Shkrim me një filozofi të hollë


Shkrim me një filozofi të hollë


Lela Dardha Kokona


Për mua ky shkrimi, apo tregimi, „TË NA RROJË BANANJA!“ i shkrimtarit Fatmir Terziu është një shkrim me një filozofi të hollë. Gjithkush e lexon sipas syrit të tij, sipas këndvështrimit të tij që ka për jetën. Është një goditje për fjalëshumtët që nuk mund të kenë një mendje të qëndrueshme, që nuk e injorojnë të keqen.

Zemrat e tyre nuk i prek ky shkrim pasi janë njerëz që nuk kanë vlerë, nuk dinë të zotërojnë veten nga pandershmëria. Ndërsa për ata që janë numër i vogël i të heshturve, i të pagojëve është një vuajtje e madhe në heshtje që çuditërisht i durojnë në heshtje edhe se dinë të shohin e të dëgjojnë këto padrejtësi që ata bëjnë.

Këto virtyte i kanë rrënjët te ndershmëria, karakteri po ashtu i edukuar në frymën e jetës që po e durojnë padrejtësinë, ligësinë ,atë natën e shpirtit siç quhet. Duket qartë se fitimi i së keqes po rëndon mbi të ndershmit. Ajo që na nevojitet realisht është shumë e shtrenjtë, por pa dinjitet është e pamundur të ecësh përpara,por shpresa bën të luftosh me penë pareshtur duke gjetur aty ngushëllimin.

Sytë tuaj profesor shohin djallin sesi vrapon harbuar dhe prisni i pashpresë se kur do ta thyejë këmbën ai, apo kur do të rrëshqasë kjo kohë për të ndritur një rreze shprese.

30 views0 comments

Shkrimet e fundit