top of page

…SE PËR TY, MOJ, SE PËR TY.…

  • Aug 12, 2022
  • 1 min read


(e fundit fjalë, për ty, Vendlindje)


Mbi një rè fluturuar, me gjithë ëndrrat në ëndërrime vij te Ty, ku qava, qesha…

Mos m’i mbyll porta e shtigje.

Se për ty, moj, se për Ty, e lashë pas një Amerikë.

Në s’të gjej si te ËNDRRA - Do të mbytem në Shkumbin…


Dhe më pas, moj, dhe më pas…- Mos e qafsh kurrë fatin tim…

1 Comment


Nuk është thjesht se fillon me anaforë (SE PËR TY, MOJ, SE PËR TY) pra që i referohet një teknike poetike në të cilën frazat, ose rreshtat e njëpasnjëshëm fillojnë me të njëjtat fjalë, por se është thjesht dhe qartë një POEZI. Poezi e modelit të njohur: ILIRIANË. Kjo majfton. Kaq mjafton, sikurse mjafton vetëm një poezi të mos ne përcjellë si shpesh një lloj "poezie" që i ngjan një litanie. Përsëritja në këtë rast mund të duket aq e thjeshtë sa që një fjalë e vetme, të jetë e gjatë sa një frazë e tërë. Duhet lexuar e rilexuar për ta kuptuar!

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page