top of page

Servet Dauti: THËLLËZË QË RRI NË MAL

  • Dec 16, 2024
  • 1 min read


 

Nga Servet Dauti

 

Thëllëzë qe rri në mal,

varu posht, eja në stan,

dashin do ta bëj kurban.

 

Dashin do ta pjek në hell,

Të ham mish, të pimë verë,

Të pimë ver e raki,

te burimi nën lajthi,

ku ka hije dhe freski.

 

Thëllëzë me naze shumë,

moj thëllëza në kuvli,

në darkë do flemë gjumë,

do bëjmë pak dashuri,

të mbulohemi me shark,

të cikemi bark për bark.

 

Në mëngjes pa gdhirë mirë,

Bashk do shkulim bagëtinë

dhe do i biem në shtrungë,

ti ngaç ti e ti mjel unë.

 

Moj thëllëza gur mbi gur,

çtë ka rënë ai nur,

nuri yt i bukurisë,

shpirti yt i dashurisë.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page