top of page

SHENJA JEMI, DY GURË VARRESH…


NJË POEZI NGA MYSLIM MASKA

SHENJA JEMI, DY GURË VARRESH…

Vizitoi shtëpinë e Zotit

Për ca minuta

Muhameti

Kur u kthye, disa breza

Ishin fshehur,

Dot s’i gjeti…

U habit, dhe për një cast

Shtrëngoi tëmthat,

Fërkoi sytë,

Mendja bridhte universit

Shpirti vuante

Tragjeditë…

Ç’ tragjedi! Kur brengë e hall

Në vetë jetën

Janë shkrirë.

Ma merr zemrën në dorë vallë

Dhe t’ia shohësh

Çmenduritë?

I sheh veç Krishti,

Muhameti.

Shënja jemi, dy gurë varresh.

Ç’ duhet bërë

E dinë shenjtët…


29 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page