emocioni që kisha për te dhe paksa nga hipokrizia që duhej të më ngushllonte nga njëfarë falimentimi tek vetja, rruges për në varrim e mendoja të gjej lloj lulesh që i përgjigjeshin madhështisë së personit të saj dhe t’ia vendosë mbi varrin. Trëndafilë, orkide, krizantema, begonija, zambak, zymbyl, luleflaka. Të tilla nuk kishte! 28.05.

#minush #hoxha

47 views

Shkrimet e fundit