10 shkurti i vitit 60, – një anija romake me Shën Palin rob përplaset në brigjet e Maltës – kështu mendohet – Sepse ka edhe të dhëna të tjera se Shën Pali nuk do të kishte kaluar nëpër Iliri, nëse moti me stuhi nuk do të kishte bërë që anija me të cilën ai udhëtonte (lidhur me zinxhirë) nga Jeruzalemi për në Romë të përplasjes në ishullin ilir Mljet (afër Raguzës). Deri kohët e fundit besohej se personi i parë që kishte identifikuar vendin e përplasjes së anijes së Shën Palit në brigjet e Mljetit ishte ati i historigrafisë evropiane, perandori bizantin Kostandin Porphyrogenitus (905-959). Në veprën e tij “Mbi administrimin e Perandorisë”, Kostandini shkroi:
“Një tjetër ishull i madh është Mljet që është përshkruar nga Shën Lluka në Aktet (letrat) ku ai e quan atë Melita.”
Më pas, studiuesit zbuluan informacione të reja në “Gjeografinë” e Anania të Sirakut, shkruar mes viteve 592 – 636, që konfirmojnë se Shën Pali qëndroi në Iliri pas mbytjes së anijes pranë ishullit Melita (Mljet) në Adriatik.
Historiani italian Serafino Razzi i shekullit të 16-të , thotë se “përplasja e anijes nuk mund të ketë ndodhur në Maltë pasi Malta ndodhet në ujrat afrikane, dhe jo në detin Adriatik. Pohoj se para se Urdhri kalorësiak i spitalorëve të Shën Gjonit (Kalorësit e Maltës) të shpërngulej në Melitën afrikane (Malta), për vend-shkatërrimin e anijes së Shën Palit, Melita ilire pranohej gjerësisht pa asnjë hezitim apo dyshim”.
Kur Malta ndodhej nën kontrollin spanjoll, kjo histori mbështetej edhe nga studiues francezë dhe anglezë. Vetëm kur Malta ra nën protektoratin anglez, rrethanat ndryshuan, dhe studiuesit britanikë dolën me idenë malteze të të përplasjes së anijes së Shën Palit. E njëjta gjë ndodhi me studiuesit francezë kur Malta u pushtua nga Napoleon Bonaparti. Ndërsa në Dhiatën e re, (Karta mbë Romanëtë 15,19) shkruhet qartë:
“…që nga Jeruzalemi e përqark e deri në Iliri e kam mbushurë me Ungjillin e Krishtit…”, dhe kontakti i parë i Shën Palit me Ilirinë ishte ishulli Mljet apo Melita (Mjet, Melita, Mjaltë, Mjaft) – më 10 shkurt të vitit 60. (Kalendar Historik, Astrit Lulushi (Botimi TiranaTimes. 2017)
Comments