Shkëlqim Hajo: SPARTAKU NË URËN E KARDHIQIT
- Jul 31
- 1 min read

- Sot, nisi rrugëtimin libri i ri: "SPARTAKU NË URËN E KARDHIQIT"
(Me tregime satiro-humoristike);
- Botim i Shtëpisë Botuese "NERAIDA"me drejtues shkrimtarin, poetin dhe përkthyesin e përkorë, Jani Malo-
(Nga dialogu me Janin nje ditë më parë):
Jani: -Çimi, Urime! Mua më pëlqeu...!
Unë: -Faleminderit, Usta!
Jani: -Të gjithë miqtë, patriotët, kureshtarët dhe dashamirët e tu, tani në Tiranë , "SPARTAKU" i pret te libraria qëndrore "Adrion" në Pallatin e Kulturës në zemër të Tiranë.

-Po edhe me telefon te "Neraida": 069 207 1483, dhe, fap, e marrin librin...
Jani (përsëri): - More mirë me kryeqytetin, po andej nga jugu, si mund ta gjejnë, nuk më thua, se tani, nuk është më as mikun ynë i lashte e i paharruar, Hyskë Borobojka që endej viseve tona me motoçikletë, ditë-natë!...
Unë:- Po ç'të them: Në Sarandë, psh, e gjen te librari "Tonea" te rruga "Skënderbeu" dhe njësia "Kançeleria" kryesore, në lagjen 3...
Jani: - More byrazer., po në Gjirokastër, bre? Nuk më thua, ku?
Unë: -Po ajo dihet : Te libraria , në "18 Shtatori", te Lili Zeka....
Për qytete te tjera, një herë tjetër, Kapetan!
- MIRËNJOHËS, stafit të Shtëpisë Botuese, emërmirë, "Neraida", për punën e paqtë e plot shije!
(Shënim: Fotoja e dytë, ajo ne raft me libra, është dora e usta Jani Malos...)








Comments