top of page

Shegët


Shegët

Nga Fatmir Terziu


Shegët në panoramën e murit janë duke pritur për penelin.

Peneli është një blerje e paketës së pikturimit,

qime të butë, bisht të lëmuar dhe

gjatësi të paracaktuar nga fati i kutisë. Çdo lëvizje

kryhet nga memorja me një shportë plotë kokrra prore

që peneli i (zh)vesh nga mbulesa e tyre natyrore.


Kokrra të kuqe, të qelqta për sytë dhe

shkërrmoqja që derdh një lëng

me një shije që para se të provohet nga goja

intimidon në tëmth.


Lëngjet bëjnë lëvizjen e rastit:

„Mos na shfajësoni, na mendoni dhe neve,

na bëni të kujtojmë,

jemi pjesë e jetës suaj

memorje

mos harro

se më ke borxh diçka."

„Oh, po.“


Çdo lëvizje është e njëjta gjë e vjetër.

i sillet vërdallë kanavacit

lyen, boja e ngjyer e tij. Kokrizat

fillojnë të shijohen për vlerën e tyre.

Disa nuk do të ndahen nëse nuk shkon peneli

në sqimën e syve.


Trupi i penelit, një thupër e jashtëzakonshme,

një stilim i ri dhe i pastër

i cili kishte shpenzuar disa muaj duke u prerë nga bastuni,

që goditi tri herë me forcë mes degëve

trumën e shegëve.


Truma e shegëve ku ai goditi nuk ia arriti objektivit

dhe kokërzat janë derdhur instiktivisht në telajo.


Këto gjëra nuk duhet të ndodhin, në këtë stinë,

thotë mendja ime e ngulur në këtë panoramë,

duke shkërrmoqur shegën time në tavolinë.


Ky penel marshon me të njëjtin ritëm të vjetër, tutje vjeshtës.

Panorama e murit quhet „Persefoni dhe kokrrat e shegës“.

10 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page