top of page

SHEMBULLI POZITIV I MBRETËRISË


Vullnet Mato

SHEMBULLI POZITIV I MBRETËRISË

Nuk jam fare simpatizant i monarkisë,

as i socializmit klasor të proletarëve,

por e vërteta e qeverimit të Shqipërisë,

duhet bërë e qartë, para shqiptarëve:

Mbretërinë këtu e stigmatizuan partitë,

ndonëse në dhjetë vjet bëri rrugët rurale,

ngriti shtetin, ndërtoi gjithë ministritë,

çeli shkollat dhe të famshmen Normale.

Rrogën më të madhe, ia dha xhandarit,

të mbante rregullin, i vetëm në krahinë,

pas tij, florinjtë ia pagoi arsimtarit,

të çonte në male bukurshkrimin, diturinë.

Vlerën e lekut, të atij shteti të ri,

nuk e arriti më pas, asnjë sistem tjetër,

asokohe blihej, me një napolon flori,

një kuintal grurë, me një copë letër.

Zgjidhej ministër, i diplomuari jashtë,

punës i gjendej njeriu, jo njeriut punë.

S’bëhej administrata mullar me kashtë,

ku s’gjen gjilpërën, që qep halle shumë.

Përsosi ligjet e forta të mbretërisë,

me shëmbëllim identik ndërkombëtar,

bëri të zbatuar, çdo nen të drejtësisë,

me kushtetutën e parë të shtetit shqiptar.

Hajduti e krimineli, vareshin në litar,

te trekëmbëshi ngritur në mes të sheshit

dhe thirrej gjithë populli, për t’i parë,

që t’i bëhej mësim, çdo syri e veshi.

Të mos vjedhë tjetri, thesarin prej ari,

të dalë nga hekurat, të vjedhë sërish;

Të vrasë një skuadër policie, vrastari,

t’i hiqen prangat, t’i shërbejë bashkisë.

Të mos përdhunojë vajzat plakaruqi,

duke qenë punonjës brenda në shkollë,

të heshtin mure e kolona, vet drejtuesi,

derisa të zbulojë veten, gjarpri bollë...

Ne jemi të gjithë, për demokracinë,

për erën e lirisë së plotë Perëndimore,

por jo pas Kanunit, të kemi Babiloninë,

rrumpallë, në troje traditash arbërore!...

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page