KRISTO ÇIPA
“MJESHTER I MADH”
Dhe pak orë e mbushet një vit i boshtë pa LEFTERIN. Ti ike por na ke lënë aq shumë sa do të kalojnë breza dhe mrekullitë e tua artistike, folklorike, historike dhe filozofike do t’u prijnë në ballafaqimin jetësor të genit dhe identitetit tonë. Edhe atje ku je flamurin ke për ortak.
Po ti rinis vargjet e këngës që grupi ti këndoi ty o këngëkrijuesi i pafund.
SHKONI BREZA MERRNI DRITË
Ulet flamuri në gjunjë
Lutet:- Poet hape dheun!
Mbi supe do t’a marr unë
Siç më mbajte sipër kreut
Poet i këngës së re
Shtyje dheun, dil më këmbë!
Qëllo vdekjen me pëllëmbë!
Bëje ashtu siç ke thënë!
Eja të na gjesh në këngë!
-Mos lotoni o të gjallë!
Na thua me përmallim
Se unë roj te këngë e bardhë
Në zemër të kombit tim
Kur flakë e zjarrit mbërdhinte
I kish ikë Zeusi, Çikës
Gjaku i luleve zu shkrinte
Nga vargjet e Lefter Çipës.
Poet i këngës së re
I ndizej flaka mbi penë
E mbushi jetën me zëra
Ëngjëjt të gjithë sa qenë
Erdhën kënduan te kënga
Djem e vajza polifonë
Këngën që e njohu bota
Lefter Çipës në çdo kohë
Do t’ja këndojnë tek koka
Nga yll i dëshirës linde
Për merak të Labërisë
Bijtë e këngës perëndive
Në Pilur e kanë selinë
Bilbilat e këngës së re
O ju male, lule, gurë
Lisa që nuk flini gjumë
Na mungon mes nesh një burrë
Ka vajtur e puth flamurë
Nënë e kokës Shqipëria
Të thotë poet falma lotin
Do nga djepi djem si tya
Lefter Çipa “Nderi i kombit”
Shkoni breza merrni dritë
Nga dheu ku fle poeti
Këngën t’a doni si sytë
ATDHEU- është amaneti
Comments