top of page

SHËNDETI ËSHTË PERANDOR




Trandafile Molla (Baja)

Në dhe të huaj jam duke pritur,

mbeta gjithë jetën shpresë thyer,

pres çdo ditë kaq shumë mërzitur,

nga atdheu im kokën kam kthyer.


Erdha për një jetë më të mirë,

në Itali fatin tim duke e ndjekur,

fshehtas në gji ruaj një dëshirë,

mbeti vetëm ëndërr malli i djegur.


Me zërin e shpirtit po ju flas,

kam kaq ditë që rri e heshtur,

fjala e dhimbjes zemrën plas,

shkumë e bardhë gojën ka qepur.


Ku gabuam të nxituar kaq shumë,

që dhe natyra më nuk po na don,

duke sharë e grindur edhe në gjumë,

respekt shkelëm, askush nuk dashuron.


Shpejt harruam sa e bukur është jeta,

injoruam vlerat e saj dhe dashurinë,

me gënjeshtra mbuluam të vërteta

rritëm krimin, ushqyem tradhëtinë.


Vallë kjo jetë, thua na është sosur

të lodhur, nëpër mjegull mbyllim sytë

Corona virusi që botën ka pllakosur,

njerëzinë pa mëshirë po e mbyt.


Tinguj funebre me lot janë përgjakur,

nuk është luftë, por betejë e vërtetë

ndezur gryka nga nxehtësia e përflakur,

shkrin mushkëritë dhe merrë jetë.


Nuk është luftë me ushtri për lirinë,

s'ka pushtues, as skllavopronar

Covid'19 të rrëmben gjithë krenarinë,

dhe të përcjell pa njeri deri në varr.


Në këtë udhë ti më vrave, më lëndove

ç'e keqe dhe ligësi të erdhi nga unë,

në thellësi të shpirtit më shkatërrove,

përmbyte det me dallgë e thave lumë.


Shkruani kolegë, poetesha e poetë

përbindëshi nuk të bën mik e shokë,

kupë helmi të jep ngadalë e të vret,

i padukshëm në tapet të shtron për tokë.


Ju mëndjendritur mjekë e shkencëtarë,

tregoni,ky virus që ju solli vetëm mënxyrë,

heronj të ditës, ju ëngjëj të jetës, të paparë

korba e zezë me gjak njerëzish është fryrë.


Me sytë nga toka ime rri me shpresë,

diellin e artë të saj dua ta prek me dorë,

lule të bukura do lindin një ditë në mëngjes,

shëndeti mbi njerinë do të jetë perandor.


Trandafile Molla (Baja)

15 Mars 2020

Novara Itali

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page