
Thani Naqo
Në djall kostumi e fustani i bardhë, me duhet një gjerdan. Në dorën e saj më të bukurën unazë,.. Ah, s'kam flori një gram!
Rrokulliset Hëna nëpër kodrina, diku ajo ka ngecur! Hajdutshe e ndjek, qiellit iu kacavira, e Hënën e ngjesha nën sqetull!
Pllaq-plluq në errësirë, s’ dua t'ia di, i pasur jam këtë natë. Nën sqetull shtrëngoj Hënën e verdhë flori, shkel pellgjet si dhëndër i prapë!
1981-2021
Comments