SABIHA KASIMATI Nga Luan Çipi E vranë pa asnjë fakt, Dhe pse ishte shkencëtare, E pushkatuan pa shkak, Thjesht, për ndjenja kundërshtare! Ajo, lindur në Adana, Prindërit Libohohovit i pati Emrin e kish Sabiha Dhe mbiemrin Kasimati. Kreu shkollën në Itali, Fitoi për peshqit zanat, Studioj për Iktiologji, Shkencëtarja e pa fat. Në Institut - asambliste, Botuese veprash madhore, Inkursione si sportiste Në dete e ujëra tokësore. Në vend, fryn era lindore, Ajo, ide liberale Zemër, shpirt- perëndimore, Inspirime atdhetare! E arreston Sigurimi, Pretekst “bomba në Ambasadë” Dhe pa gjyq u dha vendimi: “Pushkatim”, qysh atë natë! Koha ndërroi, sërish gjykime: “Martire Demokracisë”, “Nderi i Kombit”, dy vendime. Triumfon fryma e Lirisë! Tiranë, më 01.11.2020
top of page
bottom of page
Comments