Shkëlzen Halimi: MËNGJESI
- May 7
- 1 min read

Sa të bindem se nuk jam në ëndërr
do të vij e do të marr për dore
e do kërcejmë mbi zjarrin e dhimbjeve tona
e nën pemën e heshtjes
do t’i shikojmë yjet se si shuhen
Pastaj do të ngjitemi
në majën më të lartë të pikëllimit
e do ta shohim mjegullën
tek ulet mbi shtëpinë tonë të vizatuar
dhe lotët që rrëshqasin
mureve të dhimbjes
Do të vij sapo mëngjesi ta hapë derën...








Comments