top of page

Shkrimtari Canaj brumin e merr nga kjo krahinë legjendare

Disa mendime për romanin “Rebeli “, të shkrimtarit, poetit e studiuesit, patriotit, EQEREM CANAJ



Docent: Odise Çaçi


Të shkruash për një personalitet gati si në legjendë, siç është shkrimtari i Madh Petro Marko, është sa e vështirë dhe po aq komplekse ,siç ishte jeta e tij, e një vigani liberator, me fraza konçize , por tepër domethenese. Petro Marko lindi dhe u rrit në Dhërmi,në një familje me tradita patriotike, në atë vend ku dallgët e detit lindin dhe përkundin trima të penës e të dyfekut. Shkrimtari Canaj brumin e merr nga kjo krahinë legjendare, ku fliten të gjitha gjuhët e botës dhe ku njerëzit marrin frymëzin për të bërë diçka të mirë për këto troje të lara me gjak. Romani ka gjithsej 12sytha , ndarë si me thikë , ku pasqyrohet jeta dhe vepra e Petro Markos , një jetë, siç shprehet profesor dr.Bardhosh Gaçe, “Mjeshter i Madh”..”Ky Rebel i Bregut shtegton nëpër kohë, por edhe në faqet e këtij romani me fatin dramatik të tij dhe të shqiptarëve në shekullin XX., dhe siç shprehet autori që në fillim”kërkoi pak jetë…vetëm një grusht diell…per mbrothtesine e Kombit të vetë, prandaj dhe yjet pikonin arin e tyre mbi mermer…një buqete me lule te fresketa”. Tek pjesa Dora e padukshme ,autori bëhet njësh me Dhimitrin, ku siç thotë autori në gërvishjen e kujtesës ,ai kujton Petron, tek Shkëmbi i Kuq anës Përroit, tek ai Gur i Kuq , ku shumë Krutanë, duke përfshirë dhe paraardhesit e mi ,u strehuan aty ku sot Dhimitri mediton.Aty ata pritën dhe shoqëruan Gjonin II, në luftë me turqit osmallinj, ku një grusht luftëtarësh himariot luftonin kundër 2000 ushtarëve osmanë.Të jetë rastësi, imagjinatë, apo diçka tjetër…ajo është kujtesa kolektive e një populli, që pas rënies së Krujës , Lezhës e Shkodrës, dhe pas përpjekjeve të Himariotëve me në krye djalin e Gjergjit të Madh, luftuan dhe u strehuan në këto bregore sa të serta, aq dhe hijerënda e heroike, për të filluar një jetë të re plot me andralla… Dhimitri kujton se si evoloi Petroja, si shumë të tjerë, ndonëse shkollën e parë e mori nga Nënë Milla,më vonë në shkollën Tregtare, në Luftën e Spanjës, në Luften Antifashiste ne Shqipëri dhe Tiranë, ku fillon nje jetë vërtet të vështirë si për gjithe shqiptarët e tjerë ,qq kërkonin një jetë me të mirë në Kryeqytet, aty ku thurreshin plane dhe intriga, pro dhe kundër. Autori e sodis mendjen , se si Petroja kaloi shumë stade, shkollë, Spanjë, në Luftën Antifashiste deri në çlirimin e vendit, fillimi I kolektivizimit në fshat, ku nën kërbaçin komunist prona u tjetërsua , duke patur si zot Shtetin , si në kohën e Perandorisë Bizantine dhe me vonë atë Osmane.

Petroja mediton midis Po/se dhe Jo/se., por ajo Jo kushtonte shumë më tepër në një kokë, ku hanxhari i Partise do kosiste të gjithë ata që nuk ishin dakort me këtë kolektivizim të skajshëm.Petroja , shkrimtari, gazetari dhe intelektuali e bluante në mëndje, por dalja hapur do kishte pasoja, siç pati me vonë, nga intrigat e kulisave të pushtetit komunist.Ajo valixhja prej dërrase, me kujton me nostalgji, kohën kur unë në fund të viteve `60 do ti drejtohesha auditorëve të Arsimit të Lartë, duke e ruajtur si një relikte të gjallë. Edhe tek pjesa Shpetimtari ,Petroja si njeri human, nuk përfilli asgjë për të shpëtuar një të Ri të panjohur, nga mbytja në Liqenin Artificial.Vërtet të gjithë pyesnin kush është Ky? Dhe ky serbes ”Jam nga Dhërmiu i Himarës”. Tek KOHA kemi nje monolog, midis Dhimitrit pensionist, ku jeta e ka dënuar duke humbur bashkeshorten e tij dhe varrit të poetit Petro, një varrë që gjithmonë gdhihet e ngryset me lule, vërtet një monolog , si ato të Sokratit a Diogjenit të lashtësisë dhe kjo sipas shkrimtarit është koha -dorë, koha- Kohë.. Tek sythi i katërt Kostumi Blu, autori është munduar të skalisë disa tipare sa joshëse aq burrërore të Petros, duke e krahasuar me “nje kalli gruri të rënduar, që mbante kokën poshtë” Mësime dhe vetëm ato.”Po ashtu autori ka mundur të gdhende me daltën e tij portretin e Rebelit, Petro .”Një trup kolloz , flokët e gjata rela, rrëzuar prapa qafe, vërtet rrebelç.Një cullufe i binte mbi balle”.



Eqerem Canaj

Ashpërsi, guxim, një copë shkëmb i pathyeshëm i Maleve Akrokeraune.Sytë e Mëdhenj, tepër të zinjë.Dhe rrudha të thellla, të cilat ashpërsonin edhe me :portretin burrëror.Autori na jep në krah të Petros një bashkëshorte shëmbullore që diti të përballojë, baltosjen nga ish koleg, e mizantrope , për të vetmen arsye, se ishte më i plotë , më i çikës dhe nuk kishte njeri që ti mposhte idealet, që për ato kishin luftuar breza të tërë paraardhësish himariotë dhe që sot ai i mbronte me fanatizmin më të madh.Ky ishte Petrua libertator, me kostum Blu dhe gravatë të kuqe, si: ishin idealet për të cilat luftoi , punoi e sakrifikoi shumë. Tek pjesa KRISA autori shpalos atë gjini krijuese të moshës së tretë, që ndonëse mbi10 vjet në pension, kujtesa e tij hapej e mbyllej si një kasafortë që mbante sekretet e kohëve të kaluara. Ai na jep pasionin e Petros për punë , atë që njerëzit e mëdhenj kanë thënë se “Gjeniu është 99% punë dhe një përqind talent”.Ky ishte Petrua mendimtari e filozofi,ku mbas mesnate fillonte të ndihej tik-taku jo i orës, por i makinës së vjetër të shkrimit ,atë makinë që sot kujtohet e nderohet si gjë e rrallë.Po ashtu na kalon para syve Valixhja e vjeter, por shume nostalgjike, se ajo nuk kishte thesarin e floririt të, Aleksandrit të Madh, thesarin e Teutës , apo të Ali PashëTepelenes, por thesanin e dijeve të kyçur në këtë valixhe me mentesha të ndryshkura nga koha, ashtu siç u ndryshkën dhe vidat e diktaturës 50 vjeçare , një nga një…Nostalgji. Per stilografin e falur nga ish aleatët tanë ruse… Tek pjesa Kundër Rrjedhës autori na jep lajmin e trishtë, se Rebeli kishte pushuar mbi tastjerë e makines “Oliveti”, na çon në netët e gjata të regjimit komunist ku u pushkatuan dhe u internuan mbi 23 mije veta, pa faje, po vetëm e vetëm ,se nuk brohorisnin për Salep Sulltanin komunist. Në ferrin e diktaturëst, pas torturave të xhelatëve, tërhiqeshin zvarrë, I ngarkonin mbi një karrocë, deri në Breg Lumë, i radhitnin, i sharronin. Dhe trupat e përgjakur skuqnin lumenjtë e përrenjtë tanë..Kjo ishte odisea me e dhimbshme e cila shënonte plagën më të pashërueshme, të viteve të pasluftës, edhe pse mizorisht trumetohej për “një botë të re”. Arrestimi dhe burgosja prej tre vjetësh, suvejimi, heshtja e kolegëve, ndalimi i botimeve të tij, persekutimi i familjes së tij, dhe qëndrimi dyfytyshësh i Kryeministrit Mehmet Shehut dhe kolegëve të luftës e të punës, intrigojnë poetin për ta përkufizuar diktaturën si një kuçedër që nuk ngopej me gjak .Këto kujton poeti tani që dora e shkrimtarit, poetit, luftetarit të orëve të para , ngeli mbi tastjerën e Olivetit. Këtë roman qe do ta cilesoja te parin ne llojin e vet, u ftojë ta lexoni. Ky roman na tregon se e kaluara e afërt dhe e sotmja demokratike duhen marrë në unitet me njera- tjetrën si hallkat të të njëjtit zinxhir. Ta studiojmë të kaluarën për të nxjerrë mësime, që të mos biem në batakun e saj dhe të shikojmë kah se ardhmes evropiane, larg mllefeve , për të ndërtuar një shoqëri pluraliste ashtu siç e donte dhe e ëndërronte, poeti Rebel Petro Marko.

Docent: Odise Çaçi Vlorë, më 26 prill 2020

35 views1 comment

1 Comment


Eqerem CanajTe falenderoj, me respekt te vecante!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page