Personalitet i padiskutueshëm i futbollit shkodran e shqiptar, lojtar i Klubit Vllaznia dhe Kombëtares Shqiptare, trajneri më i suksesshëm i Kombëtares së Shpresave të Shqipërisë, kampion, legjendë, i papërsëritshëm.
Rragami ka një jetë të mbushur me suksese në futboll dhe qytetar model, gjithmonë duke dhënë maksimumin, modeli i sportistit dhe udhëheqësit sportiv, ndërsa do të mbahet mend edhe si lojtari që detyroi UEFA-n që të vendosë një rregull të ri për gjuajten e penalltive: “Një futbollist nuk mund të gjuajë më shumë se një goditje”.
Legjendat si Zani, nuk vdesin kurrë! Ato janë pjesë e historisë së Shkodrës, sportit, futbollit shqiptar dhe e secilit prej nesh që i kujton! Ato janë modele për tu ndjekur!
Ngushëllime familjareve dhe miqve!
Comments