Servilit besnik të Vuçiçit për kujtesë


Eshref Ymeri



Para do kohësh, tek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, rastësisht hasa në youtube në një informacion mjaft trishtues që jepej në Platformën mediatike analitike “Pamflet” të datës 08 gusht 2021. Informacioni titullohej “Petro / ‘Bomba’ e NATO-s Shqipëria po pushtohet nga politikanët e saj të korruptuar”.

Në atë informacion më lanë mbresa fort dëshpëruese faktet në vijim: Aty thuhet:

“Në njërin nga samitet e NATO-s është miratuar strategjia e re kombëtare e sigurisë e Republikës së Shqipërisë. Strategjia e sigurisë dhe e mbrojtjes është hartuar me asistencën e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s… Dokumenti i hartuar nga NATO mbart një të vërtetë tronditëse dhe ulëritëse për shqiptarët dhe Shqipërinë. Sipas dokumentit, rreziku numër një për shqiptarët dhe kombin shqiptar janë korrupsioni në nivele të larta dhe krimi i organizuar. NATO i ka ndarë rreziqet për Shqipërinë në tre grupe. Në krye të grupit të parë listohen korrupsioni dhe krimi, rreziqet e nivelit të parë, korrupsioni dhe krimi i organizuar, kriza enegjetike që kërcënon sigurimin e furnizimit të Republikës së Shqipërisë dhe cënon rritjen ekonomike, mangësitë në kontrollin dhe administrimin e territorit që kërcënojnë sigurinë individuale dhe favorizojnë trafiqet e ndryshme, sulmet kibernetike nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, degradimi mjedisor dhe fatkeqësitë natyrore, shkatërrimi i mjedisit, shpyllëzimi, ndotja e lumenjve dhe fatkeqësitë natyrore industriale apo të shkaktuara nga ndikimi i njeriut…”.

Këto fatkeqësi kaq të rënda, të cilat kanë goditur vendin tonë dhe që i nxjerr në pah jo dokushdo, por një strukturë politiko-ushtarake me autoritet të jashtëzakonshëm mbarëbotëror, si NATO-ja, i çjerrin maskën përfundimisht pushtetit 8-vjeçar të Ramës dhe lepitkës së tij me emrin parti socialiste. Pra, gjatë këtyre viteve, ja ku e katandisi vendin qeverisja e neokomunistit Rama dhe e partisë neokomuniste me uniformë socialiste. Reagimin tim ndaj këtij informacioni, për të cilin e pata të pamundur ta kaloj në heshtje, po e përcjell me vargjet e stilit popullor me titullin në vijim.


O moj Shqipeja me vlerë!


O moj Shqipeja me vlerë!

Shkundu, zgjohu këtë herë!

Nxirr në krye njer’z me nder!

Të të drejtojnë përherë.

Hiqe Ramën që mbjell vrer!

Moj Shqipe në dallg’ të flamës,

Nën pushtet të Edvin Ramës,

Shih se çfarë të ka kurdisur,

Servilserbi i dalldisur,

Sa keq të ka katandisur,

Shih se ku të ka vithisur,

Moj e mira fatgremisur,

Ty të do të boshatisur,

pesëqind mijë t’i ka degdisur

Nëpër botë arratisur.

Të tjerë do degdisë, po pret

Dhe në mandatin e tretë.

Shih si të ka poshtëruar

Me ftesën që ka dërguar

Për armikun e harbuar,

Në koncert na e ka ftuar

Bregoviçin e marruar,

Atë që u ka kënduar

Kriminelëve të tërbuar

Të Serbisë së hakërruar,

Krejt shqiptarët për t’i shuar.

Atë ftesë pse e dërgoi?

Sepse djalli e mësoi: