top of page

Shkrimtari ynë lirik...


Shkrimtari ynë lirik, Vasil Premçi


Vasil Premçi është një nga shkrimtarët tanë që shquhet më shumë se cilido për lirizmin e tij në artin e prozës poetike, të kësaj gjinie që është më e vështira në art, duke na treguar se lirizmi është ndjenja më intime e zemrës së njeriut. Mjafton të lexosh librin e tij “Ah, ky Esenini!” për të kuptuar se lirizmi na bën optimist e na tregon se jeta sado e vështirë të jetë, mbetet e bukur. Duke lexuar këtë libër ne mësojmë se Esenini është poeti i madh i Rusisë që jetoi në epokën e zymtë e të ish Bashkimit Sovjetik. Epokë që atij poeti i shkurtoi jetën duke e larguar nga kjo botë në lulen e rinisë. Edhe pse jetoi pak dhe nën diktaturën e ideve komuniste, Esenini pati një krijimtari të madhe me poezi të përkryera lirike e të paarrira nga poetë të tjerë. Vasil Premçi në këtë libër na tregon seEseniniedhe pse shkruante bukur dhe pse ishte liriku dhe bilbili i korijeve të fshatit, propoganda dhe kritika zyrtare e asaj kohe, përmendëte dhe ngrinte lart poetin vulgar, Demjan Bjedinin, ngaqë ai me poezitë e tij bënte propogandë partiake ashtu siç kanë bërë tek ne shumë poetë që thurën vargje për Rrënjët e Partisë Komuniste, për Metalurgjinë e Zezë ku prodhohej Çeliku i Partisë, për Urën e lartë të Bushtricës ku kalonte treni. Ndërsa Eenini, shkruan Vasil Premçi, i ka kënduar vetë jetës, natyrës, bukurisë fshatarake, ndjesive të holla, delikate e prekëse të shpirtit të njeriut, aqsa kur i lexon poezitë e tij, ndjen ëndje magjepsëse.

Po të lexosh përmbledhjen e tij me tregime lirike nga autorë shqiptarë“Pena e vjeshtës së artë”, për të kuptuar se në çdo dashuri të vërtetë rreh njëzemër krijuesi e mbushur me lirizëm. Nga kjo përmbledhje kuptojmë se lirizmi përcjell mesazhe të fuqishme duke sfiduar edhe çensurat më diktatoriale dhe më të egra të kohërave. Mjafton të lexosh librin e tij “Ah, ky Esenini!” për të kuptuar se lirizmi në art i këndon natyrës, sepse natyra është ajo që na frymëzon dhe na e mbush shpirtin me magjinë e lirizmit. Nga libri i tij, kushtuar Sergej Eseninit, mësojmë se natyra në vetvete është lirizmi i kësaj bote dhe se natyra në çdo kohë dhe stinë na shfaqet si një poezi madhështore e cila na e mbush shpirtin me frymëzim.

Gjatë një bisede me mikun tim, Vasil Premçi, duke pirë kafe, ai më ka thënë: “Për të kuptuar sa i fuqishëm është lirizmi në art do të përmend shembullin e Ludvig Van Beet’hovenit. Aido të mbetej i pavdekshëmedhe sikur të kishte kompozuar vetëm “Simfoninë Pastorale”, që i kushtohet natyrës. Edgar Allan Poe,do të mbetej edhe vetëm me poezitë “Korbi” e “Anabel Li!Ja,përshembull, poeti martir, Vilson Blloshmi do të mbetet i paharruar në letërsinë shqipe me poezinë “Saharaja. Në vijim të bisedës, Vasil Premçi solli në vemendjerastin e këngës lirike “Liberta”, kënduarnga Albano Karizi në vitin 1989 në stadiumin e Tiranës dhe që ngriti peshë tërë dëgjuesit duke duartrokitur e brohoritur me eufori. A nuk tregon ky shembull fuqinë që përcjell mesazhi i lirizmit për lirinë njerëzore? Ajo këngë me atë vërtetësi dhe bukuri artistike, zgjon dhe ngre në këmbë të shtypurit nga tirania për të shembur njëherë e mirëdiktaturën dhe për t’u ngrohur nën dielline lirisë. Nuk kanë të mbaruar shembuj të tillë të cilat vërtetojnë se lirizmi në art përcjell mesazhe të fuqishme dhe të ndritura duke sfiduar edhe çensurat më diktatoriale dhe të egra.

Përmledhja me tregime të zgjedhura lirike “Pena e vjeshtës së artë” me autorë shqiptarë, botuar nën kujdesin e shkrimtarittë njohur Vasil Premçi, është një punë dhe një arritje e madhe e cila u arrit falë këmbënguljessë një njeriu të vullnetshëm, që dashuron me shpirt artin në tërësi dhe letërsinë në veçanti. Ajo që mbetet e admirueshme për këtë përmbledhje me tregime lirike është se gjithçka u bë me mundësitë e tij vetjake nga dashuria që ai ka për lirizmin në artin e të shkruarit. Kjo është dhe rrënja e thellë që ka pema e madhe e artit të tij lirik në të shkruarit e prozës poetike. E si e tillë, kjo do të mbetet në kujtesën tonë si një përpjekje e mundimshme e një idealisti të kulluar, nxitur nga pasioni i tij vetjak për t’i dhënë lexuesit një mrekulli të lirikës së prozës dalë nga shpirtrat e ndjeshëm të shkrimtarve tanë. Në tregimin e tij në këtë përmbledhje: “Ku je tani Magdalena?”,Vasil Premçi, me prarimin e artë të fjalës poetike, ndez zemrat e lexuesve, na deh në shpirt e na sjell kënaqësinë e një lumturie të vërtetë.

Për të gjithë këta autorë që arrijnë në harkun kohor të njëqind vjeçari, shkrimtarit Vasil Premçi i është dashur të shfletojë, të lexojë e të zgjedhë një e nga një ato tregime të cilat duhet të përputheshin me kriteret dhe shijet lirike të përmbledhjes “Pena e vjeshtës së artë”, për t’i dhënë lexuesit ato emocione e ndjesi të holla, të bukura e magjike që kanë dashur të shprehin tregimet, gjë tëcilën nuk mund ta bënte në atë nivel tjetër kush, vetëm se një shkrimtar me shpirt të madh lirik, siç është shkrimtari Vasil Premçi, autori i kësaj letërsie të lirë me frymëmarje demokratike. Gjatë procesit të përzgjedhjes së tregimeve në fjalë, shkrimtarit Vasil Premçi i është dashur të komunikojë me shumë autorë.Ndonjëherë midis tij dhe autorëve të vëllimit janë zhvilluar edhe diskutime e debate, sepse të gjitha tregimet duhet të përputheshin me “vijën melodike” të këtij “regjisori” të vëllimit me tregime lirike ”Pena e vjeshtës së artë”, si edhe fantazisë e vizionit lirik tëvjeshtëssë artë,për të shijuar artistikisht ajërine ndritur e të tejdukshëm të kësaj stinë magjepsëse...

Ka qenë vërtet një mal me punë për këtë idealist të palodhur e të përkushtuar për arritjen e asaj që ai kishte ëndërruar prej vitesh. Me siguri atij i janë dashur ditë e muaj, duke kërkuar, gjetur, zgjedhur e hedhur në kompjuter tregime nga shkrimtarë që nuk jetojnë e që mandej t’i rendisë ato në përmbledhjen vëllimit me tregime lirike. Në kohëne mallkuar të monizmit që zgjati për gati gjysmë shekulli, lirizmi në letërsi ishte i ndaluar, si vet liria e njeriut, gjë e cila e dëmtoi shumë letërsinë tonë. Ky lirizëm e frikësonte diktaturën, ngaqë i shtinte asaj frikën e kapitullimit. Pra, të duash lirizmin e të shkruash një letërsi lirike, do të thotë të duash sa më shumë jetën dhe lirinë duke zmbrapsur e mposhtur çdo errësirë që mundohet të na ngushtojë hapësirën e dritës. Për këtë luftë të dritës kundër errësirës shkrimtari Vasil Premçi shkruan në parathënien e këtij libri se: “Refuzimi i lirikës ndoshta është ceni më i madh i një kohe, një epoke, një vendi, kulture e populli e kështu me radhë, i barabartë me atë që populli e quan thjesht: mallkim.”

Lirizmi është vetë natyra me gjallesat dhe larminë e jetës. Të cënosh sado pak këtë lirizëm të natyrës, do të thotë të vrasësh shpirtin tënd e këtë e vuajnë më shumë ata që janë të ndjeshëm e lirikë.”

Një nga majëlartat e penës lirike që Vasil Premçi arrin të botojë është vëllimi i tij aq sa i bujshëm po aq dhe unikal: “Ah, ky Esenini!”, kushtuar poetit të madh lirik rus, Sergej Eseninit. Ky vëllim prej 200 faqesh krejt emocional, tërheqës e poetik, na bën të ndjehemi krenar e na shtie në mendime edhe për fktin sesi “Poetirebel rus i hap zemrën një shqiptari”; veçanërisht një shkrimtari si poeti ynë i penës së artë, Vasil Premçi. Mendoj se nuk është aq shumë e nevojshme për të komentuar më shumë këtë libër, sepsemë e mira e të mirave është që ky libër poetik të lexohet.

Lirizmin poetik të këtij prozatori flladitës me aromën e luleve pranverore e gjen në të gjitha libra që ai ka botuar. Lirizmin e ndjesive të holla e delikate të tij si në ato nokturne muzikore të bukura pianistike, të ëndëshme, prekëse e tronditëse do t’i gjeni gjerëisht, sikur të mundni të lexoni krijimet e tij, si “Lamtumirë, babuin!”, “Flladi i Berjozave”, “Me vrullin e erës”, “Shiu që lag të gjallë e të vdekur”, e të tjera.

52 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page