Shkrimtari italian që ka varrin në Gollobordë


Emidio Clementi

Shkrimtari italian që ka varrin në Gollobordë


F. Terziu


"Zoti i fundit" (L’ultimo dio) është një roman i shkruar nga Emidio Clementi, një shkrimtar italian, i cili ishte vdiq në tokën shqiptare si i inkuadruar në rallët e ushtrisë italiane në kohën e Luftës II Botërore. Të dhënat zyrtare thonë se “Emidio Clementi vdiq në frontin grek më 17 nëntor 1940 në vendin e quajtur Golloborda, në një lartësi prej 1465 metra.”

Njëqind e tetëdhjetë e tetë faqet e tij supozohet të jenë shkruar pak para se ai të mbaronte shkollën dhe kur si një student u detyrua nga regjimi i atëherëshëm të shkonte nën armë. Kështu ai u bë komplementi i dytë i këmbësorisë si nënkoloner, pra në regjimentin 225 të këmbësorisë. Ai kështu fitoi menjëherë vendin në regjimentin e 6-të të këmbësorisë në Palermo, më 1 qershor 1936, nga ku doli i diplomuar në 28 dhjetor të po atij viti. Dhe në të njëtën kohë ai shkroi dhe romanin e tij. Romani është fikshën, por në thelb ka një qasje motivesh me poetin Emanuel Carnevali.

Në këtë roman, Mimì është një adoleshent i hutuar dhe i pasigurt, i rritur në një familje ku çmenduria duket se ka një shtëpi të përhershme. Vdekja e babait të tij e detyron atë të rritet papritur. Por në vend që të marrë përgjegjësinë e familjes, Mimì vendos të ik, duke kërkuar diku tjetër për një fat më të mirë. Udhëtimet e humbura dhe aventureske, pa asnjë qindarkë në xhep, fillojnë, deri në ardhjen në Bolonjë. Këtu, në kuzhinën e një restoranti, ku ai punon si ndihmës kuzhinier, Mimì zbulon një libër, të dhënë atij nga një klient, i cili bisedon me të ashtu siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe që më në fund i tregon mënyrën e marrjes në zotërim të jetës së tij dhe vetvetes. Një roman i formimit autobiografik, që gërsheton ngjarjet e protagonistit me ato të poetit Emanuel Carnevali.

Shkrimtari italian që mendohet se ka një varr në Gollobordë, ka një histori të trishtë në radhët e ushtrisë fashiste që sulmoi Shqipërinë në 7 Prill 1939.


Në shtator të vitit 1940 ai u dërgua dhe u mjekua në Itali për një kolarbon të thyer. Ai u rikthye përsëri në regjimentin e tij në fund të tetorit, duke rifilluar pozicionin e tij luftarak në togën e mitralozit të kompanisë së 4-të. Një bombë e rrëzoi atë më pas mbi mitralozin e tij, pikërisht më 17 Nëntor 1940, gjë e cila ishte vërtetuar nga vetë ata që morën pjesë në këtë aksion të asaj kohe. Ky shkrimtar, që ka tashmë një varr në Gollobordë, ka lënë dhe këtë roman, në kopertinën e pasme të të cilit thuhet se i është dhënë “Medalje të arta për grupin e vlerave ushtarake, medalje ari për vlerën ushtarake, vëllimi i parë (1929-1941), [Tipografia Rajonale], Romë, 1965, f. 459.”

57 views2 comments

Shkrimet e fundit