Shëndet



Astrit Lulushi


Njeriu i ngjan atij që ka humbur në pyll. Ndjen uri e rraskapitje dhe ulet rrëzë një peme. Vetmia e tij lehtësohet nga iluzionet. Për shkak të dobësisë trupore e të mendjes imagjinata e rrethon, ndërsa beson se çfarë sheh është realiteti. Kur shëndeti na lë, ne kërkojmë mbrojtje nga një shoqëri e ngjashme ëndërrash zgjuar dhe kuptojmë se kurrë nuk jemi vetëm, si në mot të ftohtë, kur Dielli duket se bëhet dy, por vetëm pjesa që ngroh është e vërtetë.

E keqja është larg nga të qenit vetëm.

Pafajësia dhe dobia e Natyrës - dielli, era, shiu, vera, dimri - janë shëndet dhe një gëzim të tillë njeriu e përballon, sepse e gjithë natyra preket, shkëlqimi i diellit venitet, erërat psherëtijnë njerëzishëm, retë bien lotë, pyjet derdhin gjethet dhe një perde zie bie në mes të verës.

Cila është pilula që e mban njeriun mirë, të qetë, të kënaqur? Mjekësia natyrale, e cila ka mbajtur veten gjithnjë të re, ka mbijetuar aq shumë herë, duke u ushqyer me barëra të skaduar dhe ajër të mëngjesit.

Një shkop rreth të cilit një gjarpër, përdoret si simbol i mjekësisë. Sipas mitologjisë, ati i mjekësisë ishte Aesculapius, që kishte dy bija Higjenën perëndeshë e shëndetit; dhe Panaceian perëndeshë e shërimit ose pacientit. Por ishte Hebe a Juventas, bija e Zotit - mbajtësja e kupës prej së cilës Perënditë kishin besim të pinin barërat a barnat për t’u rinuar - e vetmja zonjë plotësisht e shëndetshme që shëtiste globin, dhe kudo që ndalej ishte pranvera.

4 views

Shkrimet e fundit