top of page

Shënim rasti-fati në doren e një çasti


Shënim rasti-fati në doren e një çasti

06.01.2014, zyrë.

Në të vërtetë, deri tani /ora12,05/ kam punuar në plotësimin, redaktimin e asaj që kam shkruar. Jo nga frika e qortimeve të atyre që mund t’u bie në dorë shkrimi, se ata ose nuk do ekzistojnë fare ose kanë një interesim emfizmik për gjëra të këtilla, por nga ndjesia se nga dorë imja nuk bënë të dal një mendim pa mbërrijtur tek një finesë e pranuar.

Në lidhje me shënimin nga data 5.janar, do më duhet të jap një pamje të asaj që me brëndinë e vetë /çuditërisht-në fillet e jetes sime, mjerimi me nxitte të ecën, mjerrimi më ndalonte të eci/, më detyron të përkujtoj personat po dhe pamjet e çapkenërisë sime, të dhëna sa më besnikërisht që mundem. Këte e titullova:



“XAJA IKEN NGA NJË DHE FUTET NË NJË BOTËN TJETËR

Fuqi e fatit që i pazbërthyeshem në të kuptuar trajtohet rastësi, e dashti që: ime ëmë të ishte Naime /lindur në v.1924/, bijë e Zymës /Zymrytit/ dhe e Jahjait nga Gjakova të quajtur me mbiemërin Hoxha sipas paraardhësit të tyre duket Ahmetit të zbritur në Gjakovë nga fund i shek. XIX nga një fshat Hasi. Dhe ky, duhet ta ketë patur babain hoxhë. Jahjai kishte falimentuar ekonomikisht shkaku i dorëzanisë për një shokun /ndofta/ të afërmi të tij, për të mbetur fishkull në një skamëri sketerrike (përkujtojeni romanin “Bliret e Pejes” të Fatmir Terziut botuar rishtas, ngaqë kjo që jipet këtu, është pikërisht periudhë kohore nga viti 1930 deri në fund të shek. XX, dhe bile XXI).

Nuk dij nëse ishte sëmuar nga TBC shkaku i falimentimit fiskal /dorëzani nëpërmjet hipotekimit të patundshmërisë për një huamarje tek një bankë sërbe (mund të ketë qenë filialë banke të Pejes me pronarë Rajeviqet) apo, shkaku i varfërisë ekstreme nga kjo ushqimit të keq. Jahjai, kishte patur dhe një grua tjetër dhe ajo /sipas gojëdhënes nga familje e Bajram Currit, më vonë hero i kënduar në folkkëngë e poezi (të përkujtoj vargjet e Fan. S. Nolit “Shpellë e Dragobisë”), para vdekjes i kishte lindur Muradijen ( dikund në v.1906-8 ngaqë kur ka vdekur në v.1980, kishte patur 74 vite jetë) e cila, në rrethana që nuk i kam mësuar, ishte martuar për Selim Beqën /Beqirin-Nallbanin, babain e Enverit/, në Pejë. Kjo martesë duhet të ketë ndodhur aty nga viti 28-31, ngaqë Enverin e kishte lindur në v.1933 /mars/.

Se si gjërat lidhen sipas një logjike të çuditshme, të pabesueshme dhe kursesi më parë të imagjinueshme: ishte një fuqi që dilte nga logjikë jetësore dhe që shpiente secilin rruges së fatit të vetë. Ndonjëherë bëja pytjen: sa ishte fat ajo që u kishte ndodhur e sa ishte vullnet, dashje e tyre.

Udhëtimet bëheshin me qejzë /qerre dyrroteshme/ e serem, pajton, qerre të thjeshtë katerrotshe dhe udhëtimi nga Gjakova deri tek Peja zgjatte gadi tërë ditën. Më vonë, dukshem më vonë, u vu në qarkullim autobusi me turiderr dhe lehtësoj udhëtimin. Nga Gjermani ishin në të shumtën. Bile, nëpërmjet rruges Shkoder- Ulqin-Podgoricë-Pejë-Gjakovë-Prizren-Ferizoviq-Shkup-Selanik deri dhe në Stamboll e mëpas në Azi Damask, Teheran, deri dhe në Australi/ të përkujtohet këthimi i Abdullah Brahimoviqit i “Blirëve…” nga Australia/.

Nuk dihen rrethanat se si ndodhi ajo martesë, për cilat motive, mësitia, arsyet që kishin mësituar Muradijen ate shtathedhshmën e lartë dhe fytyren e bukur sipas shijes së kohes, ama, ajo u martua në një qytet dukshem me ekonomi më të fortë dhe Vilajetin e Gjakoves të shek. 15-16 kur ajo kishte dyfishin e popullësisë së Pejës, e la m’anash. Në shekujt e shkuar kishte ndërruar ”marshruta” e pushtimeve dhe e pushtuesve (Perandoria Osmane kishte dhënë shpirtë tashmë një kohë/ dhe, Peja kishte zënë një pozitë më të vlerësuar në strategjinë tashmë të ndryshuar (në vend që Perandoria Osmane të jetësojë synimin e vetë- t’i mësyj e shtroj Evropen, Evropa /pikërisht Gjermania që synonte Bosforin e Turqinë/ dhe Rusia i mësynin nëpërmjet Ballkanit Azisë dhe Afrikes shkarazi) dhe e tëra flet se këte qytet pushteti sërbë i kohes në Beograd e trajtonte të dëshirit. Ndofta dhe që ishte pjesë e planit për shtrirje në bregdetin e Adriatikut tek Durrësi shqiptarë dhe urë deri aty. Ndofta…!

Se si një ngjarje, një çast, një cikërrimë, një cifel ndryshon historinë dhe rrugëtimin e një familjeje. Se si imagjinatë e njeriut në përfytyrimet e veta, me ndërhyrjen e logjikes vajten nga vendimet që ndryshojnë për të mirë ose për të keq jetën. Duhej që një hipotekë falimentuese e ftiguese , mu sikur uji që kërkon shtratin e shtrirjes dhe mer trajten e enes e vendin ku shtrihet, të shpie një çamarrok sikur ishte Daja im i Vogël –Rizai (Xaja), me 8,9 ose 10 vitet e tij të përcjellë motren e vetë të Madhe Muradijen për këthim nga Gjakova dhe të hap horizontin për një jetesë tjetërkund dhe tjetërfare për tërë gjeneratat që do vinin. Një çunak t’i bëjë roje sigurie një motreje të martuar. Dhe, duke bërë këte ai çunaki që memzi kishte zotëruar njohuri elementare të shkrim-leximit, të përfitoj ashtu spontanisht, ashtu duke rendur sipas instiktit të ekzistences, dhe t’i hap rrugën grixhes që gadi vdiste urie në Gjakovë, për ta ndryshuar pakëthyeshëm jeten e vetë, jetën e secilit, fatin e secilit.

Në të hyrë të Çarshisë së gjatë të Pejes, në të majtë -dyqani 3 ose 4, aty dikund pra, në veren, ndofta pranveren e v.1928 /ndofta dhe 30 a 31/2/, një çun i gjallë me sy të parehatshëm shikon tejxhamit të dyqanit të këpucarisë me çepenxhe të shtrira nën xhamllëk-pronësi të Mlladeit se si ai dhe punëtori i tij Spirua Boshkoviqit /që të dy sërbë/, bëjnë punët e këpucarisë me shumë diciplinë. “Sikur të më lejohej dhe mua?!” e mendon në vete duke mbledhë guximin që edhe t’ua thot këte. Shkon më tutje, por ky mendim gjithnjë i vret mendjen dhe këthehet ku ishte. Shikon. Shikon Spiruan se si bënë harrnesën e Mlladenin se si vë fytyren e zezë të lëkures së këpuces në këllef druri dhe mahnitet me fuqinë e tyre, shkathtësinë dhe bukurinë e punës. Të futet brënda e t’ia thot dëshirën. Jo? Është e pavend, e pashije, e guximshme e ndëshkueshme. Janë ata përveç tjerash dhe sërbë. Fakt që kishte mësuar poaqë sa sërbishten po, si do ia këthenin ata. Dhe kryemjeshtri e vërejti lakminë në syrin e tij dhe tek qëndronte ai mu para dyqanit, mu tek tehu i tezgjahve, e thirri joshëshem me gishtin tregues. Ky njëherë u drojtë e më pas sa nuk fluturojë.

”Hyn “ ia tha në sërbishten e vetë.

Hyri me nxitim dhe pa mundur as të këthehet e as të ecën më tej, u ngujua mu në midis të dyqanin tek kishin zënë ata dy, njëri një kënd e tjetri -tjetrin kurse përmbi tezgjahet veglat e punës: bizi, kallepi i këpucëve i metalt dhe të tjerët të drujtë, baskiat, biçagu i këpucëtarit, çekiqi, lëkurat me atë earomen e këndëshme mbi raftin(që dhe sot e ndjejë), ngjitësi dhe këpucet e reja e që pritnin mushterinjtë t’i marrin ose ato të harrnuarat, gomat, etj.

” Nga je? e pyeti në të parën. Më pas ” Si të quajnë djalosh” ia tha Kryemjeshtri i relaksuar dhe disi miqësisht.

” Nga Gjakova. Kam përcjellur këtu në Pejë motren e martuar/ Muradijen-Dijen. Jam Rizai po më quajnë Xajë. Xajë i biri i Jahjait i biri i Ahmet Hoxhës”

” Ashtu, a” ia thot kurse ai tjetri-Spirua ngritë kokën e shikon dhe i habitur me vigjilencen e djaloshit jep një buzëqeshje të butë dhe vazhdon me punën.

”Përse shikon nga tejxhamat” e pyet kryemjeshtri.

” Se…” ngadalëson përgjigjen se është i hutuar ”dëshiroj të punoj. Shumë kam dëshirë dhe babain e kam të shtrirë. Ka veremin” ia thot përgjigjen më parë të përgatitur shpejtë e shkathtësisht.

”E ç’di të punosh kështu i vogël sikur je!” ia thot në vazhdim.

”Mjeshtër, di të drejtoj baskia, të pastroj dugojën, të sjellë ujë, po do i mësoj shpejtë dhe punet e tjera”

”E sa kërkon pagën?” e pyet Kryemjeshtri pak si me sarkazem, si pronar i dyqanit që ishte.

” Veç kaftjallin! Hiq tjetër!” ia këtheu matur sipas instiktit dhe nga kjo tashmë me njëfarë bindje se do nis puna, do nisë biznesi. Ashtu, ia pau këte në sy mjeshtrit.

”Veç kaftjall? Jo më?!” përsëri e pyet Kryemjeshtri dhe muar seriozitetin e vendimit i ngazllyer nga çiltëri e djaloshit.

”Hiq më shumë!”

Pastaj, pasi mendoj një trohe kohë ia tha kumtin ”Mirë. Do të jap një dinarë për kaftjall si shegert që nga neser. Dhe mbaj në mend: nesër në orën 7 të jesh këtu, pikërisht këtu do vë një tavolinë e një stol me almiset tua”

”Flm. mjeshtër. Do vij dhe më herët! Të mos vonohem!” dhe ia dha në shpejtësi një të puthur në dorë dhe po me më shpejtësi u largua.

Kur ai tashmë ishte gjetur rruges për në shtëpi, Kryemjeshtri Mlladeni, ia tha Spiros: ”E pe! E pe ç’edukatë! Dhe dorën…e pe. Ky do bëjë jetën!” Spirua bëri me kokë dhe ia tha ”Vërtetë po…”

Nga bisedat që kam patur me te dhe nga rrëfimet që më kishte përsëritur pa numër herë dhe kisha mbajtur në mend /dhe sot i dij/ të gjithë versionet, kam mësuar se kurr në jetën e vetë nuk kishte qenë më i lumtur. Aq sa nuk i ishte përgjigjur asnjë thirrjeje të shokëve të zënë në Pejë, gjatë rruges kurse, akoma pa hyr në shtëpi, që nga oborri kishte thirrë me tërë gurmazin të motren dhe ia kishte dhënë lajmin: “U bëra shegert. Nesër do shkojë në dugojë! Në Qarshin e Gjatë!”

Në brëmje, e motra Muradije, që ta përgatis për vajtje në punë, i kishte nxehur ujin në kusi të madhe të nxirrë nga flaket e kishte futur në hamamxhik dhe pasi i kishte lagur kryet me capllakun e llamarintë të hamamxhikut dhe fërkuar flokët me sapun dhjami lope dhe e kishte krehur me krahërin e zi me dhëmbëza shumë të shpeshtuara nga çfarë i kishin rënë morrat në dyshemenë e hamamxhikut mu si kokrra orizi, ishte larë e shpëlarë nga zhylli e morrat, nga kjo simbolikë se ai /dhe jo vetëm ai/ po lirohej nga ajo jetë dhe se kurr më nuk do ketë kokën të mbushulluar me morra e as trupin kundërmonjës me zhyllë. ”Më fërko! Më fërko shumë! Të më shoh mjeshtri të pastër!” ia tha disa herë të motres Dijes.

Nuk kishte fjetur fare. ”S’po të zë gjumi a?” e kishte pyetur e motra dikund pas mesnate me llampën vajgurore në dorë tek e këqyrte nëse ishte rehatuar, po ai ishte shtirë sikur flinte. Nuk deshi t’a trazojë vegimin. Në mendjen e një çuni se’ç’silleshin fjalet e një moshe të rritur: puna, babai që vdes, varfëria, shkolla e lënë, nëna Zyma e re, i vëllai më i madh se ai Musai dhe motrat Nazeja, Naimja e Haxherja, të reja, të pamartuara, që qendisnin jeleke e dollama punëdore. mintona e xhaketa me atë makinen e vogël të dores ”Singer” apo mëndafshin në xherxhef sa për një fitim të papërfillshem ose thurrnin çorrapë , xhemper e pulover dimëri, ose lanin enët e pakta me fi /hi/ ama punonin të gjithë në Gjakovë,përkundra kësaj të gjithë në varfëri, në borxhe. Por, të tërat do i regulloj Xaja, sa të punoj. Kishte dhe një vek në dhomën tjetër tek thurrnin çilima, herë njëra e herë tjetra sëbashku me ëmë e tyre Zyma.

Njëherë do nisi vetëm e pastaj tek i çepën pas, sëbashku me ata, do i rregullojë. Ka edhe vullnetin për punë edhe dashuri ndaj tyre. Ka përkushtimin me të lindur po kishte dhe shtysin moral të fuqishëm në të vërtetë atë personin suprem, e të papërkulur megjithate aqë skofiare-të ëmen Zymen. Më në fund, a nuk i jipej kjo në vegimet e veta si një shpëtim?

” Djalosh ” tek ia zgjati dorën nga tezgjahu i vetë, aty nga ora 12 e mësdites, i tha mjeshtri ”ja 1 dinarë për kaftjall se nuk mund të punosh pa hëngër”.

”Zot,” e kishte menduar Xaja “ është kjo e vërtetë apo ëndërr e Pejes. Mjeshtri më jep vërtetë 1 dinarë!”.

Pasi kapërcej hutinë në të cilën u gjetë nga ai gjest i tha me shumë miradi e gjentilencë: ”Shumë flm. mjeshtër. Shumë, shumë…”.

”De, lëre më! Të bëhet vonë të hash” ia tha sa për ta ndërprerë falenderimin.

Nuk i besohej. Kur nuk i kishte dhënë dikush për çfardo shërbimi një dinarë. As 5 as 10, asnjë pare. Më pas atypëraty zu të sajoj planin,dhe e mendoj: harxhoj vetëm 50 pare e 50 në xhep për babain e sëmuar që të shërohet. 6 ditë nga 50 pare bëjnë 3 dinarë. Për një muaj më shumë se 10 dinarë. Hesap i thjeshtë dhe një çun tjetër vështirë t’a bënte jetë. Por Xajo po! Atij i jipte forcë pamja e trishtë e të jatit që kollitte gjak nga veremi. E mendoj mëtej: pasuri e tërë.

Por, në fundjavë i ndodhi një sihariq që gadi e çmendi nga gëzimi. Në të vërtetë, ishte kulmi i surprizes: aqë sa, ashtu i shkathtë sikur ishte si një pelivan - kur doli nga dugoja eci disa hapa me duar në rrugën e kalldermosur dhe bëri disa sallto.

”Xajo, ja 2 dinarë për një javë që ke punuar. I ke hak”

“Por mjeshtër, më dhatë kaftjallin…!” ia këtheu anise veç sa nuk ia rrëmbente nga dora nga droe pishmani.

”Meri! Nuk dua hakun tëndë!” shtoj i vendosur mjeshtri Mlladen.

Dhe Xajo i morri dhe i futi në një të shqyer sakoja nga nuk mund t’i binin e as t’ia diktoj sekush se i kishte.

Më në fund e kuptoj, u kuptua, e kuptuan të gjithë që Xajo, duke drejtuar baskia të vockla dhe duke qëlluar donjëherë me pahirë me çekan gishtin e njomë, në të vërtetë po drejtonte jetën e shtrëmbër, jetën kurrizo dhe po ndalonte vendosmërisht katandisjen e familjes që i takonte. Ai ishte pa asnjë vetëdije lajmëtari i ndryshimit dhe shtegëtari i parë: i shpëtimit, i lirisë të saj. I ngadhnjimit mbi varfërinë, mbi vdekjen.Ai ishte i përcaktuar nga fati të përçojë ate që dëshironte Zoti: shkarkimi nga peshë e jetes së keqe, nga varfëria, nga morrat, nga zhylli, nga të ftohtit e dimërit të sërtë dhe diç më vonë, kurr zu shtat dhe ravijzoj mustakët e hollë të bukur me flokët me lustrafin të krehura përpjetë, pantallonat që përfundojnë ngushtë në çizme lëkure deri nën gju të rripta dhe mori pamjen jo vetem të një esnafi por dhe të një zotërie të relaksuar pamja e të cilit-largë qoftë-të reflektojë varfërinë dhe të mundurit- megjithate po me ata sy të parehatshëm, hetues, nisi të mbushullojë hambarin me bereqete e maxhen me miell, nga fitimet në dugojën e vetë, nga tokë e vetë të shtrirë aty sa mezi të zë syri, fill nën stacion treni nga e cila se ç’haparetnin duajtë e misrit e qironin tromaket magjupet e vyera, mu në oborrin e shtëpisë së vetë. Tashmë oborri i shtëpisë, nuk ngjante në gariphane, në një hapësirë të shkretë pa asnjë salltanet në te, por në një hapësirë të gjallë e të gëzuar bukur të kalldermosur tek kokorisnin kokoshkat dhe këndezi pëndelkuq e jeshile krenar ose dhe ndonjë bibë me atë lepezen solemne e majmëruar nga Zymnrythonka- sikur i thonin, me të bijat…Sa për Bajram kur vinin bijat ose ndonjë akraba nga Gjakova (i biri i Sahitit Haniu, i biri i Malushit-Sefedini që të dy të një votre, Hajdar Syka i Dajes me Astritin, ose Lahi i Dançelëve e shumë të tjerë) ose në ndonjë natë të acarrtë dimëri sikur edhe mollet e vendosura në tavanë nga të bijtë e nipat e rritur dhe mbuluar me tallash sa të mos ngrihen.

Ky është filli i një sage më në krye ikonen e familjes atë honken inteligjente sygropshen që e jepnin të thellë, meditative, të vendosur, të drejtë e trime Zymën, atë prijatarën e sigurtë të grixhes dhe Xajon atë përçuesin, atë zbatuesin e vullnetshem, të palodhur dhe inteligjent , e cila nuk ka përfunduar as tani kur jap këte tabllant dhe nuk do përfundoj kurrë.

Të mos vetëmashtrohet sekush se në jemi ata që e krijuam ate dhe na përketë ndonjë meritë krijimtare! Jo! Ajo na krijoj ne dhe jemi katërcipërisht të saj. Në vetem e ndihmuam të ecën. I hapem rrugen paksa të gjerë sa ndonjëherë të bëjë vrap troku. Komode! Ne vetëm mbushullojmë vizionin, vetëm begatojmë sagen dhe kohësisht dhe jemi vetëm një përçues drejtë përjetësisë së sajë. Asaj kohe qëkur nisi dhe infinitit. Kaqë dhe hiq më! Nga ajo kohë deri tani / nga katër motra e dy vllëzër/ janë lindur më shumë se 150 pasardhës, janë diplomuar më shumë se 60 dhe dituri e tyre dhe mundi janë strukur në qenësinë e këtij shteti, në shpirtin e këtij populli, në tokën e këtij vendi. Asnjë nuk jeton në varfëri sikur të atëherëshme tek vdisej nga veremi a terpia shkurtëkohësisht, secili ka një pasuri të plotësoj nevojat e veta dhe po nga ai inercioni i dhënë në fillim, nga ai shtys, kanë pushtuar boten: SHBA, Mbretëri Britanike, Gjermani, Holand, Francë, Turqi dhe gjithandej Ballkanit/. /Dhe unë jam vazhdues i përkulur i asaj rruge me një ndërgjegje të rënduar se nuk dhash sa qe nevoja dhe ndofta jo aqë sa kisha mundësinë…Eeeh…se ç’ngatrrohet njeriu në shumësinë e gjëndjeve e të

ngjarjeve. Joshet, dehet, hutohet... !

Çasti! Një kohëze aqë e vockël, e shkurtër dhe memzi e vërejtshme- sa një shkrepëtinë qielli, më pak bile, megjithate vendimtare për t’u shkëputur nga një kohë e një botë dhe për të kapërcyer në të tjera, si një molekulë nga tjetra, sigurtë, shpejtë, pavërejtshëm dhe për t’i hikur tragjikes e për të dal në një rrafsh a t’a themi të lumturisë. Është kjo rastësi a domosdoshmëri. Ka mundur të mos ndodhë dhe nëse nuk ka mundur të mos ndodhë atëherë është domosdoshmëri. Ka mundur të mos ndodhë , po ja se ndodhi-atëherë është rastësi. Po dhe rastësia nuk është deus ex machina. Ka diç të padijtur, të paidentifikueshme që e shkakton dhe në një çast se si të jipet pranë e pranë, ngulmueshëm, befasisht…

Pas një kohe /kur Xajo grumbulloj 11 dinarë/ gjetë një të afërm që shkonte për Gjakovë dhe sall gëzim ia besoj dërgesën për t’ia dorëzuar babait të tij që digjej në ditet e fundit të jetes.

”Ia thuaj-se gëzohet! Xajo t’i dërgoj se ka punuar tek mjeshtër Spirua dhe i ka fituar për te”.

Dhe Lazi-nofka për Ilazi- çoj amanetin ku ishte betuar se do e çoj. Po, Jahjai, babai, nuk mund të pushonte se qari. Vajë, vajë, vajë! Bëri çur mustakët e mjekren e egër! Dhe kur të nesërmen e një dimëri të ftohtë i ardhi një fqiu për vizitë sëmuarjeje dhe i solli pogaçe të nxehtë si ç’i dërgohet një të sëmuari nga veremi, ai me atë dorën hollake gadi të vdekur dhe tek folte duke kollitur pafuqishem gjak nga goja, i nxorri paratë nga nënjasteku i harrnosur dhe tek hapi me mundim doren t’i shpërfaqë, ia tha: “Xajë axhamia mi dërgoj me Lazin. Xajë ngatrrestari i lagjes. Gecatari! Ai…!” dhe vazhdonte të qante.

”Jam një budalla,o Dano! Unë mallkoj, Zoti nëpërmjet Xajes më shpërblen. Falme o Zot. Falme o Xaj!”

Derisa vdiq, ai ruante ato para dhe kushdo që vinte, me lot në sy i rrëfente storien e njejtë:

”Xajo m’i dërgoj nga Peja. E ai ka vetëm 10 vjet. Ndofta 9. Është veç një çun!”.

Unë nuk kam përfunduar këte paraqitje.

Do flasë unë për time Ëmë, atë personin miniaturial e me aqë shumë frymë, atë personin që s’kërkonte gjësend e jipte gjithçka, atë personin që kultin e lirisë jo që kishte studjuar, por nëprmjet vepres së vetë e kishte hymnizuar dhe mbrojtur deri në grahmen e vetë të fundit të 2001 vit.ditë 7. mars, po dhe të tjerët si për persona që pas gjezdisjeve aqë të mundimshme labirinteve jetësor, kapërcimin e dramave e tragjikave jetësore, pas flijimit nga dashuria ndaj nesh aqë të madh, ikën për të na lënë në dorë gjithë ato të mira dhe përgjegjësinë, për t’i dorëzuar ato atyre që do i lëmë, ashtu të shënjta, të padëmtuara dhe më të lartësuara. Ata bënë dhe sollën procedenë e sagës deri tek një pikë, për ta vazhduar ne. Po,po. Do e jap aty këtu dhe me ndonjë përshkrim, ndonjë parabollë, ndonjë insert nga jeta dhe të gjitha këto në shërbim të frymes që përshkon këte Siditarë timin.

Të shtruarit e të vërtetave që kam vërojtuar në jetë, në të vërtetë janë fragment, kaptinë e ndarë, pjesë, udhëpërshkrim i ndërtimit të jetes sonë dhe më gjërë po deshet, një provë lehtësisht e verifikueshme për skëterren që u kalua dhe lirinë e kësofarëshme që kemi sot në atë editimin dhe përceptimin tonë ndonjëherë real ndonjëherë idealist. Do e shini dhe vetë shpirtin e një vigani se si edhe i përclluar nga zjarri edhe tek ngrinë nga acari, edhe i rrahur me mllef, edhe i burgosur nga urrejtja, edhe i pangrënë sa e si duhet dhe i papirë, bëri sagën shëmbullore, bëri historinë, shpirtin tonë dhe futi aqë shenjtëri në te sa vetem një me pak ose fare pa seder e fytyr mund të mos i përkulet me pijetet.

Është ora 14,10 min. dhe punoj që nga ora 09,00. Tani vie ai çasti i relaksit dhe dehjes së matur ajo një orë e gjysmë i shijimit të lirisë dhe gjezdisjes në vetmi në botën time.

33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page