top of page

Sfidat dhe problematikat e studentëve


Algida Taullai

Sfidat dhe problematikat e studentëve/të rinjve shqiptarë në kuadrin e shtetit të së drejtës dhe mirëqeverisjes

Epifani e së drejtës mbi të drejtën e padrejtë në jetët amorale. Nën udhëheqjen e fundeve të skajshme të një shteti në trajtën e tij të plotë dhe për një fillim drejt horizonteve të ëndrrave ,të skutura nën hendeqet e padrejtësisë . Midis transformimeve dhe vazhdimësisë,Shqipëria vazhdon të mbetet në mesin e artë, duke pritur transformimin e vazhdueshëm dhe të shumëpritur.Ndoshta,si një vend në tranzicion jemi në kërkim të sensit të humbur ,duke u sjellë përreth vorbullës politike,ekonomike,nën petkun e problemeve të shumta sociale ,që po trondisin çdo ditë e më shumë jetën aktive të vendit .A gjendet problemi në Kushtetutën e vendit,në nacionalizëm apo këto shërbejnë si faktorë objektivë që i japin shtysë Shqipërisë për të qëndruar në vend?Në një vend si Shqipëria,ndryshimi gjithmonë ka qenë I vështirë për tu pranuar dhe nuk ka ardhur kurrë në formën e tij të plotë,duke hasur pengesa të jashtëzakonshme. Pra, çfarë është sundimi i ligjit?Më thjeshtë ,do të thotë që ligjet zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë në një demokraci, madje edhe zyrtarët më të fuqishëm të qeverisë dhe udhëheqësit e zgjedhur. Do të thotë gjithashtu që ligjet krijohen përmes një procesi të paracaktuar, të hapur dhe transparent, jo nga dëshira e anëtarëve më të fuqishëm të shoqërisë. Pavarësisht se drejtësia mund të cënohet lehtësisht me situatën kaotike dhe në momentin që drejtësia në vendin tonë sillet si një Sizif I rënduar ,por pa një mit. Po rinia ,problemet e saj ,të cilat lëvizin nën mekanizmat e motorëve të drejtësisë?Kush mendon për rininë ,si një qenie e vetme, plot ideale ,morale,nën piedestalin e vlerave dhe planeve për të ardhmen ,në trajtën e saj më të pastër morfoze dhe nën metamorfozën e një jete institucionale , e cila ndryshon hap pas hapi nën enigmën e kohës ,ku e ardhmja mbetet enigma e së tashmes. Duke ditur që shteti I së drejtës e ka bazamentin e tij në nxjerrjen e ligjeve ,të cilat kanë një ndikim të konsiderueshëm në jetën politike ,ekonomike dhe sociale. Sundimi i ligjit si një dhe i vetëm,i cili duhet të aspirojë për të inspiruar çdo individ fizik,juridik që të vendoset nën pushtetin e së drejtës absolute,morale.  Nga pikëpamja ime, probleme të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e të rinjve dhe studentëve shqiptarë janë: 1.Varfëria- Fakti që shumë nga rinia shqiptare nuk e shohin si prioritet arsimimin ,në ditët e sotme është si pasojë e mospërballimit të tarifave ,nga të cilat arrijnë të sigurojnë vetëm tarifën e mbijetesës…Por,a ka tarifë mbijetesa?A duhet të ekzisojë koncepti I të mbijetuarit në epokën e sotme?A nuk mund të sigurojnë përfaqësuesit e së drejtës sonë bursa më tepër,për individë të cilët kanë arritje akademike të përsosura ose të mesme ?Pasi ku ekziston dëshira,ka ëndrra të thurura për një jetë më të mirë.Një jetë më e mirë,mund të përbëhet nga ideale për një shtet më të mirë. 2. Reformat në arsim- Në bazë të ndryshimeve ,të cilat kanë pasuar njëra-tjetrën në sistemin arsimor të arsimit parauniversitar dhe universitar ,çdo reformë e marrë ka dëmtuar studentët,të rinjtë në kriteret e përzgjedhjes së të ardhmes së tyre dhe në mënyrën e zhvilimit të njohurive ,e cila është problematike në Shqipëri. 3. Papunësia-Ku për të kompensuar ligjet të cilat mbulojnë mirëqenien ekonomike,studentët dhe të rinjtë e shohin punën si burimin e të ardhurave për të siguruar pagesën e tarifave shkollore dhe jetësore .Por ,ofertat për punë në tregun e gjerë të punësimit, nuk mund të mbulojnë të rinjtë,të cilët janë në hapat e parë të startimit të karrierës së tyre ,pasi çdo vend pune kërkon një kualifikim cilësor dhe këto kualifikime kërkojnë një arsim me arritje akademike,I cili kërkon një sistem arsimi të suksesshëm dhe jo I hijëzuar në inekzistencën e arsyes.Nëse një hallkë e zinxhirit dëmtohet ,po pjesët e tjera të tij ? 3.Emigrimi-Qartazi,për çdo individ ,I cili jeton në vendin tonë, çdo ditë e më shumë ekzistojnë të rinj ,të cilët po largohen nga Shqipëria,për një jetesë më të mirë,madje dhe ilegalisht.Por,nëse në Shqipëri,ekziston “Shteti I së drejtës”” ,si ka mundësi që të drejtët e së ardhmes ,po zvarriten pa peshë ekzistente në kujdesin e shteteve më “pak të arrira të së drejtës”? 4.Protestat paqësore revolucionare , të heshtura(Democracy pa kratos)-Ndoshta kjo pikë, e cila po shtroj mund të ngjasojë si problem I të rinjve kundrejt gjëmimit “të shtetit të së drejtës”.Por në fakt është,kundrejt elitave ,personave të cilët na përfaqësojnë ku zëri I të rinjve gjëmues është I heshtur .Shqipëria mund të ketë arritur përsosmërinë,por është përsosmëria më imperfekte në shekujt e evolucionit botëror. 5.Ambicia e paarsyeshme,plot arsye- kjo mund të jetë pikë e cila mund të ngjasojë e pavend,por në një vend si Shqipëria nëse ambicies së tejskajshme ,të cënuar dhe pushtetit të pafundtë do t’I gjendej mesi i artë,mund të kishim ligje të vendosura në jetë në mënyrën më të drejtë , dhe më shumë persona, të cilët janë përfaqësues të mirëqenies së përgjithshme dhe jo vetjake. Përgjithësimi dhe zhvillimi i kualifikimeve sociale për të rinjtë në programet politike do të ishte zgjidhje për të kufizuar ambicien e pazgjedhur dhe pushtetin absolut,dinastik të të pasurit në mënyrë absolute gjithçka-në ,në asgjë.Kualifikimi I personave ,të cilët kanë ose jo si ideologji faktin që e ardhmja është e bazuar vetëm në vlera monetare(Korrupsioni),duke cënuar çdo afekt të drejtësisë,ndoshta është ekstremiteti I së padrejtës.Ndoshta,është koha për kompromis me njerëzit idealë ,sado të pakta ,por me synime për një shtet më të mirë. 6.Idetë e biznesit -Shumë të rinj shqiptarë të cilët zgjedhin vendin e tyre për të jetuar ,kanë ide për ngritjen e bizneseve të reja,por fakti që ekonomia jonë është pa një stabilizim konkret çdo ide,zhvillim I ri i papolitizuar shkretohet si vlerë e së pavlerës dhe kështu të rinjtë mbeten pasivë. 7.Mungesa e programeve sociale dhe e formimeve sociale profesionale për të rinjtë- duke I ndihmuar të rinjtë,të arrijnë që përpjekjet e tyre dhe pse jo në arsimim t’i ndërtojnë në një fushë tjetër,e cila ngjall interes për të . Po në periudhën e pandemisë?Si po ndikon e gjitha kjo në të ardhmen e çdo të riu ,njëkohësisht dhe student?A po na ndihmon pasiviteti I një viti kundrejt një epoke të pamëshirshme ndryshimesh?Unë mendoj,që secili prej nesh do të hasë probleme në rrugën e tij drejt së ardhmes.Një e tashme futuristike e gjymtuar dhe nën tërbimin e një Kalibani të qetë dhe të panjohur në degët e të njohurës. A nuk janë e drejta,mirëqenia dhe ëndrrat e secilit prej nesh,duke u trajtuar si figura të humbura në sensin e kohës të vjedhura nga lakmia,me të cilën po përballet Shqipëria në krijimin e një demokracie cilësore?, Shqipëria, e cila dikur lulëzonte me premtime të shtetit të së drejtës, tani shfaqet e ngatërruar në luftime politike, e shoqëruar nga rrëmbimet e pushtetit në duart e elitave të rrënuara, ose të bllokuara në spirale rënëse të varfërisë dhe papunësisë dhe si një shtet pa ideale. Shteti I së drejtës dhe drejtësia e një shteti të padrejtë. Kemi hasur shpërfytyrime nën hijen e qëllimeve .Të gjymtuar, pas hipokrozisë së vesuar të lakmisë.Të mbytur nën gjëmimim e zgjedhjeve të pa kritera ,plot kritere zgjidhjesh,imorale, procesuese nën pavdekshmërinë e mirëqenies.Drejtësia si inekzistente ,nën ekzistencën e një shteti.Cënimi I drejtësisë diku është padrejtësi për drejtësinë kudo.Dijeni e disfatës së fituar.

79 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page