top of page

Shkallët...

  • Aug 21, 2020
  • 1 min read

Ledri Kurti - Kraja

Tregim

ëndrra e tij qenë Shkallët. Ashtu me vete, krijonte imazhin gjeometrik të tyre. Çuditërisht, konstruktonte, shkallë në mendje, por këmbët e tyre, gjithnjë shfaqeshin larg njëra - tjetrës. Largësia ndërmjet, ishte e barabartë vetëm me KURAJO. Kurajo, për gjithçka mund të ndodhte në ngjitje e sipër, e kurajo për tërheqje të ekuilibruar të këmbës tjetër, të ngelur pezull.... Kurajo më në fund, për t'u ngritur në këmbë, në lartësinë e re!

Njëkohësisht bashkë me këtë, të kesh guxim të shohësh pa frikë poshtë teje, vendodhjen tënde të parë... Kjo thjesht, sa për të kuptuar e shijuar suksesin e arritur, pa kërcyer Urraaa... mbi të, se, ja: U rrëzove...!

Shtator 2000

1 Comment


sotir.mimi
sotir.mimi
Aug 21, 2020

Xing.

Një tërheqje vëmëndje për të gjitha kohërat të cilin e mban në këmbë si tregim, (domethënë mbi . . ., Shkallë, paralajmërimi "Se ja: u rrëzove . . . ?!?

Urime autores për . . ., ngjeshjen e mendimit! / Xingografia!

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page