
Prill
katër javë muaj plotë trill
pjesë mitologjike e vitit
megjithatë, dëbora që zbardh është më e rallë
nga trashësia,
nga shpejtësia e ritmit.
Matësi elektrik jashtë gumëzhin më fort
rrotat e tij po fitojnë vrull
qershiza dremit merr ngjyrë të purpurt
dhe rritja e çmimeve është e turbullt
ku ta zësh fill?
Dhe ata zgjodhën dy muaj më parë për të nderuar dashurinë.
Shën Valentini duhet të jetë në Prill.
kur bari është i njomë, plotë lëng,
nuk përshkruhet dot me fjalë,
vetëm me këngë,
bënë gjithënaja garë,
Zoti të duhurat për mirëmbajtjen i ka kryer
dhe një pamje tjetër merr natyra, thuajse të paparë.
Ndërton një çerdhe. Merr gjendnaja të sapopjekura
për shtëpinë e të porsamartuarve që po ngrihet.
Janë të dashuruar.
Dashuria më e mirë që kam parë ndonjëherë.
Dashuria që duket e pafund.
I shoh të blejnë buqeta
kuti çokollate
unaza me gurë të shkëlqyeshëm diamanti
dhe çarçafë prej mëndafshi.
I gjej të gëzuar.
Në mendjen time shoh fytyrën e tyre.
Dhe unë ndihem paq
Ai e psherëtin emrin e saj,
pa pushim
Ajo e zjarrmon emrin e tij
jo pa qëllim.
Engjëllore, ti je gjithçka e imja.
Të dua si askush më parë.
Engjëll, ti je zemra ime.
Nuk kam tjetër fjalë.
Dhe unë i përjetësoj brenda vargjeve të mia.
Poezia i bekon:
Qofshi gjithnjë të bekuar
Dashuria është përgjithmonë.
I rendis pastaj vargjet fill për fill
nuk e di pse Shën Valentini nuk ndodh në Prill.
Perparim Hysi
Rrofsh,USTA! Bash në lule të ballit!
Ismet Kabashi
Preshendetje Z Fatmir njohurite tuaj jan ne thellsine mendore te cdo njerit, ju falemderi per respektin dhe vlersimin , e bashkmoshatarit , shokut tim , Patriotit tim Rasim Ahmatit
Arjana Fetahu Gaba Poete
Faleminderit shume per vargjet e bukura dhe mesazhin qe ato percjellin Fatmir! Urime e suksese!! Si gjithmone shkruan perla!!!
Ismet Luane Pellumbi
Respekte Z Fatmir
Lola Shehi
Qofshi te lumtur