Nga Skënder Sadri KAPITI
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë i kanë ndihmuar e përkrahur sinqerisht shqiptarët dhe Shqipërinë dhe u janë gjetur shqiptarëve pranë në momentet më të vështira historike.
Për këtë dhe prandaj shqiptarët u janë mirënjohës atyre dhe janë kombi më proamerikannë Botë. Por më pak të besueshmit e më pak mirënjohës ndaj SHBA-ve janë treguar politikanët shqiptarë. Kjo pasi atyre u ka interesuar gjithmonë interesi personal, paraja, pushteti, përfitimet, korrupsioni e zullumi dhe nuk u ka interesuar interesi kombëtar dhe as ai pergjithshëm.
Dhe duke qenë të tillë politikanët shqiptarë nuk ka se si të jenë ata as në një linjë me interesin e shqiptarëve dhe as me politikën proshqiptare, miqësore, dashamirëse dhe demokratike as të SHBA-ve.
Pra problem më i madh në Shqipëri janë politika dhe politikanët e pandreqshëm shqiptarë, prej të cilëve nuk janë në hall vetëm shqiptarët por edhe politika e diploamaca e SHBA-ve dhe e BE-së.
Si të tillë: politika dhe politikanët e lartë dhe pushteti në Shqipëri kanë qenë kërcënim për shtetin dhe për sovranitetin kombëtar, dhe si të tilë shumë asish nga ata edhe të shpallur non grata në SHBA janë këcënim edhe për SHBA-të përderisa populli shqiptar është populli më proamerikan në Botë, dhe përderisa SHBA është aleat i madh strategjik i shqiptarëve.
SHBA është shteti më i fuqishëm demokratik në botë, dhe ato kanë meritën e madhe se falë presionit të tyre në Shqipëri u miratua dhe ka filluar nga funksionimi VETING-u si kryereforma mëse e domosdoshme dhe jetike për shqiptarët dhe për reformimin dhe vënien në funksionim të ligjit, të shtetit e të demokracisë shqiptare, për sundimin e ligjit dhe për dekriminalizimin, pastrimin e VETING-un e politikës shqiptare
SHBA është shteti dhe aleati te i cili shqiptarët kanë besimin dhe shpresën më të madhe dhe jo te politika dhe as te politikanët shqiptarë, prandaj është edhe e pranueshme, e justifikueshme por edhe publikisht e admirueshme që Ambasada e SHBA-ve të jetë më aktive dhe më e drejtëpërdrejtë jo vetëm në këshillime e konstatime por edhe në veprime madje edhe rrënjësorë në pastrimin dhe në dekriminalizimin e thellë të politikës shqiptare prej politikanëve me rekorde krimi, korrupsioni dhe tradhtie përderisa shqiptarët nuk janë në gjëndje që ta bëjnë vetë këtë.
SHBA duhet të monitorojnë rreptësisht zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në mënyrë që t’i jipet fund një herë e mirë që në parlamentin shqiptar të mos ketë vënd për deputetë të kriminalizuar, trafikantë e përdorues droge dhe as të korruptuar; që të marrë fund procesi i manipulimit të zgjedhjeve nga pushteti, si dhe dhe praktikës së turpshme të shitblerjes së votave; të ndihmojnë më me forcë për pastrimin e politikës shqiptare prej individëve të cilët janë rrezik dhe kërcënim për sigurinë kombëtare, sigurinë juridike dhe ekonomike; për pastrimin e politikës shqiptare prej atyre të cilët e kanë marrë peng shtetin dhe shoqërinë shqiptare; për pastrimin e politikës shqiptare prej hajdutëve,keqbërësve e mashtruesve publik; për patrimin prej atyre të cilët kanë penguar e bllokuar integrimin e Shqipërisë për në BE; për pastrimin e politikës shqiptare prej atyre prej të cilëve shqiptarët marrin arratinë dhe eksodin; për pastrimin e politikës shqiptare prej atyre që ngritën narkoshtetin dhe shtetin e pastrimit të parave të pista.
Pra nuk janë vetëm tre veta që kërcënojnë sigurinë e shqiptarëve por janë shumë dhe ata janë ishët dhe të tanishmit që kanë pasur detyra dhe pozicione kyce në drejtimin e shtetit dhe të drejtësisë shqiptare në këto 30 vite.
Comments