top of page

SHEJTANËT


SHEJTANËT

Ideal Serjani.


Thonë se shejtanët të frikshëm janë,

Sa ? Jo ditën, por dhe natën në gjumë,

Në mulli, në përrua, limerin e kanë,

Nuk ecin udhës, ndaj u thonë “të paudhë”,


Pleqtë lodheshin, s’ishin të ngeshëm,

Dhe kur s’u mbante më grepi i kandarit,

Na flisnin me inat, se ishin të ndjeshëm,

- Të martë i paudhi; gjëri i djallit !

-

Ah pleqtë tanë, pleqt’ e vjetër,

Nuk donin t’ia përmëndnin emrin shejtanit,

Qenë të pastër, të ndjeshëm, me sedër,

Të pashkës, bajramit, ramazanit.


Sa qenë shënjtorët, burra, shënjtorë,

S’bëri udhë Juda, Jezit’ i Shamit,

Çdo gjë qe e pastër, e bardhë si dëborë,

Të Jezusit, të Krishtit dhe të Islamit.


Shejtanët rrinë shtrëmbër.

Dhe u ka lezet,

Hunda, buza, biçimi dhe mustaqja,

U kanë “lezet” ato që kanë ibret,

Cipa, të qeshurit dhe faqja.


Thonë që shejtani është i nxirë,

I përçmuar, maskara, bie erë,

Jo ! Shejtani është kaq “i mirë!”

Sa çdo ditë më “i mirë” bëhet përherë !


Dhe shtriqet çdo ditë në kolltuqe të buta,

Hap këmbët, krahët dhe buzët shallapate,

Dhe verën Shampanjë të Francës me “Upa”,

E kthen me fund me gratë spitullaqe.


Dhe prit ti, o popull, fajde nga këta,

Që janë të shumtë, rreth e rrotull e afër,

Si nga këta dhe ata më tutje,

Sa lajkatarë, aq dhe satrapër.


Eh, sa shejtanë dhe me sa damarë !

Që zhvillohen si rrushkulli, nëntokë.

Nëntokë janë pa gjëmba, të bardhë,

Nepërka, kobra, kur nxjerrin kokë.


Nxirrini nga rrënjët të gjithë shejtanët,

Të paudhësive, të përroit, të mullirit,

Toka duhet të ushqejë shënjtorët’

Dhe jo të bijtë e Qafirëve të Qafirit.

39 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page