top of page

Shalqini i egër


Shalqini i egër


E mbollëm ne u thamë atyre. E mbollëm enkas. Enkas me forcat e veta. Atje tej. Larg. Mjaft lart në mal. Aty ku dëbora fryhej në janar dhe dehej në gusht. E ai ishte atje poshtë. Qëndronte krenar dhe i egër. Po ata nuk e kuptuan. Nuk e morën vesh se ai mbiu vetvetiu. Mbiu sapo kaloi kufirin dhe e shkeli brezin e butë ariu. Sidoqoftë ata u kënaqën. Shkruan. U bë lajm. Lajm i madh. Kokat e tyre mbetën atje, poshtë nga ngastra e shalqinit. Poshtë në ngastrën e shalqinit, ku rritej shalqiri i egër, vetëm unë dhe vëllai im e dinim. Aty qëndruam dhe me pushkë në krah ndonjëherë. E dinim se ku ishte ngastra e shalqinit, e dinim se ku rritej. Duhet ta mbronim atë. Në pyllin shumë përtej, ku jetonin edhe ujqërit. Po sikur të na e hanin edhe atë që e prodhuam me forcat e veta. Atë pra, shalqinin e egër?



28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page