SHKЁLQIMI I BLUZAVE TЁ BARDHA


Qerim Skenderaj

(Homazh)

Në të gjitha luftrat që janë zhvilluar më parë, vetëm mjekët nuk prekeshin. Si rojtarë të specializuar të jetës, mbroheshin me ligj për të shëruar e shpëtuar jetë në të dy frontet armike. Madje ka ndodhur shpesh që të mjekonin e rikuperonin edhe ushtarë të palës kundërshtare. Janë ndjerë gjithmonë të respektuar e të lirë për të ushtruar profesionin e tyre humanë.

Lufta që ka nisur këtë pranverë, nuk ngjanë fare me të tjerat. Madje është krejt e ndryshme edhe brënda llojit të vetë. Si lufta e tretë në shkallë botërore, ka veçori e karakteristika të panjohura, armik të padukshëm, befasi të plotë, zhvillohet në një shoqëri të papërgatitur për t’i bërë ballë. Ashtu siç erdhi, e paparashikuar, po ashtu shtronë edhe disa pyetje që ende nuk kanë marrë përgjigje: Pse Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e izoloi Kinën? Pse nuk mori në kohë masa mbrojtëse për përgatitjen e maskave, dorezave, aspiratorëve? Pse nuk ndaloi në kohë qarkullimin e lirë të njerëzve që mbartnin mikrobin? Mund të formulohen edhe shumë pyetje, por qëllimi i këtij shkrimi nuk është ky. Koha vetë do të shtrojë të tjera, dhe shkenca do të përgjigjet.

Kjo luftë, ndryshe nga të tjerat, vë në shënjestër njeriun; pa dallim feje, race, ideje, nacionaliteti, madje edhe pa dallim moshe. Ka pushtuar të gjithë kontinentet dhe “ha” njerëz të pafajshëm çdo ditë. U fol sikur do të ndante nga jeta vetëm njerëz të moshes së tretë, dhe shumë pakë nga moshat e tjera, të cilët kanë probleme të mprehta shëndetësore. Për fat të keq, statistikat e vdekjeve përfshijnë edhe mosha të reja, deri edhe foshnje në barkun e nënës. Eshtë treguar katërcipërishtë se armiku është barbarë, i pangopur, i pamëshirshëm! Arma e vetme në duart e njeriut është mbrojtja, aq sa mund të shërbejë ajo, ndaj një armiku të padukshëm që gjëndet kudo; në trupa njerëzish, në ajër, në tokë.

Luftëtarët e vërtetë, të vendosur në vijën e parë, shpesh edhe të rrethuar nga krahët e shpina, janë punonjësit e shëndetësisë; mjekë, infermierë, sanitarë, i gjithë personeli spitalorë, veshur me bluza të bardha. Pala tjetër, ajo që ka shpallur luftën, jo vetëm që nuk i respektonë siç janë rregullat e luftës, por i ka vënë në qendër të goditjes, në rrethim të plotë, për të zhvlerësuar të vetmen armë, e cila mund t’i shkaktojë vdekjen e t’i heqë çdo mundësi për të ekzistuar në të ardhmen. Lufta zhvillohet e rreptë. Jeta dhe vdekja janë pranë e pranë. Vdekja e veshur në të zeza, nuk duket. Jeta e veshur në të bardha, shkëlqenë. Shkëlqenë jashtë e brënda. Shpirtin, zemrën, buzëqeshjen e ka të bardhë si përparsen. Vdekja e di se shkëlqimi i saj është verbues si rrezet e diellit, të heq dritën e syve e të lë në errësirë. Nga përvoja e luftrave të shkuara ka mësuar se e bardha ka fituar jo vetëm ndaj të “zezës”, por edhe ndaj të “kuqes”, prandaj ka marrë masa të tjera, më të forta. Gjithë jeta u çarmatos dhe u izolua në qeli, aty ku s’ka as dritë, as diell. E nxorri jashtë luftimit, për t’u përqëndruar në një front, ku janë vendosur bluzat e bardha. Armën e sulmit e ka prodhuar pa formë, pa përmasa, pa ngjyrë, me të vetmin synim, të mos reflektojë e zbulohet në shkëlqimin e të artës diellore. Ka menduar: Një grusht bluzash të bardha, sado të ndritshme e të pajisura me dije shkencore, nuk mund të përballet me një armik të sofistikuar, të padukshëm, prezentë aty ku s’e pretë e kur nuk e pretë.

Pikërisht këtu ka gabuar projektuesi i armës. Edhe pse nëpërmjetë befasisë arriti të shuaj shumë jetë në të katër cepat e globit, ndeshja me bluzat e bardha vazhdon e ashpër, e pamëshirshme, e paepur. Një kacafytje e tmerrshme, trup më trup e dhëmbë për dhëmb.Pamëshira luftonë me ndjeshmërinë, urrejtja me dashurinë, e liga me të mirën, vdekja me jetën. Asnjëri nuk lëshonë pe nga pozicionet respektive. U duk sikur armiku krijoi një epërsi të lehtë, sepse ia doli të shuaj disa jetë nga bluzat e bardha, por nuk arriti të shkaktoj panik. Përkundrazi, spikati edhe më i fuqishëm solidariteti njerëzorë internacionalë, uniteti dhe forca karakteriale e ekipeve, guximi krijues për të shpëtuar njëherë e përgjithmonë nga kjo farë e keqe që mbjellë vdekje mbi jetët e shëndosha.

Të vetëdishëm se luftojnë në një fushë të minuar me mikrobin e vdekjes, se një gabim apo pakujdesi kushtonë shtrenjtë për pacientët dhe për vetë jetën e tyre, janë bërë më të vëmendshëm, më të kujdesshëm, më të përgjegjshëm, më të mençur. Kanë përsosur metodat dhe mjetet e luftës për të ulur vdekshmërinë dhe dhe për të prerë rrënjët e mikrobit vdekjeprurës. Ka dhe një arsye tjetër, shumë të fortë, që ua shtonë më shumë vullnetin, u mrehë pasionin, për të qënë në lartësinë e profesionit, të cilin e kanë zgjedhur vetë, si njerëz që e dashurojnë jetën më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ata janë prindër, nëna dhe baballarë. Kanë familje, fëmijë, kanë të shtrnjtët e tyre, që i kanë futur në merak të dyfishtë: rrezikojnë veten, por rrezikojnë edhe ata. Me punë e përkushtim të pashoq, me trimëri e guxim të paepur,me dashuri të kulluar për njeriun dhe jetën e tij, ia kanë dalë ta frenojnë sulmin barbarë të armikut. Bluzat e bardha kanë marrë një shkëlqim të ri. Njerëzit, kudo që janë, luten për ta, u dhurojnë buzëqeshje, duartrokitje, u dedikojnë vargje, shkrime, u këndojnë këngë. Përkulen me ndjenjën e dashurisë e respektit më të thellë përpara tyre.

Ata janë heronjtë e vërtetë të luftës, janë shpëtimtarët e jetës mbi vdekjen, janë modeli më i përsosur i ndjenjës humane. Po bëjnë histori të bukur dhe me siguri do të kurorëzohen si bijë të jetës dhe të dritës së bardhë. Për ta do të shkruhen libra, do të luhen filma, do të kompozohen simfoni, do të tregohen e botohen ngjarje rrëqethëse, do të ngrihen përmendore. Të gjitha do të jenë të bardha si bluzat e tyre, si shpirti, si buzëqeshja, si vetë vepra që gdhendën dhe i dhanë dritë në peridhën më të zezë të ndeshjes jetë – vdekje. E ardhmja do të jetë e tyre. Ajo që do të varroset njëherë e përgjithmonë do është kjo epidemi, e cila na vrau, na burgosi, na ndau nga njerzit e dashur, na shkaktoi dhimbje e lotë, por nuk na mposhti dot! Bluzat e bardha shkëlqyen e po na dalin për zot!...

Qerim Skënderaj



55 views

Shkrimet e fundit