Shkrimtarë
Fatmir Terziu
…të gjithë ata shkrimtarë aty, këtu dhe atje, … dhe për çfarë folën?!
Le të shohim…
mirë, pra, mirë:
…ka shkrimtarë që kurrë nuk folën për askënd, përveç vetvetes.
… është dhe shkrimtarja, e cila kishte djegur gishtat e saj me derdhjen e dyllit të shkrirë të qiriut për hijet e të shkuarës në gishtat e saj, ndërsa po shikohej nga macja e saj. Syri i keq!
… ekziston edhe shkrimtari që zotëronte një bub. Emri i tij u bë i njohur një pasdite kur shkrimtari nuk ishte në shtëpi. Bubi u soll i tërbuar rreth shtëpisë duke ndjekur një molë, që ia kishte brejtur trarin e çatisë, që nga dita e parë e krijimtarisë së tij. Kjo shkaktoi shqetësim të dukshëm për fqinjët, të cilët dëgjuan bujën të zgjaste për një orë, ose ndoshta më shumë. Ah mirë …, fundja do të shkruajë një libër tjetër.
… u mirrëgjend në letra dhe gazeta edhe shkrimtari, i cili filloi të eksperimentonte me një makinë ëndrrash, por ndaloi duke ndjerë praninë fizike të trurit të tij brenda kafkës së tij, me peshë të rallë dhe kuptoi se e kishte tmerrësisht të gjallë!
… u zbulua edhe shkrimtari, që bëri të njëjtën gjë deri në flakjen e lapsit dhe letrës. Përveç se vazhdoi dhe u gjend i mërzitur me veten e tij, gjithësesi pas një kohe, një herë u kujtua të shkruante një perlë.
… doli në faqen e parë të gazetës më të madhe letrare edhe shkrimtari, i cili shpërtheu përpara një reagimi ndaj një thirrje telefonike që detajonte një tragjedi aty pranë rrugës së tij, që përfshinte dy makina + një kamion (dhe një djall ligji, por shshshshsh) hidhërimi ishte pjesë e kësaj performance, por edhe duke ditur se ai mund të ketë qenë drejtpërdrejt përgjegjës për përplasjen (si do të shkruante ai për këtë përplasje, kur nuk ia dinte biografinë shoferit).
… ekziston dhe shkrimtari që përjetoi më të mirën e jetës së tij pa as edhe një kontakt të vetëm fizik me hijen e vet!
… doli në skenë edhe shkrimtarja, e cila u bë e njohur nga kafshimi i thonjve të saj, deri në pikën që i duhej të shihte shtresat me manakyrë.
… edhe shkrimtari, i cili bëri kërkesë për divorc, pasi zbuloi se e dashura i tij kishte kapur infeksione (dhe vetëm pasi e kishte mësuar nga tregimi, që kishte shkruar ai vetë në ëndërr).
… dhe shkrimtari, i cili kishte një hobi për të bërë fotografi të abazhurëve me cilësi të ndryshme, mosha, madhësi dhe që emetonin ngjyra ndonjëherë shumë ekzotike nga llamba që nuk ndizej asnjëherë brenda.
… dhe shkrimtari, që nuk u largua kurrë nga qyteti i tij, për shkak të një frike paralizuese të udhëtimit.
… dhe shkrimtari, i cili u miqësua me një shkrimtar tjetër, i cili ishte në miqësi me dikë tjetër (siç ndodh zakonisht).
… dhe shkrimtari që ndërroi jetë dje.
…dhe shkrimtari, që do të ndërrojë jetë nesër.
… dhe shkrimtari që admironte punën e shkrimeve dhe u përpoq shumë të ishte si shkrimi i shkrimeve, duke u vënë në rrezik të atyre që ishin përreth tij, larg shkrimit të shkrimeve.
… dhe shkrimtari i cili nuk ka dërguar mesazh në familjen e tij. Ai prej disa muajsh vazhdon të pyesë veten pse nuk është në gjendje të dërgoj mesazh. (?!)
... dhe shkrimtari i cili kishte këngën e preferuar atë të bulkthave, megjithëse në realitet ajo kurrë nuk ishte kënduar ndonjëherë në atë derë (e lëre më të njihte sojin e bulkthave) dhe shpesh bëlbëzonte si bulkthi, këngën e tij si i dehur, për të bindur veten se gjithçka do të ishte në rregull.
… dhe shkrimtari që kurrë nuk e dinte, se ishte shkrimtar dhe kurrë nuk shkruajti asgjë në jetën e tij, por do ta kuptonte me një fjalë, nëse do ta bënin të tjerët të madh!
… dhe shkrimtari, i cili muajin e preferuar e kishte Shkurtin, ditë të preferuar të shtunën dhe kohën më të mirë të ditës, atë rreth orës 2 pasdite.
… dhe shkrimtari, i cili nuk i ka shkruar kurrë fjalët e fundit, ose nuk i ka dëgjuar askush jashtë dhomës së tij të izoluar, ku gjithnjë dëgjohej vetëm një britmë: „Ndihmë!“. Këtë e kishte shkruar më në fund vetë në një paketë. U lexua si poezi e radhë në përcjelljen e tij në varr.
… dhe shkrimtari i cili jetoi në të vërtetë vetëm tre blloqe larg penës dhe librit. E kishin zënë ethet e Dimrit.
… dhe shkrimtari i cili mbeti qesharak. Imagjinar. Gjithnjë shkruante për një kafaz të madh papagajsh, që mendonte se do të bëhej film, për t'u parë nga ju.
…dhe shkrimtari që bëri disa nga të përmendurat më lart (nuk do t'i them se cilat, në fakt).
…dhe shkrimtari që shkruajti për të gjithë këta shkrimtarët e tjerë (ai, Ai, ai…, ah Ai).
… dhe shkrimtari, që mund të lexojë të gjithë këta shkrimtarë të tjerë (Ju, ju, ju, Ju…).
Po në fakt a mbeti ndonjë shkrimtar aty, atje, këtu?
Krijim fort i këndshëm në një tjetër profil të z.Terziu. "Shkrimtarë "-portrete të
idiotësisë, budallallëkut, kotësisë, delirit…. skicuar me shpejtësinë e rrufesë plot humor
e mënçuri. E qeshura, në këtë kohë pandemie është "solfato" mjaft e efektshme. Ju
faleminderit e qofshi kurdoherë me shëndet të mirë. K.Gjergji.