
Nga Servet Dauti.
Zbrita poshtë nga Hund’e Drërit*,
Mora rrugën tatëpjetë,
Këndon thëllëz’e shullërit,
Një kënaqësi e vërtetë .
Qëndrova pak në Gjozenikë*
Tek mëni Gëde* në hije,
Thash’të shplodhemë një çikë,
Dëgjoj’ cul’ e ëmbël bie.
Ajo culë , cul’ e verdhë,
Në Përmet ishte blerë,
Nga xhandari Sulo Lame,
Për një artist në Fterrë.
Me leje shkoi një natë në fshat,
Culën e verdhë ia bëri dhuratë,
Vahit Malos**si kunat,
Është histori e gjatë,
Valle,dhe fyell,i kishte në gjak.
Shok dhe miq nuk është sekret,
Cula ruhet në sepet,
Haskua •e la amanet ,
brënda do të rrijë përjetë.
Xha Vahit unë të kujtoj,
Kur i bije culës te porta,
Asnjehër’ nuk të harroj’,
Për mua ti ishe bota.
Kur merrje culën në dorë,
I bije me ligjërime,
Sikur kishe bërë shkollë,
Edhe sot më ngjall kujtime.
Ata burra të nderuar,
Që kanë lënë trashëgimi,
Për të gjithë unë do të shkruaj,
Të mbeten në histori.
^Në labëri fyellit i thonë edhe Culë
*Toponime në fshatin Fterrë të Bashkisë Himarë
**Vahit Malo, valltar dhe fyelltar.
•Djali i artistit
Comentarios